Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të cilët janë jashtë funksionit, por që vlera e tyre sipas kontratave fillestare shkon 50 milionë euro dhe bashkë me TVSH-në shkon afërsisht 60 milionë euro.
Një tjetër kontratë 30-vjeçare koncensionare rreth 430 milionë euro, por që në fakt sipas shifrave të ekspertëve dhe përllogaritjeve që bëhen, mund të shkojë dhe dyfish, sepse studimi i fizibilitetit apo plani i biznesit, ofruar nga vetë kompania, ka rezerva të mëdha fitimesh të deklaruara.
Përllogaritjet vijnë nga shifrat, në gati 4 vite.
Inceneratori i Tiranës ka marrë rreth 50 milionë dollarë, vetëm nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës si transferta të pakushtëzuara, pa folur për dhjetëra miliona dollarë të tjera, të ardhura nga fitime, që vijnë nga biznesi, pra nga mbledhja dhe përpunimi i dherave.

Shitja e të gjithë zinxhirit të riciklimit, plastika, kauçuku, hekuri, etj., duke shtuar këtu edhe mbetjet që shkojnë nga Durrësi.
Pra, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbyllet me një biznes plan apo një projekt të dorëzuar në qeveri prej 430 milionë eurosh.
Qindra miliona euro, një ministër pas prangave, një sekretar i përgjithshëm shkon në arrest shtëpie, dhjetëra të thirrur në prokurori.
Dosja e inceneratorëve është një aferë korruptive, ka një Komision Hetimor Parlamentar, ka persona të akuzuar, por ende nuk është hapur “kutia e pandorës”.
Nuk është hapur kontrata, nuk është mbyllur hetimi dhe nuk janë kryer veprimet e Prokurorisë për inceneratorin e Tiranës, i cili duhet theksuar se nuk ekziston.
Jemi më shumë se 5 vite pas firmosjes së kontratës më 31 gusht 2017 dhe në tetor të 2022-shit, ende në Tiranë nuk ka inceneratorë.
Justifikimet janë se leja e ndërtimit është dhënë me vonesë, leja e zhvillimit e të tjera si këto e deri te dorëzimi.
Në fakt kompania ka kryer punime, pasi ka bërë deklarime te tatimet dhe dy janë rrugët: ose është ndërtuar sepse te tatimet është deklaruar TVSH-ja, ose nuk është ndërtuar.
Në fakt, deklarimet në TVSH rezultojnë përpara dhënies së lejes zyrtarisht nga qeveria, çka do të thotë se është ndërtuar pa leje.
Gjithsesi, përtej këtyre pikave delikate të një afere korruptive dhe një denoncimi publik të bërë vazhdimisht nga media, për të cilin u detyruan të flasin edhe ato televizione apo media, të cilat paguheshin sistematikisht me qindra mijëra euro në vit, kompani edhe me miliona, siç është rasti i aferës dhe blerjes e kthimit të aksioneve të “Lori Caffe”-së.

Por personazhet e përfshira janë disa: Stela Gugallja në kërkim, Klodian Zoto, bashkëjetuesi i Stelës, Mirel Mërtiri, i cili shfaqet kudo sa në kompaninë Air One, sa në Zimbabve, apo në letra të çuara në kompani të tjera në emër të kompanisë në Holandë, ajo që është mëma e inceneratorit të Tiranës.
E të gjitha këto para, që përmendëm më lart paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe shkojnë në llogari të Klodianit, Stelës dhe kompanisë në Holandë, e cila është shpërndarë në të gjithë botën, duke e quajtur Shqipërinë një histori suksesi.
Në fakt është një histori me një ministër në burg, që po përpiqet të mbahet qetë-qetë nga SPAK-u.

