Berisha nuk ndalet/ Zbulohet dita dhe vendi ku do mbahet Foltorja e radhës
Ish kryeministri Sali Berisha duket se nuk ndalet, ku prej m...

Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës në një periudhë 3-vjeçare i kanë paguar komanisë Integreted Energy BV SPV një vlerë prej gati 30 milion dollarësh për incenerimin e mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës. Kjo vetëm për Bashkinë e Tiranës, pasi bashkitë e tjera kanë qënë kundër këtij projekti.
Pra, Vora, Kamza dhe Kavaja nuk janë përgjigjur pozitivisht gjatë kohës që zhvillohej procedura pëe kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, me vlerë 128 milionë euro, apo rreth 170 milionë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar CNA.al, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Bashkia e Tiranës, i kanë paguar koncesionarit të landfillit të Sharrës, vlerën rreth 30 milionë dollarë për një periudhë tre vjeçare, 2018, 2019, dhe 2020.
Kjo vlerë është në total për një tarifë prej 29 euro për ton. Edhe kjo duhet theksuar, tarifë e panegociuar në momentin e lidhjes së kontratës, për mbetjet urbane, për incenerimin e tyre.
Në fakt ky është një shërbim i pakryer.
Pra, landfilli i Sharrës ka marrë 30 milionë dollarë për incenerimin e mbetjeve, ndërkohë që incenerator nuk ka. Pasi nuk ka përfunduar, nuk është ndërtuar. Djegia e mbetjeve urbane nuk kryhet.
Aktualisht janë në këto tre vite, të paguara gati 10 milionë dollarë në vit, të cilat paguhen si transfertë e pakushtëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Bashkia e Tiranës për inceneratorin, kur inceneratori nuk ekziston. Dhe nuk kryhet incenerimi i mbetjeve.
Së dyti, ka edhe një detaj tjetër.
Këtë shumë parash e paguan kryesisht qeveria, dhe një pjesë më të vogël, Bashkia e Tiranës, e cila ka filluar me vlera dy milionë dollarë, ka shkuar në 4 apo 5 milion dollarë. Pra, gjysmën e vlerës e ka paguar vetë, pjesën tjetër e ka paguar Qeveria si një periudhë tranzitore prej tre vitesh, që do të ndihmonte deri në ngritjen e inceneratorit.
Kuptohet ngritja e landfillit të Sharrës dhe inceneratorit është totalisht jashtë afateve. Pasi deri në vitin 2020 duhet të ishin përfunduar shumë punime. Duhet të kishte ecur shumë përpara, por nuk është bërë asgjë. Thjeshtë është bërë një kapsulim dhe rrethimi i plotë. Pjesët e tjera të ecjes së punimeve janë katastrofë në lidhje me kontratën koncesionare.
Por, gjithësesi koncesionari ka marrë 30 milionë dollarë, nga të cilat pjesën e “luanit” e ka dhënë Qeveria, dhe pjesën tjetër Bashkia e Tiranës.
Sot jemi përballë faktit se katër vite më vonë, Qeveria do të ndalë pagesat për inceneratorin, pasi kështu ka qënë kontrata dhe tani do të duhet që Bashkia e Tiranës të paguajë gati 10 milionë dollarë në vit për incenerimin e mbetjeve, kur incenerator nuk kemi.

Dhe ky është skandali më i madh.
Por, përtej kësaj, fakti është ditë pas dite po vërtetohen të gjitha akuzat dhe faktet e hedhura në publik se inceneratori do të kishte një kosto mjaft të lartë në Bashkinë e Tiranës dhe se do të duhej që kjo e fundit të paguante shumë nga buxheti i saj për mbajtjen e tij në punë. Dhe kjo po ndodh.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës janë 10 milionë dollarë në vit që paguhen nga të dyja institucionet së bashku.
Por, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të duhet që këtë shumë parash ta paguajë e vetme, për koncesionin rreth 170 milionë dollarë, ose afërsisht 128 milionë euro, firmosur në vitin 2017 nga Ministria e Mjedisit me një dakordësi me Bashkinë e Tiranës, për qarkun e Tiranës.
Në fakt, bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës, si Kavaja, Kamza dhe Vora nuk kanë dhënë dakordësinë e tyre për këtë koncesion.
Gjithësesi CNA.al do të sjellë dhe të tjera informacione në lidhje me me shpenzimet e kryera për depozitim dhe trajtimin e mbetjeve. Të cilat monitorohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës përgjatë katër viteve. Kjo sepse mbështetja financiare që i jep Qeveria shqiptare Bashkisë së Tiranës, është në përfundim të periudhës katër vjeçare. Tashmë do të jetë vetë Bashkia që do të bëjë pagesat dhe saktësinë e shpenzimeve do të duhet dikush tjetër, apo vetë Bashkia e Tiranës, ta kontrollojë në funksion të sasive të mbetjeve që do të depozitohen në landfill. Apo që do të incenerohen.
Fakti është se Bashkisë së Tiranës në tre vitet e fundit i është dyfishuar kostoja buxhetore për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve në kryeqytet. Ajo ka pasur një vlerë 3.8 miliardë lekë, ose rreth 36 milionë dollarë. Ndërsa tani me shtimin e inceneratorit në tre vite vlera gati dyfishohet, duke shtuar edhe 30 milionë dollarë të tjera që janë vlera, që Bashkia e Tiranës duhet të paguajë për incenerimin e mbetjeve, kur incenerator nuk ka.
Me një llogari të thjeshtë në rast se vlera vjetore para inceneratorit ishte rreth 12-13 milionë dollarë, aktualisht do të shkojë në gati dyfish, në rreth 23-24 milionë dollarë. Këtu duke futur vlerën e pastrimit të qytetit, pra pagesën që Bashkia e Tiranës bën për tërheqjen e mbetjeve nga kryeqyteti dhe pjesën tjetër që është rreth 10 milionë dollarë në vit që duhet t’i paguajë inceneratorit të Tiranës, për djegien e tyre. Proces i cili në fakt sot ende nuk kryhet./CNA.al
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri
Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave
Fakti/ Zbulohet shërbimi i Lulzim Bashës ndaj inceneratorëve
Ish kryeministri Sali Berisha duket se nuk ndalet, ku prej m...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj Alba...
Analisti Artur Zheji ka komentuar qëndrimet e fundit të pres...
Komisioni i Rithemelimit të PD ka bërë një tjetër kallëzim p...
Komisioni i Ligjeve, po zhvillon një seancë dëgjimore të kër...
Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar nismën e kryeministrit...
Analisti Lorenc Vangjeli ëshyë shprehur se në Shqipëri, ka e...
Mbrëmjen e djeshme në një sutdio televizive, gazetari Robert...
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka krahasuar Lulzim Bashën m...
Institucionet e pavarura, apo entet e ndryshme rregullatore ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot nismën e pa...
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë lëvizjen e pa...
Një lojë politike, por më shumë një lojë korruptive e Lulzim...
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë, sot në orën 17.30 ...
Liderit politike japin premtime, deklarojnë se kanë përgjegj...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Universitetin ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama trumbeton në media të asht...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazhe të forta sot, gjat...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sot vëmendjen tek afera e i...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklatratë për media...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...