Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Një prej mediave më të rëndësishme në vend, e ngritur nga i ndjeri Dritan Hoxha dhe shndërruar gati në një perandori mediatike, duket se tashmë nuk i ngjan aspak ëndrrës që kishte për atë televizion, themeluesi i tij.
Top Channel, dikur një media ikonë, sot po përballet me një ?hemorragji? largimesh të pandalshme.
Televizioni që dikur lakmohej nga të gjithë po braktiset dita-ditës nga emra të njohur për publikun, gazetarë profesionistë apo moderatorë që kanë mbajtur një peshë të rëndësishme në programacionin e tij.
?Vrasjet? në Top Channel filluan nga Vjollca Hoxha dhe po pasohen nga Ben Blushi, i cili ka marrë drejtimin e këtij televizioni, që prej vitit 2019.
Në stafin e larguar nga Vjollca dhe Blushi shumë prej tyre kanë qënë që nga dita e parë e themelimit, jo vetëm në Top Channel, por dhe në Top Albania Radio.
Disa prej tyre kanë ngulur gozhdat e para në atë televizion, dhe kanë qënë pjesë e epokës së lavdishme ?Dritan Hoxha?.
Por, nën drejtimin e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, janë larguar zërat më të fortë që ka pasur ky television.
Dje CNA.al mësoi se listës së të larguarve nga Top Channel, i është shtuar edhe një prej moderatorëve kryesorë të Portokallisë, Salsano Rrapi.
Pas 13 vitesh në këtë television, 11 prej të cilave si moderator i Portokallisë, Salsano Rrapi dha dorëheqjen. Dhe gjithçka mësohet të ketë ndodhur për shkak të përplasjeve me Ben Blushin.(Lexo këtu)
Përveç largimit të disa prej aktorëve kryesorë të Portokallisë, po ashtu është larguar edhe moderatorja Xhemi Shehu.
Debatet e forta, intrigat dhe përplasjet e saj dhe të trupës me drejtorin Ben Blushi, kanë bërë që moderatorja Xhemi Shehu, të largohet nga nga media në të cilën ka nisur karrierën e saj televizive 17 vite më parë.(Lexo këtu)
Vetëm dy ditë më parë, listës së personave të larguar iu shtua edhe një prej ikonave të gazetarisë, siç është Sokol Bregu.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, tregonte qartë për mënyrën sesi Vjollca Hoxha e kanë katandisur Top Channelin. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe largimin e Klodian Tomorrit, një prej gazetarëve më të mirë të Ekonimisë në vend.
Një prej ikonave të gazetarisë ekonomike prej 14 vitesh, një nga gazetarët më të drejtpërdrejtë të ekonomisë dhe më të mirët në Shqipëri Klodian Tomorri, u pushua nga puna pas denoncimeve në lidhje me aferën e koncesioneve të inceneratorëve.(Lexo këtu).
?Top Channel? ka humbur peshën dhe shkëlqimin e dikurshëm në tregun mediatik sepse televizioni nuk drejtohet më me idetë, forcën dhe shpirtin e Tanit, por nga Vjollca dhe vajzat e Tanit, që kurrë s?mund të jenë Tani, jo më Ben Blushi që maksimumi mund të ndërtojë një parti periferike me zhurmë shumë e vota pak.
Top Channel sot po korr çfarë mbolli Vjollca, Blushi po vret dhe këput çdo lule apo pemë të rritur në Top Channel. Po shkulet gjithçka vetëm bashkëpunëtorë të Dritan Hoxhës zor se gjen në Top, përjashto Filip Çakulin që është me vetfinancim, pra si qelizë e jashtme e jo më si dikur.
Vjollca apo Ben Blushi ato ende nuk e kanë kuptuar dhe ndoshta nuk do munden kurrë, që ai nuk është Televizioni i ?vrasjes? dhe hakmarrjes ndaj atyre që kanë punuar me Tanin, por është televizion i shqiptarëve, të cilët e mbështetën dhe e dashuruan kur e udhëhiqte Dritan Hoxha, dhe po e braktisin kur produkti që nxjer Vjollca dhe Blushi janë është për të qarë hallin.
Po ashtu edhe aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, ka kërkuar zgjidhjen e kontratës me ?Portokalli?, pjesë e të cilit ishte prej 14 vitesh.
Gjithashtu, CNA.al ka informacione për të tjera largime në disa emisione, por gjithçka pritet të konfirmohet më fillimin e sezonit të ri televiziv.
Më poshtë disa prej emrave të larguar nga Top Channel apo të ?vrarë? nga Vjollca-Blushi.
