Hitleri përdorte turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike!
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...

Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis disa bashkëqytetare “pe Korçe” pasi dy gjëra i kam vdekje, hipokrizinë dhe grindjet e kota. I referohem, sigurisht, gjithë kritikave që u shkruan për festën e Birrës, këngëtarin grek Konstantino Argiro, artistët shqiptarë që u zgjodhën sivjet, mënyren e organizimit dhe kështu me radhë.
Së pari, dua të sqaroj se nuk kam asnjë lidhje me organizimin e eventit, madje as nuk e di kush e organizoi, në çfarë mënyre, kush ishte drejtor artistik etj. Zgjodha të mos mësoja detaje dhe të gjykoja si qytetar i thjeshtë nga rezultati. Për ata që më njohin mirë, e dinë që fakte si miqësia, pjesëmarrja etj nuk do të kishin rëndësi, pasi unë në çdo rast ende do thoja publikisht mendimin tim, por dua ta theksoi edhe një herë këtu.
Së dyti, nuk më interesojnë aspak komentet dhe motivet politike, të cilat mban një organizim artistik. Dhe kjo absolutisht nuk do të thotë se nuk kam mendim dhe gjykim politik, perkundrazi jam thellesisht i politizuar, por nuk i përkas asnjë partie në Shqipëri. Këto theksohen që askush të mos identifikojë situata dhe të nxjerrë përfundime të gabuara. Tashmë jam mësuar ta çmontoj totalisht një event muzikor, nga çdo gjë që e mban të lidhur.
Pyetja e parë, a konsiderohet i suksesshëm edicioni i këtij viti? Absolutisht po! Nëse gjykojmë nga fakti se dje, duke ardhur nga Tirana të gjitha rrugët drejt Korçës ishin të bllokuara, po!!! Nisur nga numri i makinave me targa greke që kaluan kufirin dje duke krijuar radhë në doganë, po!!! Duke marë parasysh që dje të gjithë hotelet e qytetit ishin plot, po!!!
Dhe së fundi, nëse patë atmosferën brenda terminalit, do të arrinit lehtësisht në përfundimin se ishte një ngjarje e suksesshme.
Pyetja e dytë, është fitim apo humbje për qytetin? Sigurisht fitim. Po, pas një vere kulturore me një kalendar të pasur aktivitetesh (disa prej të cilave ishin ndërkombëtare) kulminimi të vijë me një koncert të standardeve të larta, është fitim për të gjithë zonën. Sidomos nëse marrim parasysh pozicionin strategjik të qytetit midis tre kombeve. Për më tepër, mos harrojmë që sot teknologjia të ofron mundësi, kështu duket që numri i eksplorimeve në internet të fjalës “Korça” këto ditë është rritur, fakt që nuk mund ta kundërshtojmë.

Pyetja e tretë, pse nuk u përzgjodhen artistë nga qyteti i Korçës? Më vjen keq, por mendoj se është pyetja më hipokrite që mund të bëjë dikush sot!!! Nga njëra anë, edhe mund të analizosh «marketingut e eventeve» dhe t'i referohesh literaturës, të shpjegosh bukur e qetë, se në këto lloj organizime, do ndjekësh një strategji tjetër pasi dëshiron ti jepësh një ndikim ndërkombëtar, se nuk është e mubdur të vendosësh një axhendë identike artistike çdo vit për t'u bërë tërheqës etj. dhe se në festivalet bavareze, që janë “nëna” e festivaleve të birrës, nuk përzgjidhen as artistë gjermanë, por emra botërorë që mbushin stadiume pavarësisht nga kombësia.Po, vetëm kështu dhe në këtë mënyrë mund të institucionizosh “festën e birrës” fillimisht në Shqipëri dhe gradualisht në rajon.
E gjithë kjo përgjigje, nuk mund të jepet tek ata “bashkëqytarë” që nuk kanë shkelur kurrë në asnjë koncert apo aktivitet të artistëve korçarë, të cilët nuk interesohen fare se çfarë bëjnë këta artistë korçarë 364 ditë në vit, por ndjeshmëria e tyre selektive i kap gjithmonë këto ditë, që e kanë identifikuar “artin korçar” vetëm me pesë a gjashtë emra, dhe që me sa duket vitet e mëparshme nuk u ankuan asnjëherë kur artistë që jetonin në Korçë, nuk u ftuan asnjëherë në evente tilla. Kulmi i hipokrizisë!!!
Sa për artistët që nuk u ftuan këtë vit dhe bënë deklarata dhe postime të hidhura, rekomandoj qetësi. Ashtu siç bënin dhe artistët më të vjetër korçarë kur iu shikonin ju në skenë. Kështu është industria e muzikës në Shqipëri, të përdor derisa të betonizohet një event dhe pastaj të hedh.

Harroni monopolin artistik dhe silluni me dinjitet, dielli nuk perëndon vetëm për ju.
Pyetja e fundit, duam një festival të tillë në qytetin tonë? Edhe pse nuk i përkas publikut që zgjedh këtë lloj muzike, kam ndjekur gjatë gjithë jetës sime shumë koncerte të hapura dhe festivale birre jashtë shtetit. Personalisht kam kaluar mirë vitin e kaluar dhe akoma më mirë këtë vit. Dëgjova nga miqtë e mi grekë që kanë ardhur në Korçë (të cilët kanë një kulturë të gjerë të festave të birrës) që u kënaqën. Nuk mund të mos jem i lumtur për rezultatin e qytetit tim, përveç kësaj, ne që jetuam jashtë në vitet e para të gurta të demokracisë, e dimë mirë vlerën e arritjeve të vendase në këtë fushë.
Pra, le të lëmë mënjanë ankimet e grindjet e kota dhe të shohim së bashku se çfarë mund të nxjerrim nga e gjithë kjo, për Korçën. Festa e birrës mund të prekë shumë sektorë, dhe të jetë një mundësi për promovimin e mëtejshëm të qytetit tonë.
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shpre...
I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3...
Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolu...
Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për ...
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe '...
Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të ar...
Komisioni Europian i zonjës Ursulë nuk i bën dot asgjë...
Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, di...
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e ne...
Nga Roland Qafoku Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit ...
Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë. U kënaqën fansat! ...
Cfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me b...
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, p...
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...