Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Lulzim Basha prej 9 vitesh drejtoi Opozitën. Së fundmi ka marrë përsipër të shpallë fitoren mbi një kauzë, e cila në fakt ka qenë e mediave, më pas e politikës dhe që në fund u mor nga Lulzim Basha si një nga segmentët e politikës.
Në kronologji mediat e para që kanë denoncuar janë CNA.al, Exit.al, TPZ.al, BIRN.
Më pas Nisma Thurje e cila ka bërë edhe një padi në SPAK, LSI që ka bërë padi në SPAK dhe në fund u kujtua Lulzim Basha diku nga shtatori i vitit 2020.
Ndërkohë, që afera e inceneratorëve fillon në vitin 2014, Bashës iu deshën 6 vjet për ta kuptuar apo për të thënë fjalën e parë.
Më pas sërish hesht dhe del në lojë me një komision hetimor, pasi SPAK kishte mbyllur hetimet dhe pasi Basha mëson se do të kishte arrestime.
Por, cilat janë lidhjet e forta, cilat janë tre provat që Lulzim Basha është pranë dhe ka marrëdhënie direkte dhe indirekte me kompanitë e inceneratorëve, me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen apo edhe me Alqi Bllakon e arrestuar, përfshirë këtu edhe Lefter Kokën?
Së pari ashtu siç përmendëm më lart është heshtja për një periudhë gati 6 vjeçare.
Çfarë e bëri Lulzim Bashës të heshte lind pyetja?
E bënë lidhjet e forta që ai kishte me kompanitë e inceneratorëve.
Fillimisht ishte Gert Bogdani , sekretari i tij i marrëdhënieve me jashtë, i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kompanive të inceneratorëve.
Ka shkuar deri në Zimbabve me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar në Gjermani me Alqi Bllakon. Ka bërë takime nëpër kancelari. Është paguar nga inceneratorët.
Gert Bogdani ka qenë krahu i djathtë i Lulzim Bashës, një nga njerëzit e tij kryesorë.
Por, bashkë me Gert Bogdanin qëndron edhe një lidhje tjetër, për të cilën Lulzim Basha, nuk foli kurrë edhe kur Jorida Tabaku, apo komisioni hetimor, folën për inceneratorët.
Nuk foli kurrë për Victoria Invest, për 15 milion euro në Porto Romano, një tender i zhvilluar nga AKUM-i që drejtohej nga Alqi Bllako, më pas i anuluar në shtator të vitit 2019, dhe dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në Dhjetor të vitit 2019.
Victoria-Invest është firma e famshme e lidhur me Lulzim Bashën.
E folur dhe e akuzuar për mercedezin dhuruar këtij të fundit e më pas direkt tek kapsulimi i mbetjeve në zonën e Porto Romanos me Victoria Invest, ku përfshihet kompania De Mare, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat ?nga Italia? vijnë në Shqipëri dhe bëjnë punime për inceneratorët, apo landfillet e tyre.
As këtë Basha nuk e foli kurrë.
Gert Bogdani, ishte një lidhje e tij, por një lidhje tjetër ishte Victoria Invest.
Dhe e treta Basha heshti gjithmonë për Top Channel dhe lidhjet e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me kompanitë e inceneratorëve.
Nuk ka asnjë rast të vetëm, asnjë konferencë shtypi, nga PD e Lulit, ashtu si në rastet e mësipërme për skandalin e ortakërisë së inceneratorëve me Top Channel.
CNA.al zbuloi me dokumente zyrtare se si ishte blerë për 2.2 milion dollarë Lori Café.
Se si një kompani nga Bullgaria e quajtur EM Capital Group kishte blerë 51 përqind të aksioneve të Lori Kafe dhe pas kësaj kompanie fshihej Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, në atë kohë drejtor i Top Channel.
Më pas lind dhe një tjetër kompani, Kudo Pay, ku janë ortake Stela Gugallja, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.
Partia Demokartike zyrtare e Lulzim Bashës, nuk foli asnjëherë.
Asnjëherë nuk foli për këto ortakëri, asnjëherë nuk foli për çështjen e Victoria Invest apo Porto ?Romanos.
Asnjëherë nuk foli për kompanitë e inceneratorëve për të cilat jepte konsulnecë Gert Bogdani apo bashkëpunonte dhe paguhej.