Vetë Arben Kraja ka deklaruar se është voluminoze dosja.
Në fakt, nuk ka nevojë për gjurmët kur është ujku. Mjafton të shkojnë në Sharrë, të shikojnë punimet e kryera, faturat, tatimet, volumin, krahasimet dhe gjithçka është lehtësisht e zbuluar.
Pa folur më tej për personat e angazhuar, të përfshirë, kush menaxhon atje, si u gënjye nga ata që u pyetën në Komisionin Hetimor Parlamentar, e kështu me radhë.
SPAK-u ndoshta po tenton ta kthejë dosjen e inceneratorëve si dosjen “Hermes”.
Ka qenë një dosje e famshme e denoncuar nga opozita, para vitit 2005, në lidhje me interkonjeksionin dhe impulset e AlbTelecom-it, atëherë kompani publike.
Në këtë historinë e atëhershme janë përfshirë edhe disa personazhe, të cilët janë dhe sot tek inceneratorët, punonin “rastësisht” tek AlbTelecom.
U hapën dosje hetimore, u mbyllën, u parashkruan, tashmë kanë kaluar 18 vjet nga ajo histori. Dokumentet përpiqen të zhduken, por diku gjurmët janë.
Një histori që është mbyllur, por një histori që nuk harrohet, e cila na bën të kemi kujdes dhe të kujtojmë se SPAK-u sot, mund të kërkojë ta kthejë dosjen e inceneratorëve ashtu siç u kthye dosja “Hermes” dje, ku të gjithë dolën të paqtuar, disa rrëmbyen paratë e kështu me radhë.
Më pas lindën po këta individë, shkuan në Maltë, apo shkuan në Bullgari, u regjistruan si rezidentë, bënë skema kompanish nga Holanda e kështu me radhë.
Gjithsesi, inceneratorët nuk mund të kthehen në dosjen “Hermes”. Kjo tashmë është e qartë, pasi disa nga firmëtarët janë brenda, por në fakt zbatuesi, projektuesi i këtyre historive, i cili dihet nga të gjithë, ende nuk ka marrë përgjegjësinë ligjore, por ka filluar me sa duket të “luftojë me drejtësinë”, për ta kthyer dosjen e inceneratorëve, si dosjen “Hermes” dikur.

Por, ky njeri, i cili nuk është më një enigmë, nuk do të mundet dot ta bëjë këtë, pasi nuk ka SPAK që të shpëtojë, një tufë të korruptuarish, hajdutësh politikanë, dhe ushtarët e tyre që zbatojnë skemat korruptive, apo ia kanë ofruar vetë politikës, të shpëtojnë të palarë nga kjo histori, apo të paprekur në një qime floku, çfarëdolloj imuniteti, apo çfarëdolloj pasurie që të kenë.
Koha tregoi se dosja e inceneratorëve, u tentua të mbyllet, por ajo u hap.
Sërish po kërkohet të kalohet në heshtje, por nuk ka për t’u mbyllur.
Derisa personi i fundit, i cili ka futur një qindarkë në xhep nga taksat e shqiptarëve, nga ato që janë vjedhur nga inceneratorët që nuk ekzistojnë si në Tiranë, apo që kanë mbushur me para ministra e kanë korruptuar deputetë, media e të tjerë si këto, nuk ka për t’u mbyllur kurrë pa marrë përgjegjësi ligjore dhe nuk ka për t’u parashkruar e nuk ka për t’u harruar.
Pasi ndoshta shpresojnë që të kalojnë 10 vjet dhe gjithçka të mbyllet, por inceneratori i Tiranës është firmosur në gusht të 2017-s.
Dhe në qoftë se pretendojnë se leja është dhënë 2 vjet me vonesë, duhet të kenë parasysh se nuk mbyllen dot procedurat deri në vitin 2029. Pra, të gjithë që shpresojnë dhe mendojnë se dosja “Hermes” do të jetë shembulli që do të ndjekë edhe dosja e inceneratorëve.
Pra, do të ketë dhe kjo dosja të njëjtin fat, si ajo e para 17 viteve, por duket qartazi se e kanë shumë gabim ose llogaritë i kanë bërë pa hanxhinë./CNA.al
"Babalja", pra, Ervin Salianji, i kthyer nga turi i tij turi...
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me inci...
Stela Gugallja bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, nëna e fëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot një rregull...
Evi Kokalari, sa më shumë tenton të mohojë të vërtetën aq ...
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xh...
Në një dite tetori me shi të shekullit të kaluar, mbylli s...
Prej muajsh ka filluar një betejë të ashpër me Partinë Dem...
Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur ...
Pas duelit elektoral, një fazë e re hapet për Partinë Demo...
Amnistia fiskale një projekt i Qeverisë i hedhur për k...
Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmje...
Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është në krye të tit...
Kush ishte Isa Toska Isa Toska i Parë, në kohë të Tur...
E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është mi...
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...