“Po të përdorin si mashë, nuk do dalësh dot më në ekran”/ Demokratët turpërojnë Bashën
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është tema më e debatuar nga media dhe politika, gjatë ditëve të fundit.
Kjo pas vënies në pranga të ish-ministrit të Mjedisit në qeverinë ?Rama 1?, Lefter Koka, pas një hetimi të SPAK, në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Lefter Koka u vu në pranga dy ditë më parë, ndërsa sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i ka komunikuar masën e sigurisë ?arrest me burg?.
Por, historia e aferës së inceneratorëve, duket se nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me Lefter Kokën. Në media, por edhe opozita, ka drejtuar gishtin edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të politikës, përfshirë dhe vetë kryeministrin Edi Rama.
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori krimi dhe korrupsioni, të cilën kryeministri Edi Rama ka tentuar ta justifikojë me pastrimin e një mali me mbetje.
Historia e koncesionit të inceneratorëve, fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.
Dhe kryeministri deri tani është përpjekur të justifikojë inceneratorët dhe shumat e parave të mëdha të përdorura, me zhdukjen e maleve me plehra.
Nga ana tjetër, Rama ka reaguar edhe për arrestimin e Lefter Kokës, duke tentuar të ?lajë duart?, me justifikime të tipit që Reformën në Drejtësi e bëri qeverisja e tij, e të tjera si këto.(Lexo ketu)
Por, në fakt, Rama ka ?harruar? mesa duket që Lefter Koka është një ish-ministër i qeverisë së Rilindjes, ku Edi Rama është kryeministër.
Dhe fakti që është arrestuar Lefter Koka, nuk e shfajëson kryeministrin, që minimalisht duhet të mbante përgjegjësi morale. Se sa për përgjegjësinë ligjore, kjo është një çështje që i takon drejtësisë.
Rama kërkon të justifikohet, vijon të mbrojë aferën e inceneratorëve, por nuk iu thotë shqiptarëve, se kjo faturë është të paktën 178 milionë euro deri në këto momente. Pra, me tre kontratat e firmosura në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Dhe nuk ka incenerator në funksion në asnjë nga të tre landfillet, apo zonat për ndërtimin e tyre.
I vetmi incenerator ekzistues është ai i Elbasanit i pa marrë në dorëzim nga pushteti vendor, dhe ende i paprovuar.
Në Tiranë, nga ana tjetër, në kodrat e Sharrës, vendoset poshtë një qese e një teknologjie të caktuar, hidhen plehrat, hidhet dhe sipër dhe plehërat mbulohen.
As në Tiranë nuk ekziston inceneratori. As në Fier nuk ka incenerator. Janë me dhjetëra e dhjetëra milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve.
Për të mos folur për Fierin, qytetarët e të cilëve u helmuan nga tymi i djegies së mbetjeve, ndërkohë që paguhen miliona euro, për një incenerator që mesa duket nuk funksionon.
Rama kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja.
Por, fatura e paguar është një mal me para, edhe më i lartë se mali i plehrave, që pretendon se ka pastruar.
Edi Rama ka përdorur një mal me para, për të mbuluar një mal me plehra. Dhe këto para kanë shkuar në disa xhepa inceneratorësh që nuk ekzistojnë dhe kompanish zinxhir që fillojnë nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, të cilët më pas kanë hapur të tjera kompani në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.
E pra, Edi Rama nuk mund ta kalojë krimin dhe korrupsionin e inceneratorëve, duke bërë batuta dhe as duke ?larë duart? si Ponc Pilati.
Historia e koncesionit të inceneratorëve duhet hetuar fillim e mbarim. Gjithë zinxhiri i kompanive dhe personave të përfshirë, duhet të jenë subjekt i drejtësisë.
Dhe drejtësia nuk mund të fillojë dhe të mbarojë me Lefter Kokën./CNA.al
?Arrestimi i Lefter Kokës nuk më bën përshtypje?/ Rama i ?shkel syrin? Bashës
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë
Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra
Edi Rama si konsulli i plehrave
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ...
Anëtarja e Komisionit për Rithemelimin e PD-në, Mimoza Hajda...
Avokati i ish ministrit Lefter Koka, Fatmir Brraka deklaroi ...
Selia e degës së Partisë Demokratike në Shkodër, është mbyll...
GjKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish m...
Profesor Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së kryeministr...
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion është tërhequr për të marrë...
Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin referuar raportit të...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka prezantuar sot vëllain e ti...
Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka deklaruar se sondazhet aktu...
Një incident ka ndodhur dje në emisionin “Top Talk” të gazet...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manj, ndërsa u ka bërë thirrje d...
Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se dita-ditës dixhitalizimi ...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar sërish sot ka dalë me një...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi , gjatë seancës së sotme parl...
Ambasada e SHBA, në mënyrë indirekte i është përgjigjur ish-...
Kuvendi i Shqipërisë, pra politika shqiptare ka edhe disa zo...
Ka mbërritur në ambientet e GJKKO, ish-ministri i Mjedisit ...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, nu...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK mater...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...