Si shkoi Gerti në Zimbabve, si shkoi në kancelaritë europiane duke shfrytëzuar detyrat politike si zyrtar i Partisë Demokratike?
Pasi Gert Bogdani edhe në Gjermani edhe në Zimbabve, nuk ka shkuar si qytetar, si biznesmen apo përkthyes, por ka shkuar si njeri politik, si përfaqësues i Partisë Demokratike, në krye të organizatave të djathta por edhe duke shfrytëzuar rolin e tij politik.
Njohjet të cilat më pas i ka vënë në dispozicion të kompanive të inceneratorëve, në kompanitë e interesave të pazareve me Lulzim Bashën, i cili heshti për 15 milion eurot e Porto-Romanos, heshti për gati 6 vjet për inceneratorët, heshti për Alqi Bllakon, heshti deri në momentin sa e kuptoi se SPAK do ta arrestonte, heshti për Gert Bogdanin dhe heshti edhe për Top Channel, Bne Blushin apo ortakërinë e Vjollca Hoxhës.
E pra lidhjet e Lulit me ta janë të drejëprdrejta.
Heshtja dhe faktet janë prova më e mirë që tregojnë se Lulzim Basha është pjesë apo bashkëpunëtor.
Basha me heshtjen e tij e ka vrarë kauzën e inceneratorëve, pra zbardhjen e aferës së shekullit.
Me heshtjen e tij është bërë një bashkëpunëtor dhe ka fshehur një krim, sepse tek rasti i Gert Bogdanit, është një ministër i arrestuar.
Tek rasti i Gert Bogdanit është një tjetër lobim në Gjermani si përfaqësues i PD-së.
Tek rasti i Victoria Invest është mercedezi i Lulzim Bashës dhe lidhjet e tij familjare.
Tek rasti i Top Channel, tek heshtja për Ben Blushin, kundërshtarin e tij politik, apo Vjollca Hoxhën është pazari me një televizion nga frika se mos e sulmonte.
Pra për Lulzim Bashën, thjesht dhe vetëm ka fakte dhe prova që e lidhin dhe e tregojnë që është një nga bashkëpunëtorët, një njeri që ka heshtur për kauzën e inceneratorëve dhe tani kërkon ta përdorë si benefit për të ardhmen e tij politike, që mesa duket është e vdekur./CNA.al
Dokument/ ?Victoria Invest? e Unazës së Madhe i blen Lulzim Bashës makinë
Basha hesht përballë lidhjeve me Alqi Bllakon/ I dha tender pa garë ?Viktoria Invest?
Financat e dyshimta të njerëzve të inceneratorëve/ Zbulohen transaksionet bankare
15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet
SPAK nuk mund të harrojë Ben Blushin, ortakun e inceneratorëve
Po Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ku i latë zotërinj prokurorë?
Fakte të reja, prova për SPAK/ Lidhjet e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Kur do flasë Ben Blushi dhe Vjollca e Top Channel për ortakërinë me inceneratorët
Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë
Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve
Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve
Një grup njerëzish në Vlorë protestuan kundër ndërtimeve që ...
Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe temperatura të ulta, ...
Teksa gjyqtarja Irena Gjoka e pyeste me dyer të mbyllura Alq...
Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do t...
Për shkak të kushteve atmosferike, ku ka patur reshje të den...
Jorida Tabaku është një personazh politik, e cila pretendon ...
Mjekët e spitalit të Fierit që mjekuan Nuredin Dumanin pas a...
Strukturat e Policisë së Shtetit edhe gjatë kësaj jave kanë ...
Shoqata për Kulturë Demokratike ( SHKD) vëzhgon zgjedhjet jo...
Korça është pushtuar nga dëbora dhe reshjet e shiut. Në lart...
Edhe dita e sotme pritet të mbetet e dominuar nga një mot i ...
Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatë...
Anika Taçi, motra e biznesmenit të naftës Rezart Taçi, ka re...
Avokati Altin Goxhaj, ka nxjerr emrin e personit që fshihet ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur arre...
Pavarësisht se jemi tashmë në muajin prill, reshjet e dëborë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur arre...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka reaguar pas skandalit ...
Publikohet promoja e programit “Top Story” që ishte planifi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...