Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes. “Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, u shpreh gjatë fjalës së tij Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës di pjesë e KFOR. “Mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme.
Ato vijnë nga çdo drejtim, dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Ministria e Mbrojtjes vlerëson dislokimin dhe rritjen e prezencës së forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere në Misionin e KFOR-it. Ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Siç e nënvizoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pak ditë më parë, trupat e KFOR në Kosovë janë të gatshme dhe të vendosura për të ndjekur detyrën e tyre në përmbushje të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe në rajon”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Peleshi vlerësoi edhe efektivët e kontigjentit të parë, të cilët sipas tij kanë treguar vlera dhe standarde të larta morale dhe me profesionalizmin e tyre kanë fituar respektin dhe besimin e plotë të Komandës të operacionit dhe efektivëve të tjerë të Aleatëve të NATO-s.
30 trupat e Kontigjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e tyre italianë dhe kroatë.
Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Dr...
Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jet...
Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë notë ng...
Kërkesat për divorce kanë shkuar në 11 mijë. Ka shumë...
Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të v...
Evi Angelakis, ish-Evis Kokalari, parimorja konservatore a...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar...
Ambasada ruse ka reaguar për "Euronews Albania" për in...
Kuvendi i Shqipërisë, me vendim ka miratuar që prej vi...
Dy avionë, "B52", të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Të vësh jetën tënde në rrezik, për të shpëtuar një jet...
Ministri Bledi Çuçi ka folur në lidhje me rastet e sht...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ministri i Mbroj...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën për spiunazh,...
Moti gjatë kësaj jave në Shqipëri pritet të jetë i paq...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Dy avionë të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, ...
Kater shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uz...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e një parku t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...