Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritur, pasi është hedhur në publik për diskutim, por dhe në parlament deputetët duan që të hiqen nga qarkullimi filmat e prodhuar në kohën e diktaturës, të cilët kanë të bëjnë me propagandën për komunistët e kohës.
Në fakt, kjo duket një çmenduri e radhës e ripërsëritur dhe fyese, sepse nuk mundet që të ngrihet një parti politike apo të krijohet një kauzë, duke shkatërruar një arkivë 50-vjeçare, gjysmë shekullore.
Po, është e vërtetë, filmat e kohës kanë propagandë, por ajo ka një zgjidhje tjetër. Zgjidhja është duke vendosur titra në fillim të filmave, në mes apo në fund duke theksuar që këta janë filma që i kanë shërbyer propagandës, por kurrsesi duke i censuruar. Asgjë nuk zgjidh censura.
Së pari, ne kemi me dhjetëra ikona të ekranit si: Naim Frashëri, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Nrek Luca, Sander Prosi, Margarita Xhepa, Kadri Roshi, Rikard Ljarja, Ilia Shyti, Sulejman Pitarka, Demir Hyskja, Reshat Arbana, Astrit Çerma, Dhimitër e Dhorkë Orgocka, Mevlan Shanaj, Guliem Radoja, Stavri Shkurti, Melpomeni Çobani, Thimi Filipi, Andon Qesari, Pandi Raidhi, Llazi Sërbo, Jani Riza, Vjoleta Manushi, Eva Alikaj, Luiza Xhuvani, Niko Kanxheri, Roland Trebicka, Bujar Lako, Lazer Filipi, Mimika Luca, Bep Shiroka, Albert Verria, Liza Laska, Agim Shuke, Sheri MIta, Dhimitra Plasari, Agim Qirjaqi, Timo Flloko, Ndriçim Xhepa, Sotiraq Bratko, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Xhevdet Ferri, Minella Borova, Lec Bushati, Petrika Riza, e dhjetëra e dhjetëra të tjerë, që nuk po i përmendim pasi lista do ishte e pafund, jane ikona, magjistarë të kinematografisë, të cilët kanë luajtur role, kanë spikatur e kanë falur aq shumë emocione. Këta janë Marlon Brandot dhe Sofia Lorenët e Shqipërisë.
Më tej rregjizore, skenariste, kameramanë, mijëra njerëz të angazhuar.
Muzika e tyre drithëruese. Vepra unike muzikore. Duan ti ndalin.
Vetëm sepse ka figura me ngarkesa politike në funksion të propagandës së kohës, ashtu siç ishte koha.
Këta emra që përmendëm e shumë të tjerë, me dhjetëra, me qindra, janë ikonat e skenës shqiptare, ikonat e kinematografisë shqiptare, të cilët janë të vlerësuar nga qytetarët, janë vlerësuar nga publiku për mënyrën si aktronin, për rolet e tyre, për vlerat që kanë në film dhe janë vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.
Tani këto ikona dhe këta njerëz me kaq shumë vlera artistike dhe intelektuale, sipas një aksioni politik, do të quhen produktet e tyre të pavlera, filmat e kohës propagandë dhe në finale na ngelen disa aktorë pa filma.
Pra, Shqipëria do të jetë nga të vetmet vende në botë që ka aktorë të shkëlqyer, të vlerësuar, por që s’kanë asnjë film, sepse filmat janë luajtur dikur. Kjo është një çmenduri!
Më tej, mund të themi se po luhet me propagandën, për filmat e atëhershëm, kur në fakt në Partinë Demokratike, te PS-ja, te LSI-ja e kudo, ka plot ish-bashkëpunëtorë sigurimi, ish-sekretarë partish, komunistë, njerëz të partisë së kohës të ndryshuar, me të cilët prej 30 vjetësh bashkëjetohet.
Dhe u desh të zgjidhet çështja e dekomunistizimit a propagandës së komunizmit dje, duke hequr filmat e para viteve '90. Një çmenduri tjetër kjo!
Të rinjtë dhe propaganda e sotme, janë totalisht indiferentë ndaj filmave të së shkuarës, jo për shkak të cilësisë së tyre, pasi duket është një brez tjetër ai që i pëlqen.
Por edhe ai që i shikon sot, e di shumë mirë se çfarë është ajo propagandë. Por shumë filma që janë me historinë e luftës kanë deformime patjetër, kanë akuza të pavërteta ndaj Ballit, kanë teprime ndaj partizanëve, ka teprime ndaj sjelljes së qytetarëve, ka deformime të historisë, pa asnjë diskutim.

