Kryebashkiaku i Rilindjes një orë në SPAK/ Zbardhen detaje
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dëshminë p...

2 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 te mëngjesit nga forcat e armatosura dhe forcat e pushtetit vendor, për fikjen përfundimtare të vatrave dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët.. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri.
Janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore, të cilat bënë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave:
-në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjate fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithe vendin dhe rrisku nga zjarret është i lartë.
Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!
Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.
Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike gjatë ditëve të shkuara përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme. Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezente edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dëshminë p...
Sipas raportit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshë...
‘Hetuesit janë kthyer sërish në Laç, për të zbuluar fa...
Lajmi i ditës sot ishte shpallja “non grata” nga brita...
Pas sulmit kibernetik që iu bë portaleve qeveritare, d...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një ...
Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non gr...
Një lajm i hidhur është raportuar nga Policia e Shteti...
Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që pritej të ...
Drejtori i Doganave Gent Gazheli akuzoi dje Irfan Hyse...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka ...
Kreu i Bashkisë Vlorë ka qëndruar për rreth një orë mesdit...
Bordi i Transparencës në datë 22 korrik 2022, në mbled...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Me 24 korrik përfundon edhe mandati i Ilir Metës si Presid...
Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në ...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është para...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka s...
Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin më të fundit kibe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...