LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokatët e krimit/ Mbrojtësit e hajdutëve të taksapaguesve

11 Shkurt 2022, 11:04, Politikë CNA

Në emisionin ?Opinion? mbrëmjen e djeshme është trajtuar një nga temat më të nxehta, ajo e inceneratorëve, e cila tashmë nuk është pjesë vetëm mediatike, por edhe politike.

Dikush e quan aferën më të madhe korruptive në 30 vite. Një ish-ministër është pas prangave, por çuditërisht ka edhe nga ata që kanë kurajo e dalin në media, flasin dhe mbrojnë aferën e inceneratorëve.

Mbrojnë kontratat 178 milionë euro, kur hapur në publik kanë dalë me qindra dokumenta, që tregojnë se koncesioni i inceneratorit të Elbasanit është totalisht në kalim të ligjit, sepse kompania nuk ka pasur para për të ndërtuar këtë incinerator, por ka shkuar dhe ka marrë një kredi.

Dhe kredia i është dhënë pasi ka marrë kontratën koncesionare.

Ndërkohë që mund të kishte një garë të hapur ndërkombëtare, mund të ishin ofruar me dhjetëra kompani të tjera, me buxhete, qoftë edhe ato me kredi, por mund të ishin dhënë zgjidhje më të mira mjedisore apo për investimin e inceneratorëve, sesa rasti kur ndërtohet një ngrehinë, e cila sot do t?i kushtojë Bashkisë së Elbasanit, për ta mbajtur, për ta vënë në punë të paktën 1.2 milionë euro në vit.

Kjo duke bërë një përllogaritje me rreth 35 euro që është kostoja për ton-djegie, e duke shkuar tek sasia rreth 110 ton në ditë.

Nga ana tjetër, përveç Elbasanit është edhe Fieri, i cili është totalisht jashtë afateve.

Kontrata koncesionare e jepte të përfunduar gati dy vite më parë, por kjo nuk ka ndodhur. Shtyrje, shtyrje, dhe justifikimi është kolaudimi.

Sot që flasim në Fier, inceneratori nuk funksionon. Ndërsa në Elbasan është krijuar një mal i madh me plehra, një mal i madh me mbetje dhe inceneratori mesa duket punon me orare të reduktuara.

Përtej ofertës së bërë se inceneratori, energjinë që do ta harxhonte, do ta rikuperonte nga djegia e mbetjeve, duket se ka qënë thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër. Inceneratori ka kosto për djegien e mbetjeve.

Kështu po ndodh dhe me Tiranën, ku nuk ka incenerator aspak. Nuk ekziston një i tillë. Ka vetëm gërmime. Dhe paratë që mbledh kompania koncesionare nga shteti duke marrë para nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, në shumën gati 10 milionë dollarë në vit dhe dhjetëra milionë dollarë të tjera, të cilat vijnë nga pagesat që ajo merr nga bizneset private, nga gërmimet dhe ndërtimet e pallateve apo hedhjen e mbetjeve inerte.

Gjithçka është treguar me dokumenta, se kontratat kanë qënë të fryra, shifrat janë abuzive, janë me vonesë, është e njëjta skemë, të njëjtet persona, nga bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit në Elbasan, shfaqet vetë Klodian Zoto në Fier, e në Tiranë kthehet si një ?hollandez?, nëpërmjet një kompanie themeluar në vitin 2016, që më pas vjen në Tiranë dhe merr një kontratë koncesionare 128 milionë euro, sikur do të investonte me lekët e xhepit të vet.

Kur, në fakt të gjitha kompanitë që kishin pasur, maksimumi i ?suksesit? të tyre ishin sjellja dhe instalimi i matësave të ujit, duke çuar edhe disa në bashki në falimente, siç është rasti i Beratit, Lushnjes, apo Fierit. Totalisht projekte të dështuara dhe ku janë siguruar miliona dollarë, për xhepat e tyre.(Lexo këtu)

Gjithësesi, dje kemi parë dy personazhe që kanë dalë e kanë bërë publikisht avokatinë e krimit. Vjedhjes që iu është bërë taksave të shqiptarëve.

Kanë qënë Ermonela Felaj, një ish-ministre skandaloze dhe totalisht e dështuar e Edi Ramës, e cila po të ishte e suksesshme Rama do e kishte vënë në detyrë tjetër, por e largoi me ceremoni.

Plarent Ndreca, ky i fundit dalë si një jurist në treg, por që për shumë vite ka qënë Sekretar i Përgjithshëm në disa ministri, të cilat kanë dalë ?rrojur dhe qethur?.

