"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Institucionet e pavarura, apo entet e ndryshme rregullatore që mbikëqyrin tregje specifike e kanë emrin të pavarura posaçërisht për të treguar pavarësinë e tyre nga pushteti politik dhe mediatik.
Por, Komisioni i Konkurencës, ka rënë pre e pazarit të lidhjeve politike dhe mediatike.
Dy ditë më parë CNA.al raportoi se si Dekania e Fakultetit juridik në Universitetin ?Luarasi?, në universitetin e Irfan Hysenbelliut, Rezana Konomi është zgjedhur në shkelje të ligjit, anëtare e Komisionit te Konkurrencës. (Lexo këtu)
Në këtë rast raporti midis ligjit n. 9121, date 28.07.2003 ?Per Mbrojtjen e Konkurencës? dhe Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, nuk është respektuar.
Pasi Rezana Konomi është zgjedhur anëtare e Komisionit te Konkurencës me shumicë votash nga grupi parlamentar i PS i kryesuar nga Taulant Balla me datë 11 tetor 2021.
Dhe nga ana tjetër Taulant Balla, është i lakuar për lidhjen ngushtë që ka me Irfan Hysenbelliu, i cili ka universitetin Luarasi ku është dekane Rezana Konomi.
Anëtarja e Komisionit të Konkurencës është zgjedhur dhe propozuar qe në vitin 2020 duke mbajtur njëkohësisht pozicionin e Dekanes së Universitetit ?Luarasi? Sh.p.k.
Aktualisht Rezana Konomi ushtron si funksionin e Dekanes pranë Universitetit Luarasi ashtu edhe atë të anëtares së Autoritetit të Konkurencës
Zyrtarisht ka nisur punë me votimin e saj në Parlament nga shumica e thjeshtë, nga votat e mazhorances që prej dhjetorit 2021.
Më poshtë po sjellim faktet se si Rezana Konomi, e cila prej 7 vitesh që është dekane në universitetin e Irfan Hysenbelliut është zgjedhur në kundërshtim me ligjin zgjedhor në institucionin e Komisionit të Konkurencës.
Znj. Rezana Konomi është prej më shumë se 7 vitesh Dekane e Fakultetit Juridik ? Universiteti ?Luarasi?, i cili është i regjistruar si shoqëri tregtare (SH.P.K.) me nr. NIPT K31526058G
Në raport me nenin 22, pika 1 e Ligj n. 9121, datë 28.07.2003, ?Për mbrojtjen e Konkurencës?, shkruhet se: ?Nuk mund të jenë anëtarë të Komisionit personat që bëjnë pjesë në organet e larta drejtuese të partive politike, anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive tregtare ose personat që ushtrojnë veprimtari ekonomike?
Ne rasti konkret, figura e Dekanit është e njëjtë me atë të një funksionari të lartë që ushtron funksione publike, kjo për faktin se sipas Ligjit n. 80/2015 ?Per Arsimin e Lartë?, ku në nenin 1 të tij lexohet: Misioni i arsimit të lartë është e mirë dhe përgjegjësi publike?
Pra, në raport me ligjin një shpk që ka statusin Universitet organizohet në dy nivele si atë drejtues akademik me ushtrim të funksionit publik (pozicion drejtues) ashtu edhe atë të administrimit në raport me qasjen tek të tretët nga ana ekonomike ? funksionale.
Në saj të autonomisë se universiteteve private që ushtrojnë përgjegjësi publike, pozicioni më i lartë drejtues për njësi, ?Fakultet? është ai i Dekanit.
Po ashtu edhe në bazë të Ligjit për Konfliktin e interesit ku thuhet se: ?Në parim, çdo zyrtar është subjekt i këtij ligji nëse ai ka një rol të caktuar në vendimmarrjen për nxjerrjen e një akti ose ndodhet në një funksion publik të caktuar. Gjithashtu, çdo institucion shtetëror, çdo organ ose subjekt i krijuar ose i kontrolluar nga një institucion shtetëror, janë subjekte të këtij ligji? .
