Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Sot u bë zyrtar shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano, nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Çuçi është fshehur pas shkarkimit të Nanos, duke thënë se kështu e ka menduar Qeveria pasi është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit.
Ndërsa për përgjegjësitë Çuçi ka thënë se ka shkallë përgjegjësie, por pa përfshirë veten.
Në çdo vend të botës, me këto krime që kanë ndodhur në Shqipëri, nëse do të ishte për hierarki, Ministri i Brendshëm duhej të kishte dhënë dorëheqjen dhe të pranonte dështimet dhe përgjegjësitë.
Por, përtej kësaj lëvizjeje dhe përtej debatit publik, nëse duhet të ikte apo jo Gledis Nano, Shqipëria është kthyer në një skenë krimi.
Së fundmi zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, pra, siç është edhe versioni zyrtar i policisë, ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e uniformave blu, pasi disa prej tyre, njëri tashmë i arrestuar, ndodhej në shërbim të Martinajt.
Nga ana tjetër Nuredin Dumani ka dëshmuar për vrasje me pagesë prej miliona eurosh, për përfshirje të njerëzve të lidhur me politikën dhe drejtësinë.
Por, asnjë lëvizje nuk ka pasur nga policia, madje dysohet se dëshmitë e Dumanit kanë prodhuar vrasje të tjera.
Ndërkohë, janë me dhjetëra qytetarë që kanë shkuar në prokurori, gjykata e burgje se kanë rregulluar oborrin, se kanë rregulluar çatinë apo për 5 metra kub dru se s’kanë para t’i blejnë.
Krimi hedh valle, policia mban melodinë. Nga janari dhe deri në gusht, më saktë deri më 30 gusht janë vrarë 47 persona.
5 vrasje në janar
Me 4 janar, u vra në zonën e “Don Boskos” në Tiranë Erjon Çela, ndërsa mbetën të plagosur katër persona.
Me 9 janar, 50-vjeçari Niko Hila vrau ish-bashkëshorten Gjile Nikoll Topalli në Vaun e Dejës.
Me 20 janar, në Kozare të Kuçovës Fatime Suli, 68 vjeçe, u mbyt me duar nga fqinji i saj Fetah Marra.
Me 25 janar, Lek Lekgjonaj, banor në Manati, u vra nga Florian Pervathi.
3 vrasje në shkurt
Me 8 shkurt në Fier, burri vrau gruan me thikë. Petrit Mamaj mori thikën e bukës dhe goditi disa herë të shoqen, Valedete Mamaj, duke i marrë jetën në vend.
Me 13 shkurt në Shkodër u vra Prek Tonaj.
Me 19 shkurt Shazi Ahmetaj vrau 46-vjeçarin Altin Alikaj në Vlorë.
2 vrasje në mars
Me 5 mars në Podgorie të Devollit u vranë nuse dhe vjehërr gjatë një grabitjeje, ndërsa autori u arrestua në flagrancë. Viktimat ishin Bukurie Bami rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj 80-vjeçarja Fatmira Bami.
41-vjeçarja Brunilda Gjoka u rrah nga i shoqi dhe ndërroi jetë tri ditë më vonë.
3 vrasje në prill
Me 3 prill u vra Iljaz Çali, ndërsa po lëvizte me makinë nga Rinasi në drejtim të Tiranës.
Me 12 prill u ekzekutua me 13 plumba në Shkodër Nazmi Bandulla.
Me 12 prill, në Vidhishtë të Roskovecit vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas veten. Xhevair Hoxha, 61 vjeç, vrau në banesë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe, dhe më pas vari veten në një pemë.
3 vrasje në maj
Më 7 maj 37-vjeçari Olgert Dhimitri vrau me thikë Ilir Kapon në Tiranë.
Me 18 maj Arben Mërkuri ekzekutohet në Sukth të Durrësit.
Me 23 maj Çaush Saliasi, 55 vjeç, u vra me armë zjarri nga kolegu i tij në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.
