Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e sotmja është njëra prej tyre. "Lapsi.al" ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuara si në botën virtuale, po ashtu dhe në mediat ndërkombëtare, që flasin për anën e errët të kryeqytetit tonë.
I pari është një shkrim, këtë radhë jo nga ata të sponsorizuarit të prestigjiozes “Th Guardian”, e cila bën një radiografi të pamëshirshme të kullave që po ngrihen në Tiranë. Interesant në thelbin e tij nuk është shkatërrimi i traditës, prishja e shtëpive të vjetra, ndërtimi me paratë e krimit, fluturimi i papërballueshëm i çmimeve të apartamenteve, tema të cilat janë shtjelluar gjatë edhe në Shqipëri, nga ato që kryeministri ynë i ka skualifikuar me një të rënë të lapsit si “kullofobë”.
E veçanta e artikullit të “The Guardian” është ironia me faktin se koka gjigante e Skënderbeut, që po lartësohet në krah të hotel Tiranës, nuk është çudi të ngjajë gjithnjë e më shumë me portretin e autokratit tonë, duke lënë të kuptohet se ai vendos gjithçka për këto grataçiela. E dyta qëndron në faktin se shkrimi nxjerr zbuluar hipokrizinë dhe fallcitetin e atyre që këtu pompohen si mjeshtra të mëdhenj të arkitekturës botërore, por që në Tiranë i lejojnë vetes vepra nacionalisto- korruptive mbi projektet e të cilave nuk do të kishin guxuar kurrë të nënshkruanin në vendet e tyre.
E pra, sipas "The Guardian", Tirana nuk është qyteti modern të cilit po i rilind fytyra, por kryeqyteti i një vendi ku një njeri i vetëm po e përçudnon sipas orekseve dhe tekave të tij. Ajo nuk është gjithashtu as qyteti tashmë më i pastër falë inceneratorëve, më i lehti për të bashkëjetuar të gjitha shtresat sociale, më i sigurti, apo më joshësi nga pikpamja e cilisëisë së jetesës. Të gjithë ata që shohin përditë Erion Veliajn në ekranet e mëdha që janë shndërruar në bori të promovimit të tij, ose duke mbjellë një pemë, ose duke inaguruar një park, ose duke prerë shiritin e një rruge të re, duhet të dinë se ai është kreu i qytetit më të ndotur në Evropë. Sipas Numbeo, një organizëm me baza jo saktësisht shkencore, por që mbledh të dhëna nga e gjithë bota, kryeqyteti ynë ka cilësinë më të keqe të jetës në kontinent dhe klasifikimi i tij renditet poshtë e më poshtë, çdo vit që kalon.
Edhe nga kosto e jetesës edhe nga siguria edhe nga shtrenjtësia edhe nga çmimet e shtëpive, Tirana klasifikohet nga fundi dhe e vetmja gjë që bën diferencën është ajo që nuk varet tërësisht nga njeriu, klima e saj që i ngre disa pikë. Pra për pastërtinë, trafikun, krimin, kujdesin shëndetësor dhe shtrenjtësinë, ndryshe nga ç’buçasin daullet e propagandës që na shurdhojnë përditë, Tirana renditet mes vendeve të pajetueshme. Një qytet ku të mbyt zhurma dhe tymi i betonierave dhe ku nuk jeton dot denjësisht me të ardhurat që fiton nga puna.
Po të shohësh këto të dhëna, që janë tejet larg nga imazhi që na përciellin pronarët e TV që janë pothuajse të gjithë ndërtues, Tirana është një qytet që duhet braktisur, nga i cili duhet ikur një orë e më parë për të shpëtuar cilësinë minimale të jetës. Por, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Sepse vite e vite të tëra ethesh për fitim dhe politikash të mbrapshta që nuk i kalojnë dot interesat e xhepit të vendimarrësve, kanë ndjekur një rrugë që ka sjellë shpopullimin e gjithë krahinave të tjera dhe mbledhjes së parasë, kapitaleve apo vendeve të punës në kryeqytet. Kështu është krijuar një rreth vicioz, që për të jetuar më mirë duhet ti ikësh, por ama kjo arratisje bëhet e pamundur për arsye financiare. Tani për tani këtë luks, kanë të drejtën dhe mundësinë ta ëndërrojë vetëm një grusht i vogël të kamurish. Por as ata nuk largohen, sepse janë të njëjtit që po lartësojnë ato monumentet nacionalisto korruptivë që herë marrin formën e atdheut e herë atë të Skënderbeut.
Nga Luciano Boci Vendimi për të mbajtur në provë tremujor...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidenc...
Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...
Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit...
Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjeto...
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evo...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvr...
Shpallja "non grata" e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashk...
Dobësimi ekonomik nuk vjen brenda një fundjave. Ai vjen ng...
Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "...
Ja edhe këta ‘shejtanër’ të Departamentit të Shtetit b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...