Drejtori i zjarrfikësve vjedh karburantin nga mjeti i shpëtimit
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet publike të Filialit të Postës Shqiptare në Korçë, e cila ka shpenzuar mijëra litra karburant për dy automjete që nuk kanë lëvizur.
100 mijë USD për zyrat që s?u rregulluan
Tenderi u zhvillua në datë 14 dhjetor 2020, ku kanë marrë pjesë kompania Avduli me ofertë 7.7 milionë lekë, kompania Boshnjaku me ofertë 8.2 milionë lekë, Elda Vl nuk ka paraqitur ofertë. Ndërkohë, ka marrë pjesë edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë NEAL 86 dhe KUPA, të cilat ofruan 9 milionë lekë. Sipas një dokumenti që disponon Fiks Fare, janë s?kualifikuar 3 kompanitë e para që kanë ofruar më pak dhe është shpallur fitues oferta më e lartë. Përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë NEAL 86 dhe KUPA, që ofruar 9 milionë lekë!
Në dokumente thuhej se afati për ekzekutimin ishte 2 muaj. Por, sipas pamjeve që mbërritën në redaksinë e Fiksit, rezultoi se punimet në Filialin Qendror të Postës së Korçës, ambientet e brendshme vetëm sa ishin lyer. Por, edhe boja ka filluar që të dalë. Madje, kabllot nuk janë sistemuar. Punimet e tjera janë bërë sipërfaqësore. Gazetarët e ?Fiks Fare? shkuan në ambientet e këtij filiali, ku punonjësit thanë se ?punimet janë bërë të dobëta?. Sipas tyre, nuk janë bërë punime cilësore, madje firmën që ka kryer këto punime nuk ua sugjeruan gazetarëve.
Ndërkohë, në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa foto dhe video nga filiali i Postës në Ersekë. Fasada dhe sportelet e postës nuk janë prekur me dorë, megjithëse ishin në inventarin e dokumenteve të tenderit. Ndërkohë, ka pasur disa punime sporadike në zyrat e administratës, por janë lënë në mes, megjithëse afatet kanë përfunduar 1 vit më parë.
Në momentin që gazetarët e Fiks Fare u interesuan te Filiali i Postës për tenderin, marrin informacion se punonjësit në Ersekë janë urdhëruar që të lirojnë zyrat për fillimin e punimeve. Fiksi shkoi në Ersekë, ku nga vëzhgimi i rezultoi se punimet në zyrat e Ersekës ishin lënë në mes. Në ambientet e administratës ishin bërë disa punime që s?kishin përfunduar, ndërsa te sporteli s?kishte filluar ende puna. Gazetarët biseduan edhe me shefin dhe përgjegjësin e këtij filiali, të cilët pranojnë se ishin marrë në telefon për punimet. Sipas tyre, punonjësit e firmës njëherë vinin dhe njëherë iknin, pasi urdhëroheshin për punë në qytete të tjera.
Mijëra litra karburant për makinat që nuk lëvizin
Nga vëzhgimi disa ditor, në muaj të ndryshëm nga emisioni Fiks Fare, rezultoi se dy automjete në pronësi të Filialit të Postës Shqiptare në Korçë qëndrojnë të parkuara në afërsi të godinës. Automjetet me targa AA 937 LT dhe TR 0736 P, rezultojnë se harxhojnë mesatarisht rreth 350 litra karburant në muaj. Ndërkohë, për muaj me radhë, këto automjete s?kanë pasur as shofer.
Mjeti Volsëagen me targa AA 937 LT, nuk është në gjendje pune nga muaji janar 2020. Xhami i këtij mjeti është i thyer, madje për një kohë të gjatë nuk ka pasur as shofer! Por, këtij mjeti i ngarkohen qindra litra karburant çdo muaj! Fiks Fare siguroi dokumentet e dala nga zyrat e Filialit të Postës Shqiptare, ku rezultojnë shpenzimet e karburantit në muajin tetor 2021 të këtij mjeti.