8 vrasje në qershor
Më 3 qershor në Shkodër është ekzekutuar para një lokali në zonën e merkatës në Lagjen ‘Rus’ Naim Bajri.
Me 7 qershor pas një sherri me thika në shëtitoren e Sarandës humbi jetën një 43-vjeçar.
Me 11 qershor në Fier u masakrua me thikë Petraq Gjika.
Me 11 qershor, në Tiranë u ekzekutua me eksploziv Aleksandër Sadikaj.
Me 11 qershor u gjet i vdekur Sherif Mukaj, i cili ishte raportuar i zhdukur, ai dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Me 12 qershor në Korçë u vra Martin Çeço, për zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit, u ndaluan shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Më 15 qershor u ekzekutua me armë brenda makinës në Shkodër 74-vjeçari Lulash Qepuri.
Më 26 qershor u vra një 60-vjeçar në Peshkopi, ndërsa janë arrestuar tre persona.
6 vrasje në korrik
Me 6 korrik në Lushnje Andrea Stase mbyti të atin Miter Stase, 85 vjeç.
Me 17 korrik në Fushë-Krujë u ekzekutuan gjatë një atentati Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Me 20 korrik u plagosën nga komshiu me thikë babë e bir, ndërsa babai ndërroi jetë të nesërmen.
Me 22 korrik, mbeti i vrarë gjatë një atentati Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahimaj.
Me 30 korrik në Elbasan u vra me thikë nga bashkëshorti Jetlira Elezi.
Me 30 korrik në Tiranë, Alban Meneri dhunoi Nikolin Stakan, i cili gjeti vdekjen më pas nga hemorragjia.
11 vrasje në gusht
Me 2 gusht ish-polici Arjan Tase ndërsa drejtonte gomonen në breg të detit në Potam përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdinë.
Me 8 gusht në Maliq u vra me thikë Nesti Sotiri nga Velo Hazizllari, pas një debati për qentë.
Me 9 gusht, në Shkodër vritet aksidentalisht një i mitur nga xhaxhai i tij.
Me 17 gusht në Sarandë u vra Klodian Bakia dhe autori i dyshuar është shtetasi Xhenelio Tarja.
Me 17 gusht në Elbasan vritet Madrid Ulqinaku për motive të dobëta.
Me 18 gusht u vranë për hakmarrje në Vlorë Hakim Xhezo dhe Shpati Lena, ndërsa lëviznin me makinë të blinduar.
Me 21 gusht në Mirditë burri vrau aksidentalisht gruan ndërsa pastronte armën.
Me 23 gusht në Vaun e Dejës Alfons Palushani vrau Agron Metushin, ndërsa dyshohet se ishin të dehur.
Me 25 gusht në Mallakastër djali me probleme të shëndetit mendor vrau babanë 73 vjeç.
Me 29 gusht në Grykë Zezë të Lezhës, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun.
Me 30 gusht. Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti pas konflikteve për pronësinë e agjencisë./CNA.al
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga qe...
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë ku ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mjull Bat...
Një ditë më parë Tirana u trondit nga një krim i dyfishtë ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident ka n...
"Euronews Albania" ka siguruar videon nga momenti kur ...
Një i moshuar në Fier është gjetur i pajetë në banesën...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto në rrjetet ...
Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza, u vu në ...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje ...
Pas arrestimit të autorit të krimit të dyfishtë Tiranë...
Arrestohet pas disa orësh autori i vrasjes së dyfishtë...
Arsen Muskurti, i njohur ndryshe me emrin Hamza Muskur...
Tirana u trondit pasditen e sotme nga vrasja e bashkës...
U vra sot bashkë me të shoqen/ Viktima i dënuar më par...
Tirana u trondit pasditen e sotme nga krimi në familje...
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur kryeqytetin pasdite...
Arsen Muskurti, i njohur edhe si Hamza Muskurti është ...
Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e sotme në rrugën “...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...