
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qeveria shqiptare firmosi tri kontrata koncesionare, për ndërtimin e tre inceneratorëve në Elbasan, në Fier dhe në Tiranës.
Fituesit e koncesioneve janë një rrjet kompanish, në ortakëri me njëra-tjetrën, si dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
Por, kush është “truri” i kësaj skeme?
Koncesioni i inceneratorëve, tashmë është në hetim nga drejtësia. Një ish-ministër dhe një ish-deputet janë vënë në pranga, si dhe janë shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Por, nga ana tjetër, SPAK nuk ka shpallur në kërkim një tjetër personazh, i cili dyshohet të jetë “njeriu hije”, pas skemës së inceneratorëve.
Bëhet fjalë për shtetasin Mirel Mërtiri, për të cilin në media është përfolur si “truri” i skemës së inceneratorëve në Shqipëri.
Emri i Mirel Mërtirit nuk dilte drejtpërdrejtë në skemë. Por, ditët e fundit CNA.al ka publikuar fakte dhe dokumente ekskluzive që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Mirel Mërtirit me kompanitë, që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri dhe që tashmë po tentojnë të shpërndahen në shumë vende të botës.
Së pari, doli që Mirel Mërtiri ka qenë drejtor i kompanisë “Integrated Technology Services”. Kjo e fundit kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu, emri i Mirel Mërtirit dilte si administrator edhe në kompaninë "ER One Albania", ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është ortake me "Energy Recuperator", e cila ka si ortakë dy shtetas italianë, Ernesto Granelli dhe Mario Granelli.
Më tej, është dokumenti i publikuar nga CNA.al, ku Mirel Mërtiri del si negociator i "Geogenix B.V", në Zimbabve.

Dokumenti i dytë, është në Irak. Në vitin 2019, Mirel Mërtiri shfaqet drejtpërdrejt me firmën e tij në Irak, si përfaqësues i kompanisë "Integrated Energy B.V.".


Ndërkohë, së fundi emri i tij del edhe në një akt noterial, për të hapur llogari apo për të transferuar para në Zvicër.



Ai që deri dje dilte si një “oborrtar” i thjeshtë, tashmë faktohet lidhja e Mirel Mërtirit me inceneratorët, në më shumë se një rast.
Në dokumentin e tretë, të publikuar nga CNA.al, kompania "Integrated Energy B.V.” autorizon Mirel Mërtirin të transferojë paratë në Zvicër.
Pra, ai që deri dje dilte si një “oborrtar” i thjeshtë, tashmë faktohet lidhja e Mirel Mërtirit me inceneratorët, në të paktën tri dokumente. Dhe SPAK-u është përballë provave.
Tre inceneratorët e pretenduar
Inceneratori i Elbasanit, një kontratë 22 milionë euro, u fitua nga kompania “Albtek Energy” më 12 dhjetor 2014. Kompania është themeluar më 10 korrik të 2014-ës nga Stela Gugallja.
Ndërsa inceneratori i Fierit, një kontratë 28 milionë euro, u fitua nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” e themeluar në tetor të 2016. Kompania zotërohej fillimisht nga “Integrated Energy Services” me 80 për qind dhe kompania italiane “Energy 2” me 20 për qind të aksioneve.
Dhe inceneratorin e Tiranës, një kontratë 128 milionë euro, e fitoi kompania “Integrated Energy B.V S.P.V”, me drejtues Klodian Zoton.
Por, ndërsa kanë kaluar rreth tetë vite nga firmosja e kontratave koncesionare dhe janë paguar miliona euro nga taksat e shqiptarëve, sot që flasim në Shqipëri kemi dy inceneratorë që nuk funksionojnë, në Fier dhe në Elbasan, ndërsa në Tiranë nuk ka incenerator. Por, vetëm një landfill./CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...