Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekonomisë në çdo komb ndër të tjera është edhe energjia. Në këtë këndvështrim, deri në muajin gusht të vitit 2022 furnizimi i Europës me gaz nga Rusia ka rënë me 80%. Ndërkohë që nga fillimi i luftës në datën 24 shkurt 2022, me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ky i fundit u përball me disa raunde saksionesh ekonomike nga më të fuqishmet në historinë e sotme të vendosura nga SHBA-të, BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.
Lufta në Ukrainë vazhdon me intensitet të lartë duke shkaktuar humbje të rëndësishme tek të dy palët e përfshira në konflikt, por në të njëjtën kohë strategjia e luftës së Rusisë e ka habitur Europën.
Duhet pranuar se linja gjeopolitike që po ndjek Putini po funksionon më së miri deri tani. Që nga fillimi i konfliktit, Europa po vuan nga rritja e madhe e çmimeve, ndërkohë që inflacioni në drejtim të energjisë është në nivelin 41.9 %, inflacioni i ekonomisë së BE-së në muajin korrik u rrit 10.4 %, GDP-a e 27 vendeve të BE-së po ulet për shkak të krizës ekonomike dhe një nga krizat më të mëdha me të cilat pritet të përballet Europa është afrimi i dimrit.

Me qëllim që të kuptojmë strategjinë e luftës ekonomike të Putinit, duhet të analizojmë konceptin e luftës moderne së bashku me tri elementët e saj të përfshirë në këtë konflikt: 1. Ushqimin. 2. Financat dhe 3. Energjinë.
Nëse do të hedhin një sy dhe të analizojmë tregtinë midis Europës, Rusisë dhe Ukrainës, duhet pranuar se SHBA-të dhe BE-ja kanë bërë ‘detyrat e tyre të shtëpisë’ për të dëmtuar sa më shumë ekonominë e Rusisë gjatë këtyre pesë muajve. SHBA-të ngrinë 300 bilionë dollarë nga rezervat e Rusisë, BE-ja ka vendosur një tarifë shtesë me 35 % për eksportin e votkës ruse, vendet e G-7 kanë vendosur sanksione në tregtinë e arit të Rusisë, ndërkohë kompanitë e mëdha ndërkombëtare si Coca-Cola, Pepsi, Mc. Donald, Starbuck, etj të gjitha janë larguar dhe si pasojë e kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse. Si rrjedhim, mendohej se ekonomia ruse do të shkonte në kolaps dhe Putini do të tërhiqej nga lufta në Ukrainë.
Ndërkohë që BE-ja dhe USA-të në fakt po fitojnë luftën ekonomike sa i përket financave, në dy elementët e tjerë ushqimet dhe energjia situata është krejtësisht ndryshe.

Rusia dhe Ukraina janë aktorë të rëndësishëm në tregtinë botërore sa i përket eksporteve në këtë fushë. Të dyja së bashku ofrojnë 29 % të eksporteve të grurit respektivisht 17 % Rusia dhe 12 % Ukraina, rreth 20 % të eksporteve të misrit, më shumë se 50 % të eksportit të vajit të lulediellit (29 % Rusia dhe 21 % Ukraina) por jo vetëm. Në momentin kur eksporti i këtyre elementëve të rëndësishëm ushqimor u ndërpre si pasojë e luftës, në Europë çmimet e tyre u rritën në mënyrë të menjëherëshme.
Ndërkohë sa i përket sektorit të energjisë, këtu padyshim Rusia ka një avantazh të madh në raport me Europën. Dëshiroj të rikujtoj se në vitin 2020, Rusia eksportonte 40 % të energjisë në Europë, ku shumica e së cilës transportohej nëpërmjet gazsjellësit ‘Nord Stream 1’.
Ky tubacion konsiderohet si një nga tubacionet më të fuqishme dhe rëndësishme në botë. Ai është ndërtuar krejtësisht nën ujë në Detin Balltik me gjatësi 1224 km, ka kushtuar 7.4 bilion Euro dhe është financuar së bashku nga kompania shtetërore ruse ‘Gazprom’ me katër kompani europiane. Kapaciteti transportues i saj është 55 bilionë litër gaz, shumica e së cilës shkon në Gjermani dhe prej andej shpërndahet në të gjithë Europën.
