web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 Prill 2022, 06:01, Aktualitet CNA

Edhe dita e sotme pritet të mbetet e dominuar nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Sipas MeteoAlb në të gjithë territorin e vendit do të ketë vranësira të theksuara duke bërë që shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ku herë pas here do të ketë rrebeshe.

Ndërsa, zonat malore do të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët. Gjatë orëve të vona të pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 2 ? 3 ballë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga