Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Nga Monitor
Buxheti i shtetit vijon pagesat për inceneratorin e Tiranës. Pagesat nga Thesari për inceneratorin e Fierit u bënë para vendosjes së masës së sekuestros.
Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore ?KALO & ASSOCIATES?, tha për ?Monitor? se ndërprerja e pagesave te këto projekte lidhet ngushtë me plotësimin e detyrimeve kontraktore të koncesionarit, që duhet të dalë fillimisht nga hetimi administrativ nga Ministria e Mjedisit dhe Financave dhe vendimi i gjykatës për të konfirmuar hetimet e nisura.
?Në mënyrë që të arrijmë te ndërprerja e pagesave, duhet që vetë kontratat të përfundohen. Por, që kjo të realizohet, duhet pikësëpari të kemi një hetim administrativ të vetë institucioneve kontraktore, në mënyrë që të evidentohen të gjitha shkeljet kontraktore të koncesionarit. Kjo do t?i shërbente jo vetëm transparencës ndaj kësaj çështjeje, por mbi të gjitha do të shmangte një rrezik potencial nga ndonjë vendim jo në favor të gjykatave (të arbitrazhit dhe/ose vendase).
Sigurisht, çdo zhvillim i shpejtë i hetimeve të SPAK që mund të shoqërohet me një vendim konfirmues të një gjykate, do të justifikonte nga pikëpamja ligjore përfundimin e kontratave dhe ndërprerjen e pagesave?, pohon ai. Z. Milo thekson se nëse kontratat ndërpriten pa u mbështetur në parashikimet kontraktore dhe legjislacionin në fuqi dhe pa pasur qoftë edhe një vendim konfirmues ndaj hetimeve të SPAK, çështja rrezikon të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.
?Për këtë shkak është e një rëndësie themelore që institucionet publike të bëjnë auditimin e këtyre kontratave, me qëllim faktimin e shkeljeve të koncesionarit. Vetëm në këtë mënyrë, përfundimi i kontratave do të ishte i ligjëruar dhe Shqipëria nuk do të rrezikonte të dënohej nga gjykatat e arbitrazhit?.
Aktorë të tregut veçojnë se kompanitë e incenerimit janë në evazion fiskal, për shkak të rimbursimit të TVSh-së fiktivisht, ndërkohë që nuk kanë operuar në treg. Sipas tyre, kjo është arsyeja kryesore për ndërprerjen e pagesave nga buxheti i shtetit dhe mosrrezikimin e arbitrazhit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pagesat progresive për 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë, ose 86 milionë euro.
Pagesat u dhanë gjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncesionare në Bashkinë e Elbasanit. Inceneratori i Elbasanit, i cili tashmë është në sekuestro, ka marrë financime nga buxheti i shtetit në vlerën e 3 miliardë lekëve, rreth 24 milionë euro. Kjo shumë u dha gjatë viteve 2015-2021.
Pagesat progresive për inceneratorin e Fierit arritën deri në fund të vitit 2021 në mbi 3,1 miliardë lekë, ose 25.2 milionë euro, ku vetëm për vitin e kaluar janë paguar 690 milionë lekë, ose 5,6 milionë euro.
Edhe pse investitorët në të tre inceneratorët janë të njëjtët dhe skema e abuzimit me fondet ishte e ngjashme, sekuestro mbi inceneratorin e Fierit u bë në momentin që pagesat nga buxheti janë kryer. Financimet më të mëdha i mori inceneratori i Tiranës. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, deri në fund të vitit 2021 janë paguar rreth 4,5 miliardë lekë, ose 36 milionë euro.
Të forcohet roli rregullator i shtetit në marrëdhëniet me kontraktorët
Për të korrigjuar problematikat e krijuara në marrëdhëniet juridike me kontraktorët e menaxhimit të mbetjeve, juristi Aigest Milo tha se shteti duhet të luajë rolin e rregullatorit dhe jo të favorizimit të subjekteve.
?Duhet theksuar që në Shqipëri ekzistojnë kuadri ligjor dhe mekanizmat që mundësojnë parandalimin e këtyre rasteve. Por, siç të gjithë e dimë, kuadri ligjor duhet zbatuar si duhet, në mënyrë që të jetë efektiv. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm nëse institucionet përkatëse kanë kapacitetet e duhura dhe mbi të gjitha janë të pavarura.
Për fakt të keq, në këtë çështje, nëpërmjet dokumentacionit që është publikuar, është parë që institucionet shtetërore, në rastin më të mirë, nuk e kanë kryer rolin e tyre kontrollues, por përkundrazi, janë vendosur në funksion të interesave private.
Menaxhimi i mbetjeve është një çështje problematike jo vetëm në vende si Shqipëria, por edhe në vende të Bashkimit Europian (Italia për shembull) dhe si e tillë nuk është e mundur të lihet komplet në dorë tregut të lirë. Nga ana tjetër, shteti duhet të luajë rol rregullator dhe jo të favorizojë subjekte të caktuara duke përshtatur procedurat dhe kushtet konkurruese në funksion të interesave private dhe në dëm të atyre publike?, pohon ai.
Landifilli i Sharrës në emergjenca mjedisore
Sipërmarrësi i riciklimit të mbetjeve dhe anëtari i Shoqatës të Ricikluesve, z.Iljaz Mehmeti, pohoi për ?Monitor? se duke qenë në kushtet e monopolit të dyshimtë, situata mjedisore në vend-depozitimin e mbetjeve të Sharrës mbart rrezik të lartë. Në Sharrë depozitohen edhe mbetjet e qytetit të Durrësit. Për këtë arsye, qeveria duhet të shpallë situatën e jashtëzakonshme për trajtimin e plehrave.
?Në vend-depozitimin e Sharrës në Tiranë pritet të ketë keqmenaxhim, korrupsion dhe ineficiencë, e cila do të rëndojë situatën mjedisore në vend. Nëse nuk ndërhyhet nga institucionet shtetërore, do të arrihet deri në atë pikë sa ti do të hedhësh plehrat në derën time dhe unë do t?i hedh në derën tënde.
Nga institucionet qeverisëse duhet të shpallet situatë e jashtëzakonshme. Subjekti në zonën e Sharrës të vihet nën administrim, si dhe të hartohet një ligj special bipartizan, i rëndë dakord me opozitën?, pohon z. Mehmeti.
Në vend-depozitimin e Sharrës vijojnë të hidhen të gjitha llojet e mbetjeve që më pas groposen me kosto financiare dhe mjedisore të bashkive, përveç pagesës për inceneratorin.
Nga Monitor Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me një kontratë 2...
Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të ve...
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda....
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka bërë denoncime...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një a...
Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin...
CNA.al ka raportuar së fundmi për shkarkimet e paralajmëruar...
Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në P...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një kon...
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...