Për të kuptuar më saktë vartësinë e furnizimit të Europës me gaz nga Rusia, gjatë vitit 2020 vendet e BE-së importonin nga Rusia sasitë e gazit si më poshtë vijon:
Maqedonia e Veriut 100 % vartësi gazi nga Rusia, Finlanda 94 %, Bullgaria 77 %, Sllovakia 70 %, Gjermania 49 %, Italia 46 %, Polonia 40 %, Franca 24 %, etj.
Por në momentin kur BE-ja vendosi sanksione të rënda ekonomike mbi Rusinë, duket se Putini ishte përgatitur për tu përballur me to, duke marrë menjëherë dy vendime të rëndësishme:
1. Ndalimin e eksportit të gazit në vendet e BE-së me 60 %.
2. Vendosjen e kushtit që në rast se vendet jomiqësore me Rusinë duan të vazhdojnë të blejnë gazin dhe naftën ruse, atëherë ata duhet të paguanin me rubla. Këto dy vendime, krijuan tri implikime të rëndësishme:

Së pari, meqënëse Rusia ndaloi 60 % të eksportit të gazit në tregun Europian, menjëherë çmimet e gazit u rritën për shkak të kërkesës së lartë.
Dua të sjell në vëmendjen tuaj se vërtetë 5 vende si Rusia, SHBA-të, Katari, Norvegjia dhe Australia së bashku janë në gjendje të ofrojnë 100 bilionë kubik metër gaz, por në momentin kur Rusia ndaloi transportin e gazit në Europë, katër shtetet e tjera së pari rritën çmimet e shitjes së saj dhe së dyti nuk kishin në dispozicion infrastrukturën për transportin dhe shpërndarjen e saj në vendet e Europës.
Për të kuptuar më qartë këtë element të luftës ekonomike, duhet të sjellim në vëmendjen tuaj çmimin e gazit në fillim të vitit 2022 dhe më pas deri në muajin korrik 2022. Nga muaji janar 2022 çmimi i energjisë në SHBA është rritur me 37 %, në Britaninë e Madhe me 142 % dhe në BE me 144 %.
Në momentin kur Rusia ofroi si kusht blerjen e energjisë me rubla, vlera e saj u rrit shumë. Ndërkohë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në BE, kompanitë e BE-së rritën çmimet duke bërë që në vendet e BE-së të rritet inflacioni. Sipas EuroStat inflacioni në BE është rritur me 9.6 % në muajin qershor 2022, çmimet e prodhimeve industriale janë rritur me 36 %, çmimet e ushqimeve janë rritur me 7.5 % dhe energjia me 144 %, duke arritur shifrat më të larta të 20 viteve të fundit.
Ndërkohë që objektivi i vendosjes së sanksioneve ekonomike ishte shkatërrimi i ekonomisë ruse, shifrat dhe faktet tregojnë se Rusia gjatë këtyre pesë muajve ka grumbulluar më shumë para nga tregtia dhe shitja e naftës dhe gazit të saj nga muaji shkurt deri tani në gusht të vitit 2022 sesa gjatë të njëjtën kohë në vitin 2021.
Si ka mundësi? Pas ndalimit të eksportit me gaz me rreth 60 %, BE-ja ishte e gatshme ta paguante me çfarë do lloj çmimi, për shkak se mungesa e energjisë do të shkatërronte ekonominë e BE-së. Këtu mund të sjellim si shembull çmimet e naftës të cilat ishin 65 $ për fuçi të cilat në kohë rekord shkuan 100 $ për fuçi.
Për këtë arsye por jo vetëm, Rusia edhe pse ka shitur sasi më të vogla ka përfituar më shumë para. Nëse marrin si shembull shitjet e gazit gjatë vitit të kaluar gjatë muajve mars-korrik 2021, Rusia përfitoi 50 bilionë dollarë. Gjatë vitit 2022, nën sanksione Rusia gjatë të njëjtës kohë ka përfituar 90 bilionë dollarë ose rreth dyfish. Ndërkohë në raport me vitet e tjera, eksporti i sotëm i energjisë së Rusisë me të gjithë partnerët e tjerë është rritur tri herë.
Së dyti, për shkak se dy ekonomi shumë të fuqishme Kina dhe India nuk kanë pranuar t’i bashkohen sanksioneve ekonomike, sasia e importit të tyre edhe për shkak të një çmimi preferencial në raport me tregjet botërore, ka bërë që Rusia të shtojë volumin e eksportit me tri herë, jo vetëm duke kompensuar humbjet ekonomike me Europën, por në të njëjtën kohë edhe duke shtuar të ardhurat në buxhet.
Pikërisht kjo ka qënë një nga arsyet kryesore pse SHBA-të dhe BE-ja po ushtrojnë presion të madh mbi Indinë, me qëllim që ata të ndalojnë blerjen e energjisë nga Rusia, gjë për të cilën India është përgjigjur se është në interesin e tyre kombëtar që ta blejë energjinë sa më lirë të jetë e mundur.
Mungesa e energjisë në Europë ka shkaktuar një krizë, e cila mund të jetë me të vërtetë problematike gjatë dimrit që po afron. Në rast se hedhim një sy sa i përket sasisë së gazit që konsumuan vendet e BE-së gjatë vitit 2020 në periudhën janar 2020 ka qënë rreth 80.000 milion metër kub.
Por me të drejtë njerëzit pyesin, përse BE-ja është kaq e varur nga gazi dhe nafta ruse, ndërkohë që ka edhe vende të tjera që prodhojnë sasi të mëdha gazi si SHBA-të, Katari, Norvegjia, sasi të mëdha nafte nga vende si Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj?
Përgjigja është se këto shtete nuk kanë infrastrukturën e duhur për transportin e saj nga terminalet e ndryshme të Europës për në destinacionet e tjera. Mungesa e shtrirjes së tubacioneve në të gjithë Europën, do t’i kushtonte SHBA-ve por jo vetëm miliarda dollarë edhe disa vite për tu ndërtuar. Duhet sjellë në vëmendje se ndërtimi i tubacionit Nord Stream 1 nga Shën Petërsburgu në veri-lindje të Gjermanisë zgjati rreth gjashtë vite.
Si zgjidhet kjo situatë? Në gjykimin tim BE-ja duhet që urgjentisht në bashkëpunim me fuqitë botërore të gazit si SHBA-të, Novergjinë, Katarin, etj të fillojnë ndërtimin e infrastrukturës, me qëllim shpërndarjen e gazit nëpër Europë dhe heqjen e vartësisë një herë e përgjithmonë nga burimet energjetike të Rusisë.
Së treti, Arabia Saudite nën drejtimin e Princit të Kurorës Muhammed bin Salman (MBS), vendi që eksporton në shumë naftë në botë, për shkak të marëdhënieve të tensionuara me administratën Biden dhe marëdhënieve shumë të mira me Putinin, ka kundërshtuar kërkesën e amerikanëve për të shtuar prodhimin e naftës, ndërkohë që me rritjen e çmimit të saj gjatë këtyre pesë muajve sauditët kanë shtuar më shumë se dyfish përfitimet financiare.
Si përfundim, pavarësisht sanksioneve të forta ekonomike ndaj Rusisë, përsëri Europa edhe këtë dimër do të jetë në ‘mëshirën’ e Rusisë sa i përket burimeve energjetike. Për këtë arsye, gjykoj se dimri i vitit 2022 do të jetë raundi vendimtar i kësaj lufte ekonomike midis tri vendeve të fuqishme SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë./CNA.al
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo ...
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej brenda t...
Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jo...
Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni ...
Ai është i shitur. Ajo është e blerë. E di unë se më k...
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...
Ndryshe nga çfarë ka relatuar Agjencia e Mbikqyrjes Polico...
Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare ...
Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora...
126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga...
Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të det...
Ish-zv/ministri i Edi Ramës, Dritan Hila, vetëm pak or...
Një thirrje për çdo nënë dhe grua shqiptare! Zoti i d...
Përveç birësimit që kërkojnë të ligjërojnë homoseksualët d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...