"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit bastisën rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, pasi ndoqën një urdhër kontrolli. Duke vepruar kështu, një agjenci e qeverisë federale, ndërmori aksionin më të ashpër dhe më skandaloz kundër një ish-presidenti në historinë e vendit tonë. Kjo bastisje shkon përtej një nevoje të supozuar për të rikuperuar dokumente dhe për t’i kthyer ato në Arkivin Kombëtar. Bëhet fjalë për përdorimin si armë të qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë dhe popullit amerikan.
Të thuash që kjo bastisje ishte e paprecedentë, do të ishte një nënvlerësim. Asnjëherë më parë nuk janë marrë masa të tilla në rrethana të ngjashme. Në fakt, unë shërbeva në Komisionin e Bengazit, që pjesërisht hetoi trajtimin e paligjshëm të informacionit të klasifikuar nga Hillary Clinton gjatë kohës së saj si Sekretare e Shtetit. Ne vërtetuam se ajo mbante në mënyrë të paligjshme mijëra dokumente të klasifikuara në rezidencën e saj private. A e bastisi shtëpinë e saj FBI-ja, duke kërkuar ato dokumente? Absolutisht jo! Deri më tani, nuk ka asnjë pretendim se dokumentet në rezidencën e Trumpit ishin në rrezik për t’u shkatërruar ose publikuar. Krahasoni këtë me Clinton, e cila përdori BleachBit për t’u siguruar që askush të mos e shihte kurrë materialin që zotëronte.
E vërteta e thjeshtë është se ky është vetëm një shembull i demokratëve që vazhdojnë të përdorin si armë agjencitë e qeverisë federale kundër amerikanëve që nuk ndajnë ideologjinë e tyre të ngushtë politike. Kjo nuk ka të bëjë me Trumpin, ka të bëjë me ju.
Demokratët po përgatiten të përndjekin bizneset e vogla dhe familjet që punojnë shumë duke punësuar 87 mijë agjentë tatimorë për të shënjestruar amerikanët. Sa kohë përpara se këta agjentë të rinj të lëshohen mbi popullin amerikan? Sa kohë përpara se të fillojnë të shkojnë pas qendrave të krishtera të shtatzanisë pro-jetës? Sa kohë përpara se amerikanët punëtorë dhe klasa e mesme- policët, makinistët dhe fermerët, për të përmendur disa- të fillojnë të auditohen për shkak të donacioneve të tyre për Partinë Republikane?
Tatimorët kanë një historik të mohimit të miratimit për jofitimprurësit konservatorë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike. Ata e përdorën si armë FISA-n për të përndjekur amerikanët e pafajshëm bazuar në kërkesën e kongresmenit demokrat Adam Schiff mbi mashtrimin e Hillary Clinton për Rusinë. Departamenti i Drejtësisë shpenzoi 32 milionë dollarë të taksapaguesve për raportin e Mueller, i cili nuk gjeti prova të marrëveshjes së fshehtë apo të pengimit të drejtësisë.
Departamenti i Drejtësisë i Biden po e përdor FBI si armë kundër prindërve të Amerikës, duke i etiketuar ata si terroristë nëse shprehin shqetësime rreth temës së teorisë së racës kritike, e bazuar në marksizëm. Rregullat e shëndetit dhe sigurisë u abuzuan për t’i mbajtur fëmijët, veçanërisht fëmijët në zonat e paprivilegjuara, larg frekuentimit të shkollës, duke i lënë ata pas për vite të tëra.
Dhe i njëjti Departament i Drejtësisë nuk ka gjetur ende kohë për të ndjekur penalisht Hunter Biden për një sërë marrëveshjesh të dyshimta të jashtme, që mund të implikojnë babanë e tij, presidentin aktual të SHBA-së. Pse DD po e zvarrit këtë gjë?
Ja një shembull tjetër. Në mesin e qershorit, pas vendimit pro jetës nga Gjykata Supreme, Amerika përjetoi një sërë sulmesh në qendrat e shtatzënisë pro jetës në të gjithë vendin, shumë prej tyre me zjarr dhe molotov. Deri më tani, Departamenti i Drejtësisë nuk ka bërë asnjë arrestim të vetëm për këto sulme. Megjithatë, kur një qendër e Prindërimit të Planifikuar u sulmua në korrik, një koalicion prej shumë agjencish ishin në gjendje të gjenin të dyshuarin dhe ta arrestonin atë brenda katër ditësh. Pse ky standard i dyfishtë? Sepse Prindërimi i Planifikuar është një bastion i ideologjisë progresive dhe një bastion i donatorëve demokratë.
Bastisja në Mar-a-Lago ishte një sulm ndaj të gjithë amerikanëve dhe një paralajmërim i asaj që do të vijë. E majta progresive i sheh institucionet e qeverisë sonë federale jo si garanci që i shërbejnë popullit amerikan, por si mjete të dobishme, madje edhe si armë të fuqishme, që duhet të përdoren për të çuar përpara axhendën e tyre specifike.
Presidenti ynë i ardhshëm do të duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të publikojë reformën e shërbimit civil. Ai do të duhet të sigurojë që çdo punonjës civil federal t’i nënshtrohet punësimit, shkarkimit dhe promovimit bazuar në merita dhe performancë- ashtu si të gjithë ata që punojnë jashtë kënetës së qeverisë. Deri atëherë, ne duhet të vazhdojmë të denoncojmë këtë keqpërdorim qeveritar dhe të kërkojmë që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të barabartë përpara ligjit nga qeveria jonë federale. Ata punojnë për ne; ne nuk jemi armiku i tyre, as nuk do të jemi viktimat e tyre.
Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjeto...
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...