Sipas ligjit per Arsimin e Lartë, në nenin 5,tek: ?Roli i shtetit në arsimin e lartë?, thuhet se:
?1. Shteti ushtron funksione rregullatore dhe krijuese të institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe financon arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor?
Universitetet private, liçensohen nga Ministria e Arsimit, dhe ushtrojnë përgjegjësi, funksion publik, pra krijohen dhe monitorohen në aktivitetin e tyre nga Shteti (Ministria).
Automatikisht, sa përcaktuar nga ligji për konfliktin e interesit i aplikohet edhe pozicioneve Drejtuese në hierarkinë Akademike (si Dekani), i cili është subjekt i ligjit për konfliktin e interesit.
Po ashtu ne Ligj n. 9367, datë 07.04.2005, për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, në nenin 3, pika 1 thuhet: ?Konflikt i interesit? është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Të gjitha këto faktojnë qartë se Dekania në detyrë e Faklutetit Juridik të Universitetit ?Luarasi? sh.p.k., Rezana Konomi, në saj të pozicionit të saj si Dekane e kësaj njësie akademike për me shume se 7 vite të jetë haptazi ne konflikt interesi me ligjin dhe pozicionin tashmë të votuar në parlament në dhjetor 2021 si anëtare e Komisionit te Konkurencës.
Po ashtu, edhe në hipotezën se, nga Dekane e Fakultetit Juridik e Universitetit ?Luarasi?, Znj. Konomi do të merrte detyrën e pedagoges së thjeshtë, pra pedagoge e jashtme po në këtë Universitet ?Luarasi? shp.k., edhe në këtë rast do të përbënte gjithsesi konflikt interesi.
Për vetë faktin se ndikimi i paligjshëm që mund të ushtrohej mbi të nga ana e eksponentëve të Grupit ?Holding? që ka Ortaku i vetëm i Shoqërisë me Përgjegjësi te Kufizuara ?Univetrsiteti Luarasi? do të mjaftonte për të minuar një procedim të mundshëm konkurencial pjesë e detyrave të këtij autoriteti kushtetues.
Ne raport me ligjin qenia e anëtares së sotshme znj. Rezana Konomi (Perolla), të votuar nga parlamenti dhe të miratuar më herët nga grupi parlamentar i PS, Dekane prek direkt ligjin për konfliktin e interesit dhe pavarësinë e Autoritetit te Konkurencës.
Kjo, pasi çdo vendimmarrje nga ana e këtij Autoriteti Konkurencial do të shihej me dyshim, për vetë faktin, se ?ndikimi i paligjshem? apo eventualisht favorizimi si pasojë e konfliktit të interesit, që mund te kryheshin nga subjekti anëtar, që ka mbajtur pozicion drejtues, më herët apo që vazhdon të jetë punëmarrës edhe pse jo me në pozicion drejtues, në një prej shoqërive tregëtare të punëdhënësit të saj bën që në rast se një prej kompanive të tjera (të punëdhënësit) do të kishte probleme apo konflikte me Autoritetin e Konkurencës, do të çonte në vendimmarrje të vesuar./CNA.al
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot nismën e pa...
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë lëvizjen e pa...
Një lojë politike, por më shumë një lojë korruptive e Lulzim...
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë, sot në orën 17.30 ...
Liderit politike japin premtime, deklarojnë se kanë përgjegj...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Universitetin ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama trumbeton në media të asht...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazhe të forta sot, gjat...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sot vëmendjen tek afera e i...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklatratë për media...
Presidenti Ilir Meta, sot në një deklaratë për mediat ka shp...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ndërsa komenton një d...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i v...
Lulzim Basha nëpërmjet rrjetit social të Partisë Demokratike...
“Opozita e korruptuar është problem”. Kështu shprehet Ylli ...
Shqiptarët bëjnë përgjegjës Berishën për përplasjen e dhunsh...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbuluar se pa...
38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali...
Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka...
Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krah...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...