Në total, nga data 6 tetor deri në datën 25 tetor, për vetëm 19 ditë, mjeti ka rezultuar se ka harxhuar plot 380 litra karburant! Është nëse do të vinte përditë në Tiranë, nuk do e shpenzonte këtë sasi! Ndërkohë, Fiks Fare siguroi shënimet e magazinierit të postës së Korçës për muajin mars 2021. I njëjti mjet, në këtë muaj, ka shpenzuar plot 344 litra!
Sipas denoncimit në Fiks Fare, mjeti me targa TR 0736 P është jashtë përdorimit që nga muaji qershor 2019. Por, këtij mjeti i ngarkohen qindra litra karburant çdo muaj! Sipas një dokumenti të Postës së Korçës, nga data 5 tetor deri në datën 28 tetor 2021, përkatësisht për 23 ditë, ky mjet ka shpenzuar 340 litra karburant. Ndërkohë, në mars të po atij viti, mjeti ka shpenzuar plot 280 litra.
Ndërkohë, këto harxhime, për të dy mjetet, kanë vijuar edhe në janar dhe shkurt të këtij viti. Mjeti me targa TR 0736 P në janar 2022 ka shpenzuar 410 litra. Ndërkohë, në shkurt 345 litra karburant. Mjeti me targa AA 937 LT ka shpenzuar në janar 407 litra dhe në muajin shkurt 392 litra.
Drejtori ?fshihet?, s?pranon ballafaqimin e dokumenteve
Gazetarët e Fiks Fare shkuan te Filiali i Postës në Korçë dhe kërkojnë drejtorin Hansi Kodra. Punonjësi i postës i thotë gazetarëve se nuk është drejtori, pasi është në inspektim. ?Është në inspektim, vonohet? thotë punonjësi, teksa gazetarët i përgjigjen se ?e presin, ose i shkojnë ku është drejtori?. Pasi i bëjnë me dije arsyen e shkuarjes në atë filial, punonjësi merr në telefon drejtorin, i cili sërish nuk pranon që të ballafaqojë dokumentet. Madje, redaksia e Fiks Fare i dërgoi edhe një kërkesë për informacion Filialit të Postës Shqiptare në Korçë, por sërish drejtori Hansi Kodra, deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, nuk na ktheu asnjë përgjigje zyrtare. Por, ai na vuri në dispozicion një vendim të prokurorisë së Korçës, e cila ka mbyllur hetimet për një kallëzim të dërguar në mënyrë anonime. Duke qenë se kallëzuesi ishte anonim, vendimi i prokurorisë nuk është ankimuar.
Prokuroria gjatë arsyetimit te vendimit të pushimit për problemin e tenderit të rikonstruksionit të ndërtesave të filialeve të postës në Korçë, Ersekë dhe Devoll është fokusuar vetëm në procedurën e tenderimit. Sipas prokurorisë, postës i jepet e drejta të zgjedhë kompaninë që dëshiron, pasi fondi limit kategorizohet si fond i ulët.
Ndërsa përsa i përket abuzimit me karburantin e automjeteve prokuroria ka kontrolluar vetëm dokumentacionin teknik dhe jo atë të shpenzimeve mujore të karburantit. Në këtë arsyetim edhe prokuroria ka vërejtur se mjeti me targa TR 0736 P dhe AA 937 LT nuk ishin mjete që dilnin çdo ditë në qarkullim, por me raste. Ndërkohë që sipas dokumenteve që disponon Fiks fare këto mjete kanë pasur një konsum mujor mbi 300 litra karburant.
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me tre kontrata 1...
Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka bërë denoncime...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një a...
Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin...
CNA.al ka raportuar së fundmi për shkarkimet e paralajmëruar...
Në 18 Mars, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë në P...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një kon...
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emis...
Deputeti Belind Këlliçi, ka publikuar mesazhin e një qytetar...
Procesi i restaurimit të objekteve mësimore si pasojë e dëmt...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një status...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon mbrëmjen e sotme shitjen e...
Misioni i prokurorisë është t’i shërbejë publikut duke proce...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Bashkisë D...
Të tjera detaje, fakte dhe dokumenta vijonë të dalin në dr...
Afera e incenerarorëve, është ndër më të akuzuarat në Shqipë...
Teksa vazhdojnë hetimet e SPAK mbi aferën e inceneratorëve, ...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...