Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë. Takoi presidenten Osmani dhe po takon me radhë kryetarin e parlamentit, zotin Konjufca, si dhe kryeministrin Kurti.
Presidentja dhe kryeministri mund të kenë folur edhe "tet a tet" (kopf an kopf), pra kokë më kokë, në katër sy. Nëse po, atëherë së paku nuk ka pasur nevojë të kenë përkthyes. Sepse si e ka sjellë punën Edi Rama në marrëdhëniet me Kosovën, mund të shkohet deri te përdorimi i përkthyesit për të dëshmuar largësinë midis palëve.
Por për presidentin Begaj është herët të mendohet kësisoj, edhe pse ai është produkt i autokratit Rama.
Kjo është vizita e parë e presidentit të ri jashtë vendit. Dhe ishte e natyrshme të ndodhte kështu. Megjithatë, do të doja të bëja një analizë empirike rreth deklarimeve të presidentit shqiptar në Prishtinë. Në konferencën për shtyp zoti Begaj u zotua për të njëjtat gjëra që zotohet edhe kryeministri Rama. Nuk doli jashtë tyre.
Pra, nuk foli për çështje të cilat i konteston qeveria dhe institucionet e Kosovës ose zoti Rama, sidomos në raportet midis kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë, "Open Balkans" e tjerë.
Temat që artikuloi ai kanë të bëjnë me vlerësimin e lartë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar se "asnjë raport i trilluar nuk e zbeh dot këtë trashëgimi të lavdishme"! Pra, duke risjellë në vëmendje si akt patriotizmi rezolutën e parlamentit të Shqipërisë (në fakt të Edi Ramës) drejtuar Këshillit të Europës. Në këtë rast do të mjaftonin fjalët dhe vlerësimet për UÇK-në, ndërkohë që implikimi në një lloogari personale të Edi Ramës me Hashim Thaçin ishte i panevojshëm. Sepse rezoluta, në kushtet që vetë i akuzuari, zoti Thaçi, nuk e paditi Dick Martty-n në gjykatë, siç kishte premtuar, është me ndikim zero për fatin e të akuzuarve në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Shkurt, presidenti i Shqipërisë nuk duhet të bëjë vizita me axhendë të kryeministrit. Nëse vazhdon me këtë stil, atëherë do të konsiderohet si noter i tij.
Presidenti Begaj me të drejtë tha se “Liberalizimi i vizave për Kosovën është premtim i vonuar…" Por ky është thjesht një konstatim. Madje edhe Beogradi nuk e ka kontestuar ndonjëherë liberalizimin e vizave me Kosovën. Sepse kjo nuk cenon "sovranitetin" serb në këtë vend të pretenduar nga kushtetuta e Serbisë.
A je i zoti zoti President t'i thuash Brukselit se "Nëse ju nuk liberalizoni vizat deri në një kohë të dhënë, atëherë unë, kreu i shtetit shqiptar, do t'u jap nënshtetësi qytetarëve të Kosovës së persekutuar"! E bën dot këtë?!
Jo të japësh shtetësinë, por më parë të japësh një afat të arsyeshëm për BE-në. Nuk e bën dot o president "sovran" i një vendi "sovran"! Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për t'iu qarë hallin, ata duan t'ua zgjidhim hallin. Kot t'ju them: Të jeni i sigurt zoti Begaj se nëse BE-ja do të kishte vonuar liberalizimin e vizave për Serbinë, siç bëhet me Kosovën, këtë kërcënim ndaj Europës do të kishte bërë Edi Rama! Po Kosova nuk është Serbi edhe në këtë pikëpamje!
Ajo çfarë më ra në sy ka të bëjë me angazhimin e zotit president të Shqipërisë për të promovuar përmes Këshillit të Sigurimit shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo është detyrë kushtetuese, të cilën do të duhet që presidenti t'ia kërkojë publikisht kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të vendit të tij. Për këtë ai duhet të ketë një axhendë përgjegjësie, kontrolli e informimi.
Nëse zotimi bëhet në emër të zotit Rama, atëherë është diçka tjetër. Por kryeministri nuk do ta pyesë presidentin, nëse në Këshillin e Sigurimit do të promovohet ose jo shteti i pavarur i Kosovës.
Nga ana tjetër ne kemi parë se si kryeministri promovon pa limit shtetin e Serbisë dhe bën avokatinë e tij. Dy kunguj nuk mbahen në një dorë, aq më tepër që këta dy kunguj rrokullisen për t'u përplasur me njëri-tjetrin. Në këtë kuptim edhe kjo deklaratë është propagandë, premtim futurist!
E vetmja deklaratë esenciale politike mbetet ajo për mbështetjen e plotë të së drejtës legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit.
Dhe konstatimi se "Realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm". Për mua ky angazhim i presidentit shqiptar, Bajram Begaj, është obligativ. Por edhe kjo do ta vendosë atë në kundërshti me kreun e ekzekutivit! Praktikisht unë kam dyshimet e mia të bazuara dukshëm në prova dhe argumente, nëse kryeministri Rama e konsideron realitetin e Kosovës së pavarur si të pakthyeshëm ose jo.
Unë vazhdoj të besoj se Edi Rama vijon të punojë për ndarjen e saj dhe zhbërjen e këtij shteti. Dua të jem i gabuar, por ama nuk dua që presidenti im të jetë aq naiv, sa të mos e kuptojë intrigën e lojës politike që bëjnë kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë kundër Kosovës. Mjafton të lexojë agresivitetin e arrogancën antikosovare të Aleksandër Vuçiqit dhe heshtjen ose nganjëherë mbështetjen që atij i jep Edi Rama!
Gjithsesi, vizita e presidentit të Shqipërisë në Kosovë është gjithnjë një ogur i mirë dhe një përpjekje së paku për të sqaruar realitetet kundërthënëse midis Tiranës dhe Prishtinës së sotme sa u përket çështjeve të përbashkëta. Çështje e përbashkët është edhe qëndrimi ndaj "Open Balkans". Shpresoj që zoti Begaj ta ketë marrë mesazhin e zonjës Osmani dhe zotit Kurti për këtë lloj iniciative që synon pikërisht atë që thashë më lart, zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, për të cilën presidenti thotë se është e pakthyeshme!
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe ...
Nga Luciano Boci Vendimi për të mbajtur në provë tremujor...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidenc...
Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...
Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit...
Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjeto...
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...