Por, kjo zgjidhet duke vendosur titra gjatë filmit, ose gjatë sekuencave, ose në hyrje dhe në mbyllje të filmit, duke theksuar që ky është një film që i ka shërbyer propagandës së diktaturës dje, dhe asgjë më tepër se kaq.
Sepse në fakt shumë prej tyre që përdornin partinë, brenda kishin një frymë nacionaliste të fortë dhe një atdhedashuri të madhe përtej pjesës se si keqpërdoreshin kundërshtarët e regjimit, apo akuzoheshin për ato që kishin ndodhur.

Ka shumë filma që kanë politikë apo akuzojnë, kanë të pavërteta historike patjetër. Këto mund të theksohen në titra, mund të ketë ndërhyrje, por kurrsesi, jo duke i censuruar dhe bllokuar filmat, por duke gjetur një mënyrë tjetër, duke u treguar njerëzve që këta filma i shërbejnë propagandës.
Dhe më e mira se sa të mbyllim arkivën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe të shkatërrojmë, një vepër epokale me qindra e mijëra filma dhe vepra, e dokumentare të kohës së djeshme, do të ishte mirë të reformonim historinë. Dhe të rinjve në shkolla t'u mësohet historia me faktet e vërteta të saj, me provat e vërteta të saj.

T’i jepet luftës ajo që i takon luftës, t’i jepet Ballit, ajo që i takon Ballit. T’i jepet propagandës së kohës, ajo që i takon propagandës së kohës.
Asaj të sotmes t’i jepet po sërish ajo që i takon. Pra, politika përpara se të mbyllë një dritare të madhe, ku një horizont i pafundmë filmash, veprash kulturore dhe arti, shfaqet e prodhuar në një kohë “të zezë”, do të ishte mirë të ulej dhe t’i jepte Shqipërisë historinë e duhur, që të rinjtë të mësojnë historinë e duhur, që njerëzit të kenë historinë dhe faktet e tyre.

Ashtu sikundër ndodhi edhe së fundmi, propaganda dje thoshte se floririn e kishte marrë Mbreti Zog, në fakt historia doli se floririn e kishin marrë gjermanët, e kështu me radhë.
Prandaj propaganda e filmave të djeshëm nuk bën asgjë, por mjafton thjeshtë dhe vetëm të vendoset një balancë, dhe për të zgjidhur të vërtetën e djeshme duhet të shkruajmë historinë e sotme.
Duhet të shkruajmë historinë sot, dhe jo të ngelemi peng për të shkatërruar vepra kulturore dhe arti, filma të cilët përtej propagandës kanë role, aktorë gjigantë, role të mrekullueshme dhe një punë kolosale, e cila nuk ka vlerë financiare që e mat sot për kohën, pasi ndoshta shumë prej tyre është e pamundur më, që të prodhohen ashtu siç janë prodhuar dje./CNA.al
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Lulzim Bashës mund t’i përdorja çdo epitet si politikan, m...
Lulzim Basha është kthyer në tregun politik sërish me ...
“BBC” ka nxjerrë një raport në lidhje me financimet e bëra...
Po ndodh ditë pas dite, ndoshta është e pabesueshme, por f...
Nuk kanë të sosur Odetat, bëmat, gjëmat dhe qyfyret e tyre...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Deputetë, anonimë të opozitës, janë mbytur në pishinat e I...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Dje në mëngjes, fadromat e IKMT-së kanë shkuar për të zbat...
Sot në mëngjes IKMT shkoi të zbatonte ligjin. Pas shumë ko...
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis ...
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...