
Tashmë me një skenar të zbuluar sot bëhet publik dhe vetë Irfan Hysenbelliu e konfirmon dhe e pranon.
Në një publikim në mediat e tij, ai ka theksuar se "Festa e Birrës" në Korçë nuk ka pasur shkëlqimin e saj dhe ka qenë një dasmë pa nuse ku mungonte birra e parë shqiptare e të tjera argumente si këto. Nuse Irfanin? MOS!
Në fakt, birra "Korça" në "Festën e Birrës" nuk ka munguar.
Birra "Korça" ka qenë në Korçë, mund të shkoje te “Panda", mund të shkoje nëpër lokale ta pije, ta shijoje. Pra, është një gënjeshtër.
Një e vërtetë tjetër e madhe është që Irfan Hysenbelliu u tërhoq vetë nga "Festa e Birrës". Për ata që nuk e dinë dhe duan më shumë informacion, Irfan Hysenbelliu kishte rezervuar disa dhjetëra stenda për të marrë pjesë në "Festën e Birrës", por nuk mori pjesë dhe u tërhoq ditët e fundit thjesht dhe vetëm për ta dështuar.

Edhe bojkoton festën edhe akuzon bashkinë pse nuk ishte birra "Korça" në festë.
Po kush e ndali Irfanin të ishte pjesë e "Festës së Birrës" si gjithmonë? Pse ai e refuzoi pjesëmarrjen në këtë festë?
Stendat e planifikuara nga bashkia për birrën "Korça" iu dhanë subjekteve të tjera vetëm pas refuzimit të Irfanit për t’i marrë ato stenda, vetëm 48 orë përpara fillimit të festës.
Pra, sot Irfan Hysenbelliu ka pranuar publikisht atë që CNA.al ka thënë për disa ditë me radhë, që Irfan Hysenbelliu dhe birra "Korça" nuk morën pjesë për shkak të një vendimi të një personi, i cili tentoi të shkatërronte "Festën e Birrës".

Arsyet janë nga më të ndryshmet, donte ta prishte nga inati dhe konflikti që kishte me qeverinë apo kishte frikë se do t’i numëronin sasinë e birrës që do të shiste, pasi shpesh është akuzuar e për më tepër është kapur në flagrancë nga tatimet dhe është kallëzuar në Prokurori për evazion fiskal.
Në një publikim të tij në mediat që i mbajnë iso, Irfan Hysenbelliu thekson se "Festa e Birrës" dështoi. Në fakt i rekomandojmë të shikojë disa statistika.
Së pari, fundjavën e kaluar dhe gjatë gjithë javës që shkoi në Korçë kishte zero vende të lira në hotele.
Së dyti, në Korçë nuk kishe ku të parkoje makinën.
Së treti, "Festa e Birrës" çdo natë është treguar me foto dhe video në kohë reale që tregojnë se ka qenë më suksesshmja se kurrë më parë.

Më e madhja, më bukura e më spektakolarja në këto 16 vite. Në fund, edhe xhiroja te birra "Korça" lart te "Panda" ishte rritur, këtë e thonë të gjithë. Ka pasur më shumë njerëz, ka pasur më shumë pjesëmarrje, ka pasur më shumë aktivitet në qytet, kanë fituar të gjithë, bizneset, restorantet, hoteleria.

Njerëzit janë kënaqur dhe e kanë shijuar pa fund "Festën e Birrës".
I vetmi që nuk e shijoi, por tentoi ta dështonte dhe në fakt dështoi vetë me sukses ishte Irfan Hysenbelliu, i cili tashmë nga një njeri që për 15 vite abuzoi duke personalizur "Festën e Birrës" në Korçë, duke e quajtur "Festa e Birra Korçës", pra festën personale të brandit të tij, tani e sulmon sepse nuk shkoi vetë.

