Presidenti i Shqipërisë dhe LDK-ja e historisë
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...

Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, disa do e logjikonin pokitikisht duke u përgjigjur:
Shqipëria ka shtet më të dobët, se Kosova.
Por kjo nuk është 100% e saktë, sepse shqiptarët e Shqipërisë kryejnë vrasje jo vetëm në Shqipëri.
Sipas një studimi që kam kryer 5 vitet e fundit, 87% e vrasjeve që janë kryer nga shqiptarët në Europë janë nga Shqipëria, ndërsa 13% janë pjesa e mbetur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva.
Pra shqiptarët e Shqipërisë shfaqin agresivitetin e tyre njësoj si brenda Shqipërisë, ku shteti është i dobët, po ashtu dhe jashtë kufijve ku shteti dhe qeveritë janë të forta (Gjermani, Itali, Hollandë, Angli, Francë, Belgjikë, Spanjë).
Vrasje kryejnë si ata që kanë 3 ditë në emigracion, por edhe ata që kanë 30-vjet atje.
Po pse një komb i ndarë në pesë pjesë ka filluar të shfaqë karakteristika tipare të ndryshme sociale?
Ka disa faktorë që ndikojnë:
- politikë
- socialë
- ekonomikë
- juridikë
120-vite të ndarë në sisteme dhe regjime të ndryshme kanë deformuar karakterin dhe tiparet e përbashkëta.
Shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë janë më pak të shkolluar, por janë shumë më të edukuar, të sjellsh?m dhe më puntorë.
Sistemi komunist, 45-vite në Shqipëri e shkatërroi pronën private dhe asimiloi shumë vlera sociale.
Tentativa komuniste për të krijuar njeriun e ri ishte një dështim total. Pjesërisht krijuan një monstër.
Aq larg shkoi marrëzia, sa u shpallëm vendi i parë ateist në botë.
Familja shqiptare nuk i mbijetoi dot tranzicionit post-komunist.
Mjafton t’i referohesh vrasjeve brenda familjes në Shqipëri dhe të kuptosh se kemi të bëjmë me një “luftë” brenda Shqipërisë
Shqiptarët e Shqipërisë po përjetojnë një çerek shekulli depresion.
Më shum? probleme psiqike kanë shqiptarët e Shqipërisë që kanë jetuar në paqe, sesa shqiptarët e Kosovës që dolën nga lufta, genicidi, shfarosja, përdhunimet etj.
Tiparet kriminale dhe tipologjia e vrasjeve në Shqipëri i përngjan kryesisht vrasjeve barbare që kryehen në Meksikë, Guatemalë, Brazil apo El Salvator, por me një ndryshim. Në Amerikën Latine, kryesisht bandat e kanë një motiv vrasjeje, që është pasurimi nëpërmjet grabitjeve, pengmarrjeve, gjobave etj. Ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vrasin pa motiv:
- për një parking
- për një shikim shtrembër
- për një dashnore
- për një karikues celulari
- për një rubinetë çezme
- për një çadër plazhi
- për një radhë biletash
- për një volum muzike
- për një koment në Facebook
Për të gjitha këto arsye, një ekspert i kriminalistikës në Hamburg do i krahasonte vrasësit e shqiptarëve të Shqipërisë, njësoj me elementë kriminalë nga Çeçenia, të cilët kryjenë vepra penale pa motive.
Natyrisht, në këtë histori, pjesën e përgjegjësisë e ka shteti, policia, prokuroria dhe gjykatat, për rastet e vrasjeve në Shqipëri.
Rrugët e Shqipërisë janë mbushur plot rrugaçë dhe halabakë.
Kjo kategori duhet frenuar që në embrion, në të kundërt ata marrin krahë dhe mburren pas disa vitesh në vrasës.
Një shtet i fortë e nuhat me erë ata individë që kanëprirje kriminale. Kërbaçi i shtetit fillon pa mbërritur te vrasja.
Gjithsesi, kriza që po kalon Shqipëria këto 32-vite, padyshim i përngjan një lufte.
Shqipëria “demokratike” ka sot më shumë të vrarë se Kosova e luftës me Serbinë.
Në Kosovë gjatë luftës u vranë 10.782 shqiptarë.
Në Shqipërinë demokratike janë vrarë 2-fish.
Në Kosovë gjatë gjithë vitit 2022 janë vrarë vetëm 13 persona.
A na e kanë fajin ne në Shqipëri qeveritë që kemi votuar apo trutë e kokës që luftojmë me njëri-tjetrin?
Përgjigjen merreni duke krahasuar shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve nën regjimin juridik dhe politok të qeverive që s’kanë votuar.
Këtu kam parasysh subjektet e veprave penale.
Çuditërisht ata sillen njësoj me pistoletë në mes Londrës, sikur janë në Fushë-Krujë!
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e ne...
Nga Roland Qafoku Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit ...
Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë. U kënaqën fansat! ...
Cfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me b...
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, p...
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe ...
Nga Luciano Boci Vendimi për të mbajtur në provë tremujor...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidenc...
Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...
Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit...
Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjeto...
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...