1. Adi Krasta- Prezantues
2. Alban Musa ? Moderator
3. Albert Minga- Regjisor i fiks fare
4. Alma Mera ? Shefja e marketingut
5. Ardian Proko ? Zv.Drejtor i Përgjithshëm i ?Top Channel?
6. Arjan Ymeri -Shefi i prokurimeve
7. Arta Tozaj ? Reportere nga Brukseli
8. Bajram Peci- Shef i logjistikes
9. Bes Kallaku ? Aktor ?Portokalli?
10. Besnik Myftari-Drejtor i gazetes shqip
11. Bledar Zaganjori -Drejtor i Lajmeve
12. Bujar Kokonozi ? Drejtor Artistik
13. Diana Ndroqi- Shefe e Financës
14. Dori Daka ? Gazetar
15. Edi Manushi- Prezantues
16. Elert Yzeiri- Drejtor Top News dhe Web
17. Elona Meço ? Gazetare
18. Endri Delisula -Drejtor fotografie
19. Endri Xhafa- Gazetar
20. Enkel Joti ? Drejtor i Përgjithshëm
21. Enkelejd Llanaj ? Producent Ekzekutiv, Redaktor ekonomie
22. Erion Dylgjeri- Specialist i financës
23. Erion Isai ? Aktor ?Portokalli?
24. Erion Yllit- Zëvendës drejtori i televizionit
25. Fatime Alliu-Drejtoreshe e finances
26. Feti Meta- Shef i lidhjeve direkte
27. Gent Hazizi-aktori i Portokalli
28. Gent Pjetri-Doktori i Fiks Fare
29. Hektor Pustina ? Drejtor i ?Top Albania Radio?
30. Idro Seferi ? Reporter nga Beogradi
31. Ilir Kruja -Kameraman studio
32. Ina Koco- Shefja e montazhit
33. Irida Selita- Programacion
34. Jonida Shehu ? Drejtuese e emisionit ?Pasdite në Top Channel?
35. Kiara Tito- Prezantuese
36. Kim Mehmeti ? Redaksia e ?Top Channel? në Maqedoni
37. Klodiana Kapo ?Gazetare
38. Klodian Tomorri- Gazetar Ekonomie
39. Leonard Lamaj-Pergjegjes transmetimi
40. Lira Burgija ? Gazetare
41. Marina Vjollca ? Bashkëprezantuese e emisionit ?Procesi Sportiv?
42. Mentor Kikia ? Kryeredaktor
43. Monika Stafa ? Moderatore, gazetare
44. Naim Gjura- Shefi i mirembajtjes
45. Riza Bregasi -Kameraman studio
46. Romir Zalla ? Aktor i Portokallisë
47. Rovena Moçka ? Gazetare
48. Rudi Deda- Autore e programit top select
49. Rudina Xhunga ? Drejtuese e emisionit ?Shqip?
50. Rezart Aga- Autor Programesh
51. Sali Juniku ? Gazetar
52. Skerdi Drenova ? Zv.Drejtor i Përgjithshëm i ?Top Channel?
53. Sokol Balla ? Drejtor Informacioni
54. Sokol Shameti ? Autor i programit ?Pop Channel?
55. Sonila Agostini ? Redaktore
56. Salsano Rrapi- Moderatori i ?Portokallisë?
57. Sokol Bregu – Gazetar
58. Fiori Dardha- Moderatore
59. Ylli Rakipi ?Moderator
60. Zefina Hasani- Autore ?The Voice?
61. Xhemi Shehu, moderatore
Largimet nga Top Channel/Mesazhi i fortë i gazetarit Sokol Bregu
Ekskluzive-Largohet moderatori kryesor i Portokallisë/ Përplasje me Ben Blushit
Hakmarrja e Ben Blushit/ Top Channel largon gazetarin Klodian Tomorri
?Furtunë? në Top Channel/ Emrat ikonikë që do të mungojnë në këtë sezon!
Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. ...
Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka publikuar sot një foto të...
Sezoni i ri televiziv ka ardhur me disa largime të bujshme p...
Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. ...
Nga Shkëlzen BerishaTë dashur miqNjë nga arsyet kryesore të ...
Spitali universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar në lidhje me...
Ish-politikani Ben Blushi, bashkëshortja e tij Eva Blushi dh...
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hipotekës në qytetin e K...
Vajtja e Ben Blushit në krye të Top Channel, vazhdon të sjel...
Gazetari Taulant Kopliku ka reaguar në lidhje me largimin ng...
Nga Sokol BREGUNë Top Media për herë të parë në 1999 më soll...
Një tjetër goditje e rëndë për Digitalb, kësaj herë vjen nga...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një auditim lidhur me In...
Edhe këtë vit, LRI ka organizuar kampin e saj të famshëm në ...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shum...
Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të përcjellë mesazhe të fort...
Pas videos së sherrit të vajzave në Shkodër për një djalë që...
Ditën e sotme u rikthye gjendja kaotike në doganën e Kapshti...
Historiania Elena Kocaqi ka folur lidhur me debatin publik p...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shum...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...