
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ardhur nga disa apele publike të deputetit socialist dhe kreut të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.
Ky i fundit ka qenë një nga zërat publikë që ka kërkuar rikthimin e basteve sportive.
Pra, për të qenë të saktë, jo për sallat e lojërave të fatit apo kazinove të cilat ekzistojnë, por të basteve sportive.
Ka një fakt, bastet sportive ekzistojnë në Shqipëri, të gjithë luajnë, janë online. Tashmë teknologjia ka bërë që me një telefon, ti hap një llogari, nuk është e thënë te sitet shqiptare, por te të huajat, duke vendosur një VPN, pra, jo me një adresë shqiptare, lehtësisht hyn dhe mund të vendosësh baste sa të duash.

Mjafton të kesh një llogari bankare dhe hyrja është e lehtë.
Që bastet ekzistojnë në Shqipëri dhe njerëzit luajnë dhe është normale që të luajnë, por shteti nuk i takson dot sepse nuk janë legale, mund ta shikosh nga njoftimet e përditshme që sjell policia e shtetit.
Në Tiranë, Korçë, Berat, Vlorë, në Shkodër dhe në qytete të tjera, njerëzit ndalohen dhe çohen në komisariat, arrestohen dhe po bëjnë burg.

Burg si në kohën e Enverit kur loznin kumar, pasi quhej shfaqje e huaj.
Në fakt, bastet sportive janë kudo në Europë, në botë, por janë të kontrolluara.
Çfarë do të thotë?
Do të thotë, se nuk ka me mijëra cep më cep e derë më derë siç u kthyen në Shqipëri, por të kontrolluara, të hapura në sallone të caktuara, me një ligj mjaft rigoroz dhe personat të cilët kanë dëshirë të vendosin baste, shkojnë dhe vendosin.
Ti nuk mund të ndalosh dot dikë që ka qejf të lozë baste. Problematikë në Shqipëri kanë qenë sallat e lojërave të fatit, pra kompjuterat të cilat ishin jashtë kontrollit, abuzive, të regjistruar vetëm për të vjedhur dhe grabisnin miliona shqiptarë, miliarda lekë.
Grabisnin sepse nuk kishin një kontroll. Sallat regjistroheshin me pesë kompjutera, por kishin 25, kishin ruleta a thua se ishin në Las Vegas dhe jo në Tiranë, por taksa nuk paguanin fare dhe vidhnin xhepat e shqiptarëve.
Ndërsa bastet sportive janë diçka tjetër. Është një ndeshje, një sport që ofrohet si mundësi, dhe në to janë zbuluar mjaft skandale.
Media, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, ka treguar investigime apo deri në dënime të klubeve për bastet sportive për trukime, por këto do të ekzitojnë.
Nuk do të thotë se ndodhi një trukim dhe duhet që bastet të mbyllen. Ajo që duhet të ndodhë është se Qeveria duhet t’i kontrollojë.

Pra, të mos mbijnë si kërpudha, jo në çdo cep të ketë një klub ku vendosen baste, të jenë vende të veçanta.
Mund të rikthehen, të jenë online, të legalizohen ato që vendosen online, sepse shteti duhet t’i taksojë dhe të jenë të kontrolluara, që Qeveria të mbledhë të ardhurat.
Në treg bastet sportive sot ekzistojnë. Ajo që po bën Rama duket se është një gjë formale, thjesht dhe vetëm që Qeveria të marrë disa të ardhura më shumë dhe të legalizojë në një formë atë që është fakt tashmë në Shqipëri.
Bastet sportive kanë ekzistuar, edhe pse Qeveria ka menduar se i ka pasur të mbyllura, e vërteta nuk ka qenë e tillë.
E vërteta është se bastet kanë ekzistuar, por Qeveria nuk ka mbledhur taksat.
Por, ajo që duhet të ndajmë është se tjetër janë bastet sportive dhe tjetër janë sallat e lojërave të fatit, të cilat ishin kthyer në një gangrenë për shoqërinë shqiptare./CNA.al
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...