Nuk shkoi sepse do të duhet të paguante tatime dhe t’i numëronin sasinë e birrës që do të shiste, atë që ka shitur vjet e vite me parë. Me një llogari të thjeshtë Irfani do të duhej të paguante miliona euro taksa.
Nga ana tjetër dështoi Irfani nuk dështoi "Festa e Birrës", ajo ishte më madhështore se kurrë.
Tani Irfani nuk ka çfarë të bëjë tjetër thjesht dhe vetëm të qurravitet, pasi jo vetëm humbi, sepse "Festa e Birrës" ishte spektakolare, jo vetëm humbi se nuk mori pjesë, por humbi edhe disa miliona që do krijonte të ardhura në rast se do të shkonte te "Festa e Birrës".

Ato miliona që nuk donte t’i fitonte, por i fituan ato dhjetëra kompani që morën pjesë. Irfani mori çfarë i takonte nga shërbimet te birra "Korça" atje ku korçarët dhe çdo turist mund të shkojë sa herë të dojë.
Askush nuk e mbylli birrën "Korça", askush nuk e mbylli "Pandën", ishte hapur dhe kush donte mund të shkonte ta pinte. Jo vetëm atje, por në çdo lokal tjetër ku serviret birra "Korça".

Në Korçë, në "Festën e Birrës" nuk kishte stendë brenda festës, por birra "Korça" ishte kudo. Prandaj Irfani jo vetëm gabon për të disatën herë, por edhe tregon se është një qurravec dhe inatçor i vogël që ka dështuar dhe tashmë s’di si të justifikojë atë turp që e mbuloi dhe do të shpallë atë që mendon ai se “festa dështoi se nuk ishte Irfani”.
Dhe pasi vetë i refuzoi, i penduar ndoshta për zgjedhjen e gabuar që bëri, tani nëpërmjet televizionit të tij akuzon bashkinë pse nuk ishte birra "Korça" aty dhe shkon dhe më tej se mungesa e birrës "Korça" i paska humbur shkëlqimin festës.

Por ky televizion që po përdoret keq e më keq këto kohë nga Irfani për hallet e tij, në gjithë atë kronikë qurravitjeje për festën, nuk thotë asnjë fjalë, pse mungoi birra "Korça" në festë dhe kush e pengoi këtë birrë të ishte prezente si gjithë birrat e tjera?
Festa ishte më spektakolare dhe më e bukur e më madhështore thjesht dhe vetëm se mungonte arroganca dhe Irfan Hysenbelliu që personalizonte dhe grabiste festën e qytetarëve korçarë dhe gjithë shqiptarëve.

Korça e pa dhe jetoi "Festen e Birrës", kurse Irfani thjesht po tregon se kush është dhe sot po u bën karshillëk e tallet me Korçën e korçarët.

Mes të tjerash në publikimin e medias se Irfanit thuhej se në "Festën e Birrës" mungonin këngëtarët korçarë. I bëjmë thirrje ta shohë edhe një herë “Festën e Birrës” sepse Anxhela Peristeri dhe disa këngëtarë të tjerë pjesëmarrës janë nga Korça.
Fatkeqësisht Hysenbelliu po bëhet si Nuri Beu në filmin “Koncert në vitin 1936" që donte të prishte festën ku merrte pjesë gjithë qyteti.
Nëse Irfani nuk i ka parë fotot dhe videot nga netët spektakolare të "Festës së Birrës", po ia vendosim më poshtë që t’i shohë./CNA.al
Sekretarja e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, Maj...
Pamjet e mëposhtme vijnë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku...
Pak kohë më parë CNA.al ka shpallur "në kërkim" ish-kr...
Në 27 shkurt Shqipëria vendosi të ndalojë fluturimet e...
Gazetari Artan Hoxha ka reguar i revoltuar për shfaqje...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën gjatë ceremo...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërk...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë ceremon...
Gazetari Norel Zaimi tregoi për Euronews Albania se në...
Gazetari Xhevair Zhabina tregoi se në uzinën e Gramshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është sot i pranishëm në I...
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, është nderuar...
Këto janë pamjet që vijnë nga plazhi në Lukovë. Video...
Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore,...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Dr...
Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jet...
Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë notë ng...
Kërkesat për divorce kanë shkuar në 11 mijë. Ka shumë...
Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të v...
Evi Angelakis, ish-Evis Kokalari, parimorja konservatore a...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...