Vrasja duhet mundur
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...

Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, makineria e propagandës së Rilindjes nuk është ndalur një çast të vetëm në sulmet ndaj Metës dhe Berishës. Pas email-it të “rastësishëm” që kërkonte zbulimin e së shkuarës si denoncues të ish-presidentit, mediat pranë qeverisë dhe njerëzit e afërt të Ramës po e vizatojnë ish-aleatin e tyre, që i solli në 2013, në pushtetin që ende po gëzojnë, si figurën më të zezë të politikës në këto 30 vite. Hapja e kësaj dosjeje ka shërbyer si pretekst për të evokuar edhe njëherë Ilir floririn, njeriun me bllok në dorë, denoncuesin e shokut…etj.
Po i njëjti arsenal është vënë në punë për të goditur po ashtu, "non grata"-n Sali Berisha, duke bërë që ngjarjet e ‘97-ës, Gërdeci, 21 janari dhe privatizimi i klubit Partizani, të pushtojnë më tepër hapësirë se lajmet e aktualitetit.
Po le t'i besojmë mos për një çast kësaj furie propagandistike. Le t'i japim asaj të drejtë. Le të pranojmë pa mëdyshje se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fiks ashtu siç i përshkruan Taulant Balla dhe siç i vizatojnë gardianët e moralit, që figurojnë në borderotë e bashkisë.
Po sërish, pyetja që shtrohet është: A është kjo e keqja më e madhe që po i ndodh sot vendit? A kanë gjë në dorë këto dy “figura të zeza” për 80 mijë eurot që i shkojnë çdo ditë pronarëve në kërkim të inceneratorëve? A i nënshkruajnë ata resortet e investitorëve strategjikë të hierarkëve të rilindjes? A fshihen ata pas pas bordit të gjoja transparencës, që po i rrjep shqiptarët me çmimin e naftës? A i bëjnë ata tenderat e rrugëve të florinjta? A i japin ata lejet e kullave, ku sipas të gjitha institucioneve ndërkombëtare pastrohen paratë e krimit?
Po u shtrove këto pyetje kritikëve të përditshëm të dyshes që kryeson sot opozitën, ata të përgjigjen me naivitet: “Epo pa një opozitë të virtytshme dhe të besueshme, nuk ndalohen dot grabitjet e Ramës”.
Po aq i vërtetë sa është në realitet ky pohim, po aq hipokritë janë ata që e shqiptojnë atë nga halli. Sepse ata që e thonë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin kundër asnjë skandali të kësaj qeverie. Ata bëjnë qëllimisht rolin e idiotit, që kur është duke i marrë flakë shtëpia, në vend që të fikë zjarrin, shkon e bën sherr për pastërtinë e uniformës së zjarrfikësit.
E këtu le të kthehemi edhe njëherë te premisa e parë, te supozimi që Ilir Meta dhe Sali Berisha i meritojnë të gjitha ato që makina e propogandës po buçet kundër tyre. Po duke e marrë këtë të mirëqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës? Cilët janë ata që flasin në emër të këtyre qytetarëve? A e bëjnë këtë pjesa më e madhe e mediave, shoqëria civile, apo diplomatët që konsiderohen si faktorë në lojë, në këtë republikë bananesh?
Jo. Pothuajse të gjithë kanë bërë kompromis me strategjinë e regjimit, se jetohet mirë dukë sharë ata që nuk kanë pushtet.
Kjo shtresë, shpesh e pazëshme dhe e papërfaqësuar, shërben si lakmuesi më i mirë për të kuptuar hipokrizinë e pjesës më të madhe të personazheve publikë. Asaj nuk i vlen aspak sterrosja e imazhit të Salës apo Likes, ajo ka nevojë të mbrohet nga oligarku që i rrëmben truallin në bregdet, nga polici që i masakron fëmijën me skaf, nga ndërtuesi që përdor shtetin për t'i shkatërruar shtëpinë, nga qeveria që nuk i kompenson inflacionin dhe rritjen çnjerzore të çmimeve.
Sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dysh, në atë të njerëzve të pushtetit dhe atë të atyre të opozitës, ashtu siç përpiqen të na e vizatojnë daullexhinjtë e qeverisë. Ajo është më e madhe sesa kaq. Ajo është mbi të gjitha e një shumice së cilës askush nuk i del për zot.
Prandaj të gjitha ato ingranazhe të mekanizmit propogandistik, që nuk flasin për dhunimin dhe vjedhjen që po u bëhet këtyre njerëzve, nga banda më e madhe kleptokrate që i ka rënë në qafë këtij vendi që nga 1912, nuk janë më të besueshëm. Askush nuk ka më nerva të dëgjojë, si këtë verë përralla nga e kaluara me Berishën dhe Metën. Askush nuk vazhdon të vajtojë ato që ka humbur në të shkuarën, teksa ndjen në pantallona dorën e xhepistit të tanishëm.
Pikërisht për këtë, të gjithë ata që bëjnë dredha për t’iu përgjigjur pyetjes së thjeshtë: “kush po i grabit shqiptarët sot”, e kanë një emër. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë të mjerë të njërës prej tri Shqipërive, asaj të hajdutëve.
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e ne...
Nga Roland Qafoku Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit ...
Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë. U kënaqën fansat! ...
Cfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me b...
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, p...
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe ...
Nga Luciano Boci Vendimi për të mbajtur në provë tremujor...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidenc...
Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...
Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit...
Studentëve, ish-studentëve të mi (sot kolegë), në përvjeto...
Kosova e çliruar nuk po di më se çfarë të bëj me lirin...
Partneriteti në koncesionin e Portit të Durrësit është...
Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma Njëzetë e dy të ...
Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në trye...
Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-...
Sot i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...