Të vrasësh fjalën e lirë, me një media që u shërben interesave klienteliste apo përdoret për qëllime betejash politike dhe luftëra me qeverinë, është një nga mënyrat e ripërsëritura të Irfan Hysenbelliut.
CNA.al ka raportuar shpesh për betejat e tij me qeverinë, por jo beteja si media e lirë në parim, por beteja për interesat e tij personale.
Siç është rasti i përplasjes me ish-ministrin e Transporteve në kohën e qeverisë së PD-së, Sokol Olldashi, më pas me ish-ministrin e Financave zotin Bode, më pas filloi përplasja me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, tashmë ka filluar një sulm i gjerë prej kohësh ndaj shumë institucioneve, kryesisht, Tatimeve dhe Doganave, sepse e kanë kapur Irfanin në evazion fiskal dhe po ushtrojnë kontrolle për të paguar taksat.
Taksat, jo që shteti ia kërkon dhe i vijnë si pasojë e një kontrolli, por taksat që kishte vetëdeklaruar i kërkoi shteti në një copë letër ditën kur Irfan Hysenbelliu kërceu përpjetë.
Një "vrasës" i fjalës së lirë, sepse kur përdor median të sulmosh institucionet sepse s’ke paguar taksat, gjithçka është e pajustifikuar.
Një "vrasës" i fjalës së lirë sepse, nga njëra anë reklamon kryebashkiakun Veliaj si një histori suksesi për t’iu lëpirë qeverisë dhe nga ana tjetër sulmojnë institucionet.
E më pas për të bërë balancë e për t'u fshehur përpiqet të transmetojë Ramën e ndonjë ministër tjetër.
CNA.al ka disponuar informacione të plota se Irfan Hysenbelliu, telefonoi media, gazetarë dhe tentoi të vendoste censurë për "Festën e Birrës" në Korçë.
Festë, të cilën e kishte personalizuar për gati 15 vite, duke bërë ekspansion me reklama, sikur ishte festa e birrës së tij private.
Një "vrasës" pa pagesë sepse nuk e paguan askush për të bërë këtë veprim, por djaloshi nga Çepani i Skraparit, miku i afërt i Ilir Metës, lëpirësi i qeverive dhe pushteteve të ndryshme për interesa biznesi, gjithçka bën thjesht dhe vetëm për një arsye, për bizneset e tij për të mos paguar taksat.
Një qytetar i thjeshtë, një biznes i thjesht, në rast se i kalon afati i taksave, i bllokohet çdo llogari bankare, në rast se nuk i paguan. Për një taksë lokale apo detyrim në Tatime, menjëherë shkon shkresa dhe bllokohen llogaritë bankare, ndërsa Irfan Hysenbelliu ka televizon dhe mund të akumulojë miliona euro borxhe ndaj qeverisë.
Ai si "vrasës" pa pagesë i fjalës së lirë, mund të marrë objekte me qira, me çmim qesharak prej 300 lekësh të reja, ndërsa shteti vetë duhet t’i marrë me 10 apo 15 euro metrin katror.
U pagua qindra mijë euro nga kompanitë e inceneratorëve dhe heshti për aferën, por kur plasi gjithçka, e drodhi.
Ndaj dhe Irfani mban media që të "vrasë" pa pagesë kë i del përpara, kush nuk e lë që të mos paguajë taksat sulmohet, kush bën një ligj apo e pengon të ndërtojë pa leje sulmohet dhe kështu ka ndodhur me Irfanin në mënyrë të vazhdueshme.
Tashmë një njeri që publikisht u kuptua cili është misioni i tij mediatik, të "vrasë" pa pagesë këdo që i del përballë që e pengon që ai të shkelë ligjin, që ai të mos jetë i barabartë përpara ligjit si të tjerët por pretendon se është mbi të gjithë.
Irfani duhet të shkojë të paguajë taksat dhe të heqë dorë nga "vrasja" pa pagesë dhe përdorimi i medias si armë në dorën e tij për të mbrojtur biznese që shkelin ligjet./ CNA.al
Nga Mitro Çela Në vitin 1963 isha nxënës në gjimnazin “Çaju...
Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian d...
Florian Markun e priti Edi Rama dhe kësisoj nuk ia vle...
Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serb...
Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane ...
Të analizojmë shkrimin e Z. Ylli Asllani, “Domosdoshmë...
PER:1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe t...
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Floria...
Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçi...
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...
Elbasani është zgjedhur si qyteti në të cilin do ndërt...
Kur Presidenca drejtohej nga i ndjeri Presidenti z.Buj...
Nuk e kisha menduar kurrë edhe në ëndrrën më të keqe, ...
Po fillon të konkretizohet lufta antikorrupsion në Shq...
Dje, krejt papritur, kur akoma nuk kishte mbushur një ...
Zhvillimet e ditës së djeshme nuk kanë qenë të papritu...
Edhe sot ka tentuar të bëjë të fortin Ilir Meta, përkatësi...
Përgjithësisht partitë e majta, kanë si bazë votash sh...
Akoma lodheni të përgënjeshtroni një gënjeshtër të tra...
Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...