Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për një zonjë që thirrej kështu ngaqë burrin ia quanin Tushi. Në Korçë shpesh harrohen emrat e grave. Iu ngjitin llagape sipas emrit të bashkëshortit. Dëgjon p.sh. Ilovicë, Sotiricë, etj. Siç dendur të kap veshi, na moj ti e Petraqit apo ti e Nestit. Me këtë duan të tregojnë se burrë e grua janë një, si mishi me thoin d.m.th.
Por kur veshi më kapi emrin Tushevicë vetiu më erdhi ndër mend furrtarja e mëhallës sime. Korça thuajse në çdo rrugicë ka pasur furra pjekjeje, jo vetëm për lakrorët që endeshin si qilimat në çdo familje, por edhe për tavat me mish e pa mish.
Tushevica qe një plakë e zezë në fytyrë. Mbase nuk ishte aq e moshuar, por ngaqë unë isha i vogël më vjen ndër kujtime si një plakë e thatë, e kërrusur e me dhëmbët e rralluar. Flokët i kishte të zinj, edhe sytë e zinj. Këtë ngjyrë i kishte dhe fustanët që vishte, ndaj më ngjiste fiks si shtriga e përrallave. E përfytyroja hipur mbi fshesë duke u rrotulluar rreth zjarrit bubulak. Sa herë shkoja atje më dridheshin gjunjët nga frika. Ia lija me nxit tavën mbi banakun e madh dhe ia therrja vrapit. Nga pas dëgjoja, o djalkë, hajde në 12, jo më parë!
Në përgjithësi tavat si familje i çonim te Jani, ai që e kishte furrën përballë shkollës. E kishim më larg se Tushevica, por atje ndihesha si në shtëpi. Ai ma merrte tavën qysh te dera, më jepte një numër te dora, më fërkonte kokën e më thoshte:
-Tani urgjent do e vë mbi prush. Tavën tënde e kam të parën. E di që do të më sjellë fat se ti në shkollë merr veç dhjeta.
Unë atëhere nuk isha fare në shkollë. Akoma nuk i kisha mbushur 7 vjeç, por më pëlqente kur ai fliste kështu. Besoja që atij dikush i kishte treguar që unë do të shkëlqeja. Nuk mund të gënjente ai burrë aq i qeshur e aq i pastër. Harrova t’u them se dhe përparësen e mbante të bardhë borë, si doktor Sofo, shoku i babait. Por furra e Janit kishte një të metë. Qe pak larg shtëpisë e kur nëna bënte byrekë 500, kështu quhej tava e madhe, unë nuk e mbaja dot. Rëndonte e papjekur se më pas bëhej pendë. Por te Jani nuk kisha fuqi ta çoja, ndaj doja s’doja trokisja te “shtriga”.
Një të dielë shkova tek ajo të merrja lakrorin fiks në 12, siç më tha. Dridhesha si purteka nga frika. Lashë lekët, rrëmbeva tavën dhe o zot, e rrëzova në tokë. Qepë e domate u bë ngado. Sytë e saj nuk i shihja, vura dorën te... se më shpëtoi, u laga. Kur te veshi dëgjoj:
-Djalkë, hiç mos u tremb. Nuk të ndodh veç ty. Ehu sa tepsi të rrëzuara kam parë unë.
Mori fshesën dhe e mblodhi byrekun në një arkë druri. Pastaj lau tepsinë, e fshiu me një pecetë të bardhë borë, mbi të vendosi një tepsi tjetër me lakror, e rrëshqiti tek e imja dhe... hop u mbush plot.
-Merre, e kisha bërë për vete, me qepë e domate e ke, pate fat, o bir!
Tushevica nga shtrigë po më ngjiste atë çast me gjyshen. Kaq butë veç ajo çuçuriste.
-Do e kuptojë mamaja nga që ajo i bën lakrorët më të mirë në botë. Kështu thotë babai,-fola i trembur.
-Të gjitha korçarkat njësoj e bëjnë lakrorin dhe gjithë baballarët njësoj i lavdërojnë gratë,-më qetoi ajo.
Atë drekë hëngra fare pak. Shihja herë nënën, herë babain, vëllain, motrën që veç shqyenin ngastrat fup e fup e fup. Hiç nuk flisnin. Në fund babai tha duke fërkuar barkun:
-Je njësh për lakror, moj grua. E qan fare këtë të flamosur!
Sot kujtova Tushevicën. Shtrigën dhe ëngjëllin tim. Besoj që edhe tani në parajsë ajo pjek lakrorë. Mbase me përparëse borë të bardhë, ashtu si zemra e saj…
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe '...
Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të ar...
Komisioni Europian i zonjës Ursulë nuk i bën dot asgjë...
Pyetjes pse Shqipëria ka më shumë vrasje se Kosova, di...
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kal...
Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e ne...
Nga Roland Qafoku Nuk besoj se ka ndonjë gazetar të brezit ...
Koncert madhështor i Noizyt në Tiranë. U kënaqën fansat! ...
Cfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me b...
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, p...
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe ...
Nga Luciano Boci Vendimi për të mbajtur në provë tremujor...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidenc...
Ngjitur me shezlongun tim në plazh u rehatua një çift në m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...