Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-veçareje shqiptare në qelitë italiane, përmes thithjes së gazit nga bombola. Ishin të shumta mediat që fokusoheshin te letra që ajo i kishte dërguar si lamtumirë nga kjo botë të dashurit, teksa po e tradhtonte dashurinë e tij me aktin ekstrem.
Por mjaft media duket se pak arritën të veçojnë letrën që gjyqtari italian i Gjykatës së Veronës, Vincenzo Semeraro, që kishte ndjekur çështjen, i kishte çuar priftit gjatë meshës së lamtumirës për vajzën. Ishte një letër ku gjyqtari shprehej i penduar që nuk kish arritur të gjente rrugën më të mirë për të shpëtuar vajzën, e cila luftonte në betejë me drogën.
Në letër gjyqtari ndihej fajtor që sistemi i drejtësisë, ku ai bënte pjesë, kish dështuar për t'i dhënë dorën reale të ringritjes.
"Ne jemi njerëz përpara se të jemi gjyqtarë. Dhe unë, si magjistrat, por mbi të gjitha si burrë, e ndjej që kam dështuar tani që një vajzë 27-vjeçare, me dosjen e së cilës jam njohur që në vitin 2016, u vetëvra në burg... Pra, si sistemi, dhe unë, kemi dështuar", shkruante gjyqtari Semeraro.
Letra e gjyqtarit, aq njerëzore, me aq përgjegjësi, duhet të na sjellë sërish disa pyetje: po gjyqtarët tanë, apo të gjithë ata që bëjnë pjesë në hallkat e tjera të drejtësisë, a janë shqetësuar ndonjëherë për atë që nuk bënë dot si duhet, a janë penduar që nuk panë Njeriun te personi në bangën e të akuzuarve? Nuk po flas këtu për ata gjyqtarë të emëruar në diktaturë nga partia direkt nga kooperativa në sallën e gjyqit.
Ata do të mbeten gjynahqarë që nuk e dinë se ç'është pendimi, ç'është falja. Asnjë prej tyre, përveç Bedri Spahiut, që provoi dhe vetë burgjet e diktaturës, nuk kërkoi ndjesë që çoi në pushkatime apo dënime të njëpasnjëshme mjaft qytetarë shqiptarë, pa fakte, pa prova, por vetëm se deshi partia që ata e besonin verbërisht. Jo, të tillë njerëz, nuk mund të pendohen, pasi as ideatorët e tyre nuk u penduan kurrë për ç'ka i bënë bashkëqytetarëve të tyre, ndaj as ata nuk mund t'i tradhtonin profesorët e bindjes së tyre me pendesë.
Për ironi, gjyqtarë ish-kooperativistë u lanë në punë edhe pas vitit 1992, madje në Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, edhe pse teorikisht sistemi nuk ishte më ai i drejtësisë sipas dëshirës së partisë.
Për fat të keq, një gjyqtar i tillë, që t'i drejtohet publikut për atë që nuk bëri dot, apo që nuk e bëri në kohën duhur, nuk e kemi parë as nga ai brez që u shkollua pas vitit 1990.
Duket sikur helmi i gjyqtarë johumanë, që vijojnë të japin mësim në shkolla, apo të kishin pushtet në drejtësi, instaloi sërish varësinë politike, që duket se i pëlqeu dhe vetë pushtetit, që në këto 32 vite kërkoi ta mbante drejtësinë për vete. E ne sot habitemi se përse SPAK-u, përse gjykatat e specializuara nuk guxojnë të hetojnë dhe dënojnë njerëzit e pushtetit.
Fare e thjeshtë - ata kanë trashëguar varësinë nga pushteti dhe e vetmja kartë që u ka mbetur është të ndëshkojnë të varfërit, të pambrojturit, ata që nuk kanë asnjë lidhje politike. Ndaj ne nuk kishim askënd nga drejtësia që të kërkonte falje për vetëvrasjet që ndodhën në qeli disa vite më parë për shkak se u dënuan për mospagim dritash.
Ne nuk mund të kemi sot asnjë gjyqtar që të marrë nën hetim personat që lanë në varfëri vetëvrasëse 48-vjeçarin Fatos Çollaku në Librazhd, edhe pse kryeministri ynë krenohet plot arrogancë se nuk ka vdekur askush për bukë.
Po tani që ka ndodhur, a ka një prokuror, një gjyqtar, që të dënojë ata që shpërfillën detyrimin e tyre ligjor për të shmangur vetëvrasjen e një njeriu që iku nga kjo botë sepse nuk kish mundësi të paguante ujë dhe drita e që nuk rriti të ushqehej të paktën një vakt në ditë?
...Letra e gjyqtarit italian është letra e një njeriu, që kërkon të gjejë brenda vetes pendimin se përse nuk mundi të bëjë diçka më shumë që vajza shqiptare të mos zgjidhte të tradhtonte jetën. Letra e një gjyqtari që vetëfajësohet kaq njerëzisht është njëkohësisht hendeku ynë i madh me njerëzoren që kemi humbur në shoqërinë tonë.
Fatkeqësisht, dehumanizmi që trashëguam nga diktatura ka arritur të helmojnë këto ndjesi kaq njerëzore. Dhe ata politikanë që lejuan gjyqtarët e diktaturës të ishin në fushën e së drejtës për kto 32 vite, kur vetëm me të drejtën nuk kishin të bënin, duhet të paktën të kërkojnë ndjesë se përse shqiptarët e kanë drejtësinë më të rëndë se sa Sizifi ngritjen e gurit./CNA.al
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...
Ndryshe nga çfarë ka relatuar Agjencia e Mbikqyrjes Polico...
Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare ...
Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora...
126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga...
Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të det...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...