Ironia e Andi Bejtjes/ “Anti-amerikan, kush di të numërojë saktë”
Mbrëmjen e djeshme në një sutdio televizive, gazetari Robert...
Analisti Lorenc Vangjeli ëshyë shprehur se në Shqipëri, ka ende një mentalitet komunist.
Sipas Vangjelit, ne kërkojmë Evropën, por kokën, trupin, shpirtin dhe mënyrën e sjelljes e kemi totalisht Azi.
?Në Shqipëri të gjithë i kemi sytë nga Perëndimi, por jemi marëzisht Lindorë. Me reformën në drejtësi është ndërtuar ?një godinë? moderne për sistemin, por ajo është ende nën pushtetin e mendësisë sovjetike. Kërkojmë Evropën, por kokën, trupin, shpirtin dhe mënyrën e sjelljes e kemi totalisht Azi. Edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, mentaliteti sovjetik i sjelljes së shoqërisë është ulëritës. Sillemi si sovjetikët e Stalinit që mjaftonte të dyshonte për dikë dhe e mbyllte në burg dhe më pas tentonte t?i provonte fajin. Demokracia është krejt e kundërta. Çdokush është i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe në formë përfundimtare?, -tha analisti Vangjeli në ABC Live.
Duke ju referuar sistemit të drejtësisë, ai tha se ky sistem është në reformim, ajo që duhet të ndryshojë është mentaliteti i përgjithshëm, jo vetëm i aktorëve të sistemit, por edhe të vetë shoqërisë shqiptare.
?Po ju jap një shembull për për t’ju treguar thellësinë e këtij mentaliteti sovjetik në Shqipëri dhe ndryshimin që kemi në këtë pikë me Perëndimin. Një shqiptar i kap[ur duke vjedhur një cellular, dërgohet në arrest me burg dhe i mbyllet qelia me 25 çelësa dhe harrohet aty duke e ?detyruar? ministrin e drejtësisë Ulsi Manja të paguajë 25 euro për çdo ditë qëndrimi në paraburgim. Si ai edhe të tjerë, kalben brenda dhe askush nuk kujtohet; madje as Lefter Koka, aktualisht i paraburgosuri më i famshëm nën arrest, nuk i ka shpëtuar këtij fati. Të paraburgosurit qëndrojnë për muaj e ndonjëherë me vite në paraburgim në pritje të procesit të tyre?,- tha Lorenc Vangjeli.
Sipas analistit Lorenc Vangjeli demokracia si sistem afron një qasje krejt tjetër. Arresti me burg është një masë ekstreme ndalimi që përdoret vetëm në raste të veçanta dhe kushte të tillë. Paraburgimi vlen atëherë kur i pandehuri rrezikon të largohet e t?i shmanget hetimit, të prishë provat apo kërcënojë dëshmitarët, kur afron sërish një rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe rrezikon të përsërisë të njëjtën vepër. Ndërkohë që sot, sipas Vangjelit, për çdo të burgosur, ka një qytetar që prêt procesin si i paraburgosur.
Vangjeli thotë se ka masa të tjera, të përcaktuara në Kodin e Procedurës penale që mund të përdoren për shumicën e rasteve ndaj personave që janë nën hetim. Nga arresti në shtëpi, detyrimi për paraqitje, bllokimi i pasaportës, garanciua pasurore e të tjerë. ?Dhe mbasi gjyqtari të shpallë fajësinë në formë të prerë, atëherë mund të flitet për heqjen e lirisë dhe vuajtjen e dënimit. Në këtë kuptim që nga keqbërësi i vogël që i fut tjetrit dorën në xhep në autobuzin e unazës e deri tek Lefter Koka, të cilin tashmë gjykata popullore e rrugës e ka shpallur fajtor pa të drejtë ankimimi, drejtësia duhet të gjejë një mënyrë krejt tjetër trajtimi?.
Lorenc Vangjeli, i cili prej vitesh ka formuluar një tezë të tillë, beson se ka një nevojë ulëritëse për të ndryshuar pikërisht mentalitetin e shoqërisë në këtë drejtim. Për të respektuar individin, për të mos vënë ndëshkimin në plan të parë, por mundësinë e reabilitimit, për të mos e parë burgun si qëllim në vetvete, por si mjet për të siguruar rend, qetësi dhe ndëshkueshmëri të mëkatarëve.
Për më shumë ndiqni videon e emisionit, duke nisur që nga minuta e 29.34.
Mbrëmjen e djeshme në një sutdio televizive, gazetari Robert...
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka krahasuar Lulzim Bashën m...
Institucionet e pavarura, apo entet e ndryshme rregullatore ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot nismën e pa...
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë lëvizjen e pa...
Një lojë politike, por më shumë një lojë korruptive e Lulzim...
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë, sot në orën 17.30 ...
Liderit politike japin premtime, deklarojnë se kanë përgjegj...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Universitetin ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama trumbeton në media të asht...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazhe të forta sot, gjat...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sot vëmendjen tek afera e i...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklatratë për media...
Presidenti Ilir Meta, sot në një deklaratë për mediat ka shp...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ndërsa komenton një d...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i v...
Lulzim Basha nëpërmjet rrjetit social të Partisë Demokratike...
“Opozita e korruptuar është problem”. Kështu shprehet Ylli ...
Shqiptarët bëjnë përgjegjës Berishën për përplasjen e dhunsh...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbuluar se pa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...