“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kuvendi ka miratuar sot në mbrëmje krijimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Dy komisione të cilat rivijnë në Parlamentin shqiptar.
Komisioni i Reformës Territoriale u ngrit menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe në vitin 2015 pati një hartë të re të ndarjes administrative të Shqipërisë. Një komision që u drejtua në atë kohë nga Bledi Çuçi, solli një reformë të plotë. Në atë kohë ai ishte ministër Shteti për Reformën Territoriale dhe nga qindra komuna dhe shumë bashki, në fund pati vetëm 61 bashki, propozime të bëra kryesisht nga PS me disa ndërhyrje në fund nga aleatët e atëhershëm të socialistëve, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe një opozitë që e bojkotoj. Pra ishte Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ishte Lulzim Basha që e bojkotoj Reformën Territoriale-Administrative.
Në atë kohë Lulzim Basha tha se nuk do të ketë ndarje administrative pa opozitën dhe pa Lulzim Bashën. Në fakt, Reforma Territoriale u bë, u zhvilluan zgjedhjet lokale në 2015, u bënë edhe zgjedhjet e 2019, ndërkohë Luli në 2019 nuk shkoi në zgjedhjet lokale, i humbi ato, tani në datën 6 mars po shkon për herë të parë me ndarjen territoriale të bërë nga socialistët dhe nga ana tjetër pazaret e tij me Edi Ramën kanë vazhduar.
Sot qartazi, konsensusi politik i Ramës dhe Bashës ka sjellë dy komisione. Komisioni i Reformës Territoriale i cili rikthehet, pra një dështim total i opozitës së Lulzim Bashës dhe pas 7 vitesh do të kemi një komision të ri, do të diskutohet edhe një herë ndarja territoriale.
Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023, një vit e gjysmë më pas do të kemi një ndarje të re administrative për ti dhënë mundësinë Lulit të fitoj më shumë bashki dhe komuna, pasi aktualisht të gjitha i ka lënë në tryezë dhe mesa duket edhe në 6 mars nuk e ka shansin të fitojë ndonjë prej tyre, dhe me shumë gjasa mund të jetë edhe forcë e tretë politike.
Komisioni i dytë është Komisioni për Reformën Zgjedhore, një komision i cili pati konsensus para zgjedhjeve të shkuara të 25 prillit.
Komisioni Reformës Zgjedhore pritet që të shqyrtojë ndoshta pazaret që mund të ndodhnin midis Ramës dhe Bashës, një dyshe që do tentojnë që të luftojnë ndaj ish-kryeministrit Berisha, presidentit në detyrë Meta dhe forcave të tjera politike të cilat mund të iu hapin probleme.
Fakti është që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kodin aktual Zgjedhor i cili pengon hapjen e listave, pra kishte vënë një prag prej 10 mijë votash për thyerjen e listës së kandidatëve. Tashmë lista do të jetë e hapur, por kjo ende nuk dihet a do të zbatohet ky vendim i Gjykatës Kushtetuese sepse mund të ketë edhe një ndryshim të sistemit zgjedhor, të dakortësuar nga Rama dhe Basha, të cilët mesaduket po vazhdojnë pazaret e radhës dhe bashkëqeverisjen konsensuale në Parlament.
Kanë zgjatur vettingun, kanë rikthyer komisionin e Reformës Territoriale për të cilin Rama deklaronte se nuk do të kishte më një komison të tillë, do ta pranonte vetëm në rast se do të ulej numri bashkive , nga ana tjetër vjen komisioni Reformës Zgjedhore, i cilin pati konsensus para zgjedhjeve të 25 prillit, por më pas si u ndryshua në mënyrë të njëanshme nga kryeministri Rama i cili në atë kohë , ishte në Parlament me vasalët e listave të Lulzim Bashës, të cilët u përdorën dhe për ndryshimet kushtetuese.
Këto janë vetëm 3 nga hapat e parë që ka hedhur Rama dhe Basha , gjithashtu qartazi duket që ka dhe shumë faktorë të tjerë siç është heshtja e opozitës për skandalin e shembjeve në zonën e ?5 Majit?, shembjet në Unazë e të tjera si këto, për të cilat Partia Demokratike e Lulzim Bashës që mban vulën dhe ka zaptuar selinë, nuk reagon por vetëm hesht që me votimet e sotme të dy komisioneve të posaçme parlamentare, u duk qartazi se marrëveshja e Ramës me Bashën është kryer, ajo tani thjesht po zbatohet dhe këto janë hapat që shikojmë çdo ditë që ndodhin në Parlament./CNA.al
Pas përfundimit të seancës plenare, kryeministri Edi Rama ka...
Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Trita...
Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, ka reaguar pas mirati...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka folur për mediat pas dë...
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka reaguar pas ...
Është votuar në Kuvend me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abste...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, gjatë fjalës së tij sot në Kuven...
Ish kryeministri Sali Berisha, nga Vora ku prezantoi kandida...
Ish kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Bujar Nishani...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit, k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në Vorë, k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur bashkinë e Vorës ...
Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar pas deklaratave të Taula...
Për zbardhjen e plotë të dosjes “Toyota Yaris” kanë zbarkuar...
Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK për të dëshmuar për ëështj...
Pas votimit në parim, deputetët në Kuvend po votojnë për pro...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Ku...
Pas kandidatit për Bashkinë e Vorës Ymer Marku i cili ishte...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Foltorja e Kuven...
Seanca e sotme e Kuvendit, po nxjerr në dritë marrëveshjen m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...