Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Premto Shundi
Nuk ka natë që prej më shumë se dy javësh, që Presidenti i Republikës Ilir Meta të mos dalë nga dy orë e ca nëpër ekranet e televizioneve, të cilët i ka marrë të gjithë me rradhë e ku na shfaqet papërgjegjshmërisht si kopje e vetvetes nga ekrani në ekran, siç nuk bën asnjë president tjetër në botë.
Madje as Presidenti i Ukrainës që është nën kërcënimin e pushtimit rus nuk del natë për natë t?i drejtohet popullit të vet nga ekranet e televizioneve.
Ilir Meta është i vetmi që e bën.
Sensi i masës është një parim universal që përcakton dhe kushtëzon marrdhëniet publike të një autoriteti publik, e kur është fjala për një kryetar shteti ky parim bëhet domosdoshmërisht detyrues që të respektohet.
Edhe mbrëmë ai, Ilir Meta pra, Presidenti i Republikës nuk jua kurseu veten shqiptarëve, e në orën e caktuar u shfaq në ekran siç ka bërë ditëpasdite për netë me rradhë.
Gjetje më brilante për t?jua mbushur mendjen shqiptarëve se pse duhet të kenë neveri për politikanët nuk mund të ketë.
Por, gjykimin se sa neveri apo dashuri provokon prania e përnatshme e Presidentit ne ekranet e tv-ve le t?jua lemë vetë qytetarëve që kanë në dorë edhe telekomandën e televizioneve të tyre.
Gjetiu e kemi fjalën në këtë shkrim dhe konkretisht tek ?argumenti? i Presidentit se ai gjoja ka qenë kundër djegies së mandateve nga ana e deputetëve të LSI-së.
Le ta marrim për të mirëqenë se ai vërtetë nuk donte që LSI të digjte mandatet. Çfarë bëri për t?i ndaluar ata që të mos i digjnin mandatet? Me cilin prej tyre foli, edhe pse ishte ne Gjermani ato ditë? Kujt i tha që ta prisnin sa të kthehej në atdhe?
Nuk e dimë këtë të vërtetë, por ama dimë atë tjetrën që është edhe më e vërtetë. Cili shqiptar në këtë vend mund të besojë që Ilir Meta t?i ketë thënë Petrit Vasilit që mos e digj mandatin dhe Petrit Vasili ta ketë djegur mandatin në kokë të vet?!
Ja pra që vetëm ky argument e nxjerr zbuluar Ilir Metën në alibinë e vet e të mos flasim edhe për deputetët e tjerë të LSI-së që ishin të gjithë ushtarë të verbër të tij.
Cili prej tyre, Endrit Brahimllari apo Kejdi Mehmeti, Silva Caka apo Viktor Tusha, Haxhinasto, Kljada Gjosha apo Luan Rama, Nora Malaj apo Nasip Naço, Agron Çela, Vangjel Tavo, Shezai Rrokaj, Përparim Spahiu dhe Edmond Panariti do ta digjte mandatin në kundërshti me këmbënguljen e Ilir Metës për të mos i djegur? Apo do t?i kundërvihej porosisë së tij për të mos i djegur mandatet Floida Kërpaçi?!
Ja pra që gjithë sa thotë Ilir Meta se ka qenë kundër djegies së mandateve nga LSI nuk është gjë tjetër por një alibi e tij, meqë skenari i destabilitetit që provokoi djegia e mandateve dështoi.
Sepse nese do t?ia kishin dalë që përmes djegies së mandateve të rrëzohej qeveria, ai Ilir Meta i pari do të rendëte të merrte flamurin e shpëtimtarit të popullit.
Edhe një fakt tjetër; nese Edmond Panariti për shembull e paska djegur mandatin në kundërshtim me kembënguljen e Ilir Metës për të mos e djegur, përse e mori dhe e emëroi shef të kabinetit të vet, apo si mirënjohje dhe shpërblim për mosbindjen?!
E gjithë retorika e tij për gjoja këmbënguljen për të mos i djegur mandatet, është vetëm një alibi për ta nxjerrë atë të larë nga llumi politik që ka gatuar vetë edhe me djegien e mandateve, paçka se Edi Rama ia dogji kartat dhe ja la baltën e djegies së mandateve në dorë e tani po përpiqet që ta lerë edhe ate vetë Ilir Metën pa mandatin e Presidentit, sado që edhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon, ai, Edi Rama ia ka dalë ta zhveshë Ilir Metën në sytë e të gjithëve, edhe të ndërkombëtarëve ashtu siç është.
Nuk e keni vënë re që atë nuk e takon më askush prej atyre ndërkombëtarëve që vijnë në Tiranë?
Vetëm një budalla mund të mendojë se është rastësi se ndërkombëtarët nuk përcjellin mesazh kur refuzojnë të takojnë atë që mburret e thotë e kam për krenari kur më krahasojnë me personin non grata Sali Berisha. Kanë vetëm një ndryshim: njëri thotë jam Sali Berisha unë o budallej e tjetri thotë jam Ilir Meta unë o kryebudallej./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar shembje...
Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka reaguar në lidhj...
Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ironizuar situatën pol...
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe k...
Lulzim Basha me deputetët e tij votuan sot në Parlament pro ...
Kandidatja e PS për Bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni së b...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë pas përfundimi...
Një grup prokurorësh belg ndodhen në Shqipëri prej tre ditës...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Të p...
Kreu i shtetit Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në “...
Ndarja e votës së demokratëve në Shkodër do të vendosë rezul...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila abstenoi zgjatjen e...
Kuvendi ka miratuar sot në mbrëmje krijimin e dy komisioneve...
Pas përfundimit të seancës plenare, kryeministri Edi Rama ka...
Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Trita...
Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, ka reaguar pas mirati...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka folur për mediat pas dë...
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka reaguar pas ...
Është votuar në Kuvend me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abste...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...