 

Plarent Ndreca është një nga njerëzit kryesorë, që duhet të mbajë përgjegjësi ligjore, në lidhje me tenderin e veshjeve, që është zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku disa zyrtarë të këtij institucioni, drejtorë apo anëtarë të komisionit, kanë hyrë në burg, kurse Sekretari i Përgjithshëm vazhdon e bën ?turizëm? mediatik, duke bërë avokatinë e proçedurave ligjore, teknikisht, duke thënë se nuk ka shkelje për 178 milionë euro kontrata koncesionare, kur në fakt vetëm për kontratën e parë, për 22 milionë euro, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit.

Pra, publikisht ka ende persona që dalin dhe e mbrojnë aferën e inceneratorëve, ka ?ushtarë? politikë që mendojnë se proçedurat janë në rregull, që inceneratorët ja ku janë. Por, në fakt duhet të mësojnë dhe të dinë se proçedurat janë shkelur, janë tejkaluar hapësirat ligjore. Pasi kompanitë sipas të gjitha të dhënave zyrtare, nuk kanë pasur gjendje shumat e parave për të bërë këto investime.

Së dyti, kompanitë që kanë marrë koncesionet e inceneratorëve, ndryshe sa kanë premtuar për të ngritur inceneratorë të cilët do të prodhonin energji aq sa ato do konsumonin dhe kostoja e tyre do ishte minimale, dhe fitimet e shtetit do ishin të mëdha, doli e gënjeshtërt.

Kostoja në Elbasan ka dalë të paktën 35 euro për ton. Dhe djegia e tyre i kushton bashkisë disa miliona euro. Çka është një ngarkesë e madhe për buxhetin e saj dhe totalisht e papërballueshme.

Gjithashtu në Tiranë, aktualisht paguhet 29 euro për ton, ndërkohë që mbetjet nuk digjen. Nuk ka incenerim, por është marrë dhe po administrohet nga privati landfilli i Sharrës, dhe kjo kompani po fiton miliona euro.

Nga ana tjetër ka dyshime se janë paguar kompani fiktive. Këto deri diku të provuara dhe denoncuara. E nga ana tjetër dyshohet edhe për fatura false, të firmosura dhe lëshuara për të marrë paratë e deri tek skema, për të cilën është akuzuar se mund të jenë përfshirë tek rimbursimi i TVSH-së.

Këto të gjitha dhe shumë arsye të tjera, janë provat që kanë treguar se inceneratorët janë një aferë korruptive e një zinxhiri zyrtarësh të lartë, ku janë përfshirë dhe biznesmenë si Klodian Zoto e Stela Gugallja. Apo dhe personi që quhet ?truri i tyre?, bashkëjetuesi i Stela Gugallës, ortaku i italianit Ernesto Granelli, njeriu që ka qënë një nga personazhet kryesore të inceneratorëve, Mirel Mërtiri. Ky i fundit përflitet edhe për lidhje me zyrtarë të lartë të Qeverisë.

E këta të gjithë mbrohen edhe nga Ermonela Felaj dhe Plarent Ndreca. Ky i dyti, ishte aq i zoti si Sekretar i Përgjithshëm saqë Edi Rama tashmë e ka nxjerrë jashtë nga administrata publike, por thjeshtë dhe vetëm për një karrige në politikë, gjejnë kurajo e dalin e debatojnë në media, duke mbrojtur atë që nuk mbrohet.

Politika mund të dojë debat, argumenta dhe fakte. Por, kurrësesi kur jemi përballë vjedhjes, abuzimit, me taksat e shqiptarëve, nuk mundet që personazhe të tillë, gati të neveritshëm publikisht, të dalin dhe të marrin përsipër avokatinë e një afere që ka një ish-ministër të prangosur dhe dy persona të shpallur në kërkim, të cilët janë fshehur dhe kanë frikë të dalin e të flasin. Jo vetëm publikisht, por të shkojnë dhe të përballen me akuzat në SPAK.

Kompanitë e inceneratorëve kanë gjetur ?avokatët? e tyre.

?Avokatët? janë brenda Partisë Socialiste, ndoshta janë edhe tek Opozita, dhe tek Lulzim Basha i cili po përpiqet nëpërmjet një komisioni hetimor të ngritur shtatë vite pas firmës së parë apo të dytë të koncesioneve, të tregojë se ka kapur të ?gjallë? Qeverinë në korrupsion. Kur në fakt denoncuesi i vërtetë i gjithçkaje është media, dhe vetëm media, e cila tashmë po lufton edhe me zërat e fundit që po përpiqen të bëjnë avokatinë e inceneratorëve duke u gëltitur shpesh në studio, përballë fakteve që i ?kryqëzojnë?./CNA.al

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Ekskluzive-SPAK bastisi shtëpinë e Klodian Zotos/ Sekuestrohen kompjutera dhe materiale të tjera

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

?Fluturojnë? inceneratorët/ Qindra mijëra dollarë për agjenci turistike

Lajmet e fundit nga