Infermierja jep energjinë e qendrës shëndetësore një familjeje/ OSHEE dhe Policia reagojnë pas vajtjes së Fiksit
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Problemi, që trajtoi sot emisioni ?Stop? ishte nga Saranda. Një qytetar, i sëmurë me tumor në kokë denoncoi, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij, meqë kishte lidhje intime me shefin e rendit.
Për pasojë, djali i tij i pafajshëm hyri në burg. Që nga viti 2018 deri më sot, nuk ka mbaruar kalvari mes prokurorive dhe gjykatave Sarandë-Gjirokastër.
?Djali deshi një vajzë edhe e mori në shtëpi si gjithë të rinjtë. Unë një djalë të vetëm kam, bëmë edhe një dasmë. Erdhi momenti pas gjashtë muajsh pa asnjë debat, pa asnjë gjë, do iki thotë ajo vajza sepse nuk donin prindërit e saj, ashtu ndodhi, pa e qëlluar, pa e prekur. Nuk kishin konflikt. Në asnjë rast nuk ka patur. Erdhi momenti se si u bë e ëma që ka lidhje me një person tjetër me policinë dhe me SHIK-un, ka një mik të tij, nëndrejtor të SHIK-ut dhe mund të bësh gjithçka, si në ato telenovelat turke? Në qoftë se ke një debat në polici, ose nëse ke lekë mund të futësh këtë duash në burg. E morën djalin dhe e arrestuan për dhunë në familje, kur nuk kishte asgjë? Vajza ka vajtur në polici vetë, ka thënë që ka ikur vetë?, tha ai.
?Ish-krushka e ka bërë? Për arsye janë këtu, se kishte të dashurin e saj, ai i dashuri kishte një konflikt me familjen tonë të shpejtshëm që e ka deklaruar vetë gjoja se? ishte një konflikt i vjetër, ishte e dashuruar motra e tij, nuk e mori dhe e nxorri inatin me djalin tim. Kjo situatë ka nisur që në 2018. Që kur u arrestua djali e deri më tani vetëm se vijmë vërdallë gjykatës. Përfundimisht Apeli e nxorri me arrest shtëpie. Jam i detyruar të marr shtëpi me qira për vajzat për këto probleme t?i nxirrja nga shtëpia. Është një gjë absurde. Nuk di nëse ndodh në ndonjë vend të botës kjo?, tha qytetari.
Vetë i riu, Saimir Ahmeti, tregoi detaje sesi e mori vesh akuzën, pasi u nda miqësisht me gruan e tij. Saimiri ishte në Greqi dhe kur u kthye në Sarandë, e arrestuan direkt, pasi e kishin shpallur në kërkim.
?Momenti i parë është bërë që në komisariat sepse ajo, ish-vjehrra ime, ka pasur mik në polici dhe shefin e rendit e ka pasur të dashur. Që në momentin e parë ka arritur që më ka vënë person në kërkim, pa asnjë provë? Në momentin që u ndamë, që e lashë në shtëpi atë vajzë, sepse mund të bënte ndonjë gjë ajo vajzë, e hoqa nga përgjegjësia dhe e lashë tek familja e saj. Unë në moment ika në Greqi, dhe ata duke qenë në Greqi më kishin plotësuar letrat. Kur kam ardhur nga Greqia më kanë arrestuar.
Dakord nuk jam përndjekja, kanosja, dhunë në familje, të tëra ato, lëndë eksplozive. Duke më ardhur, duke më bërë ekspertizën dhe nuk më ka dalë asnjë lloj gjëje. Të tërë dëshmitarët që thotë ajo që i kam kërcënuar, nuk i kam bërë asgjë. Është rasti i kundërt që ato kanë bërë ndaj meje. I kam të tëra prova. I kam me noteri, me të tëra, edhe kushërira e saj që thotë se ka qenë kjo që ka kërkuar Saimirin. Nëna e saj ka vajtur në polici, dhe ka bërë shumë historira. Është e montuar si në filma. Çdo gjë e ekzagjeruar thjesht për të më hequr qafe?, u shpreh i riu.
Avokati mbrojtës i Saimir Ahmetit na tregoi se dëshmitarë të paanshëm kanë deklaruar para gjykatës dhe prokurorisë, se Saimiri jo vetëm, që është pa faj, por është bërë viktimë nga miqtë e ish-vjehrrës që punojnë në polici.
?Në gjykim janë thirru dëshmitarë të paanshëm që kanë deklaruar se nuk ka qenë i pandehuri Simiri që as ka ndjekur, as ka përndjekur, as ka goditur e ofenduar, por ka qenë mamaja e vajzës, janë me prova? Thashë me dëshmitarë të paanshëm. Është akuzuar me kanosje të një shtetasi që është provuar në gjykim që jo vetëm nuk e ka kanosur, por përkundrazi, ai e ka dëmtuar atë dhe për t?u mbrojtur ai është larguar. Është akuzuar sikur ka qëlluar dhe me automatik në banesën e këtyre? Gjykata me të drejtë ka vendosur të pushojë çështjen ndaj tyre sepse nuk ka patur asnjë indicie. Kam bindjen që nga provat, janë prova nga prokurori? nuk qëndron asnjë nga akuzat. Janë bërë lojëra mes Prokurorisë së Sarandës që e ka çuar në Gjirokastër, Prokurorisë Gjirokastër dhe gjykatës që e ka çuar në Sarandë. Si duket nuk ka dashur që të bëjnë hatër me njëri tjetrin dhe pasojat i ka vuajtur Saimir Ahmeti?, tha avokati.
?Stop? ka siguruar dosjen e akuzave të montuara ndaj të riut, i cili kaloi në arrest shtëpie dhe më pas në detyrim paraqitjeje.
Në 2018 pretendohet për një konflikt mes Saimirit dhe vjehrrës së tij Zhanetës, në fshatin Vanë të Delvinës. Sipas fakteve kuptohet që situata është ndryshe. Një dëshmitar ka deklaruar se ish-vjehrra ka goditur me gur ish-dhëndrin dhe jo ky i fundit. Një tjetër dëshmitar okular ka thënë se mes Saimirit dhe Zhanetës nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm fjalë ofenduese mes njëri-tjetrit. Vetë vajza, ish-nusja e Saimir Ahmetit ka thënë që mamaja e saj është shprehur me fjalë ofenduese në të kaluarën për Saimirin dhe ato po debatonin për këtë shkak.
Një tjetër akuzë ishte edhe përdorimi i armës, por nuk është vërtetuar nga ekspertizat. Të gjitha këto fakte tregojnë se e gjithë dosja është e montuar dhe kontradiktore.
Por pavarësisht provave kokëforta, gjykata nuk e shpall të pafajshëm Saimir Ahmetin./tvklan.al
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka bërë denoncime...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një a...
Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin...
CNA.al ka raportuar së fundmi për shkarkimet e paralajmëruar...
Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në P...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një kon...
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emis...
Deputeti Belind Këlliçi, ka publikuar mesazhin e një qytetar...
Procesi i restaurimit të objekteve mësimore si pasojë e dëmt...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një status...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon mbrëmjen e sotme shitjen e...
Misioni i prokurorisë është t’i shërbejë publikut duke proce...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Bashkisë D...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...