
Çfarë nuk prodhoi pseudodemokracia shqiptare në 30 vitet e fundit. Kapterë që i bëri miliarderë, apo kapterë të mbytur në borxhe.
Një nga rastet më domethenëse, më publike dhe ndoshta më kllouneske, është rasti i Irfan Hysenbelliut. Një ish-kapter ushtrie në kohën e diktaturës, i cili është kthyer në biznesmen mediash.
Njeriu që u fut në fushën e mediave në ortakëri me të ndjerin, bankerin Artan Santo, i cili në ditët finale, para ndërrimit jetë të këtij të fundit pas një atentati kriminal, pati dhe një shkëmbim mesazhesh kërcënuese.
Por, nga vjen dhe ku shkon Irfani?
Është njeriu i cili sulmon institucionet, kur ato shkojnë të kontrollojnë, të zbardhin dokumentet, taksat, detyrimet, që ka paguar në shtet ky individ, i cili për të thënë të vërtetën është i mbytur në borxhe. Me kredi miliona euro. Pa folur për paratë që duhet t’iu japë kontraktorëve apo nënkontraktorëve të tij.
Pa folur për skandale, duke bllokuar plazhin, siç ndodh në Golem të Durrësit.
Irfan Hysenbelliu është njeriu i shumë bëmave dhe gjëmave. Është “vëllai” i Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Njeriu që “bashkon” Rilindjen e PD-së, me Rilindjen e PS-së.
Por, le të shohim disa detaje.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, për ata që kanë memorie politike apo mediatike, Irfan Hysenbelliu për një pallat që po ndërtonte pa leje, sulmonte Sokol Olldashin. Nga ana tjetër ndërtonte tetë kate pa leje thuajse në qendër të Tiranës, te Stacioni i Trenit, të cilat më pas i legalizonte.
Sulmonte ish-ministrin e atëhershëm Ritvan Bode. Pse? Sepse Tatimet po ushtronin kontrolle.
Nga ana tjetër, sulm ndaj Tatimeve në atë kohë apo Qeverisë. Por, kurrë ndaj Kryeministrit. Pse? Sepse po vendosej një pullë fiskale te birra.
Një sulm më vonë me ardhjen e Rilindjes në pushtet, të ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj.
Pse? Sepse Tatimet po shkonin të kontrollonin bizneset e Irfanit. Sepse nuk duhej t’u afroheshe atyre. Nuk mund të kontrollohet Irfani. Nuk mund të kontrollohet birra "Korça", birra "Tirana". Nuk mund të kontrollohen resortet e tij turistike. Mediat e tij, të cilat në fakt duhet thënë se kanë përfituar qindra miliona lekë nga afera korruptive e inceneratorëve, në formën e reklamave.
Janë të paktën 300 mijë euro në vit, paguar nga inceneratorët, për mediat e Irfanit dhe familjarëve të tij.
Irfan Hysenbelliu, kapteri i diktaturës, i cili u pagua me paratë e inceneratorëve, së fundi ka filluar një sulm ndaj Tatimeve. Është krejt morale, që mediat të sulmojnë, të jenë përballë institucioneve shtetërore. Pra, të jenë në rolin e tyre si pushteti i katërt.

Por, kur ata qëndrojnë si vasalë të pushtetit. Kur marrin para nga inceneratorët dhe më pas në vend që të sulmohet Kryeministri, politika, korrupsioni, aferat, po sulmohen zyrtarë drejtorishë, ngrihen pikëpyetje.
Së fundi, Irfani dhe mediat e tij kanë zgjedhur të sulmojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve.

Po ta shohësh me syrin e parë, thua mediat janë në misionin e tyre.
Por, në fakt mjafton të pyesësh te Tatimet dhe e kupton se sulmi i Irfan Hysenbelliut, është njësoj i përsëritur. Si ai dje ndaj Brisida Shehajt, si ai dje ndaj ministrit tjetër, si ai dje ndaj një zyrtari tjetër.
Pse? Sepse janë prekur interesat e Irfan Hysenbelliut. Njeriut të paguar nga inceneratorët. Njeriut të mbytur në borxhe. Kapterit të djeshëm që sot është kthyer në kapitalist. Produkt i tranzicionit shqiptar. Njeriu i cili në fakt për interesat e tij është gati t’i "lëpihet" gjithçkaje që i del përpara. Por, tashmë ka zgjedhur që të sulmojë ndonjë zyrtar. Por, kurrsesi Kryeministrin, Qeverinë apo të denoncojë institucionet e korruptuara.
Kjo ndodh vetëm në rastet kur preken interesat e Irfanit. Kur duhen kontrolluar bizneset e tij për evazion fiskal. Kur duhen kontrolluar bizneset e tij për fshehjen e të ardhurave. Ashtu siç CNA.al ka deklaruar më përpara, për biznese të cilat nuk presin fatura tatimore.
Ashtu siç CNA.al ka deklaruar më përpara se Irfani është paguar nga para korrupsioni, për të reklamuar afera të Qeverisë, ndërsa sot është njeriu që po ngre zërin kundër Tatimeve.
Në fakt, morali ka vdekur me kohë.
A mund të pritet të ketë moral një kapter i djeshëm i Ushtrisë, i kthyer në një instrument, i keqpërdorur politikisht, që mediat e tij i ka si hanxhar, kundër atyre, të cilët thjeshtë dhe vetëm po zbatojnë ligjin. I ka për të ushtruar presion dhe shantazh, ashtu si dhe kolegët e tij. Ashtu si Vjollca Hoxha, Ylli Ndroqi, etj.
Produkti i këtyre 30 viteve kapitalizëm na dha edhe një kapter ushtrie, të kthyer në mercenarë, apo në shantazhues demokracie./CNA.al
Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gaz...
Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda stadiumi...
Skandalet në institucionet shtetërore, ku shumë punonjëse ...
10 ditë para festivalit, UNUM pothuajse ka përfunduar përgat...
Të gjithë dëshirojnë që të jenë pjesë e kësaj finaleje të ma...
Policia ka kryer kontrolle të rrepta ndaj tifozëve përpara s...
Pak më parë janë regjistruar tensione para Pallatit të Kongr...
Të tjera incidente kanë ndodhur pak minuta para fillimit të ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Tifozët e Fejnordit janë larguar nga "fan zona" në Pedonalen...
Një 34-vjeçar është rrëzuar nga objekti ku punonte dhe ka hu...
Finalja e Konferencë Ligës ka shtuar interesin e shumë viz...
Hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania” ka filluar, teks...
Garda e Republikës do të marrë masa për mbrojtjen e instituc...
Për të përforcuar sigurinë publike, për shkak të ndeshjes sp...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodh...
Gjykata e Fierit ka dënuar sot me 20 vite burg Skënder Krasn...
Pak orë para finales së Konferencë Ligës mes Romës dhe Fejno...
Dy tifozë holandezë, janw ankuar tek mediat e tyre pwr shifr...
LSI akuzon Qeverinë se po jep miliardë lekë për tendera dhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...