web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do e shkarkojë Kuvendi Denar Bibën siç e shkarkoi Arben Malajn?

22 Gusht 2022, 15:38, Aktualitet CNA
A do e shkarkojë Kuvendi Denar Bibën siç e shkarkoi Arben
Denar Biba

Kuvendi i Shqipërisë, me vendim ka miratuar që prej vitit 2018 një manual me fuqinë e ligjit për nga votimi.

Manuali trajton jo vetëm procedurat e raportimit vjetor dhe periodik të institucioneve të pavarura dhe Kushtetuese, por standardizon edhe mënyrën e sjelljes në publik të personave për të cilët Kuvendi ka pasur detyrën e përzgjedhjes dhe emërimit.

Sipas atij manuali, të emëruarit nga Kuvendi, duhet të përmbahen në shfaqjen e qëndrimeve personale dhe të ruajnë kufijtë e pozicionit për të cilin janë votuar.

Manuali ka shërbyer si argument në rastin e shkarkimit të Arben Malajt nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë, për shkak të daljeve publike pa kriter të këtij të fundit dhe mbajtjes së qëndrimeve që cenonin pavarësinë e institucionit.

Denar Biba, si titullar i Autoritetit të konkurrencës, a duhet të respektojë pozicionin për të cilin është votuar në Kuvend?

Apo Denarit i lejohet të bëjë analistin sa herë t'i teket?

Nëse Denarit të Partisë i pëlqen pozicioni si analist për çdo gjë që i vjen atij në kokë, atëherë nuk mund të ndalohet ta bëjë këtë. Boll që të çlirohet nga funksioni i kryetarit të autoritetit të konkurrencës! Të dyja nuk i bën dot! Ndryshe duhet kthyer edhe Arben Malaj në karrigen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Që të dy edhe Malaj edhe Biba kanë të njëjtën sjellje në raport me rregulloret e miratuara nga Kuvendi.

Pse Denarit nuk i përmenden rregullat? Apo Denari është budalla i Partisë?

Zoti Biba, delirët e tij mund t'i shfaqë lirisht, boll që të mos paguhet nga buxheti i shtetit për të shkrehur mendjengritjet e tij, sa herë që i bien parametrat shëndetësorë. Nëse ia vlen që Denarin ta dëgjojë shqiptarët sa herë ndjen nevojën të shperthejë në "Facebook", Denari duhet të gjejë pagatorë privatë. Nuk mund ta bëjë këtë ndërsa paguhet si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës.

Më poshtë postimi i plotë i Denarit të Partisë. Ftojmë të gjithë lexuesit të gjejnë se çfarë lidhje ka rrakapjekthja mendore e Denarit me detyrën për të cilën paguhet rregullisht nga buxheti i shtetit.

"Ne, vazhdimisht kërkojmë 'shtet'. 'Ku është shteti? Opo nuk ka shtet këtu. Kur dreqin do bëhemi shtet ne?', janë shprehje që i dëgjojmë rëndom.

Të ngarkuar me mentalitet komunist, e kërkojme shtetin edhe atje ku nuk mund të jetë me, p.sh. kur pretendojmë që baba-shteti të administrojë çmimet, siç bënte dikur në socializëm, kur ekonomia ishte shtetërore dhe e centralizuar.

Kërkojmë një shtet që të na bëjë të ndihemi mirë kur tregojmë pashaportën në kufi, kërkojmë një shtet që të ndërhyjë kur policët e huaj na lënë me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar, e kërkojmë kur përmbytemi a na zë tërmeti.

Kërkojmë një shtet dinjitoz.

Dhe mirë bëjmë. Atdheu është yni, shteti (kjo e keqe e domosdoshme) është thjesht administrator i tij dhe survejon mbi respektimin e ca rregullave që në vete i kemi vënë.

Një ndër shumë rregullat, është edhe një i tillë që ndalon hyrjen në zona ushtarake. Çfarëdo që të këtë brenda këtyre zonave, qoftë edhe vetëm rrënoja objektesh. Të gjithë ne, përmes një ligji të miratuar nga përfaqësuesit që ne vetë i kemi zgjedhur në parlament, kemi vendosur që hyrja në këto zona bëhet përmes një procedurë të caktuar dhe lejohet vetëm për disa persona.

Akoma më tej e, po aq e i rëndësishëm, është edhe shëndeti i ushtarakeve tanë. Pakënaqësitë që mund të kemi, nëse kemi, në lidhje me gjendjen e ushtrisë, janë çështje tonat, që mund e duhet ti adresojmë në mënyrë serioze, duke iu imponuar partive politike axhenda që marrin parasysh edhe modernizimin e forcimin e forcave të armatosura.

Kjo historia e 'spiunazhit rus ne Gramsh', mund të jetë edhe barcaleta e verës 2022, por, nga ana tjetër, të qenurit bloger i famshëm nuk legjitimon askënd që të hyjë në një zonë ushtarake, edhe sikur aty të ketë vetëm hekurishte e pece këmbësh të mbetura që nga vitet 1980, a më herët.

Aq më pak është e justifikuar hedhja e sprajit neutralizues ndaj ushtarakeve tanë, të cilët qartësisht kanë bërë detyrën, sipas ligjit që ne kemi miratuar si shoqëri.

Çfarë do të thoshin garipat e FB nëse ata blogerat nuk do të kapeshin, e do të postonin pas disa ditësh në blogun e famshëm foto e selfie duke bredhur pa u shqetësuar hiç në një bazë ushtarake shqiptare? Atëherë po, shteti shqiptar do të bëhej gaz i botës.

Nejse, për t’i rënë shkurt, nëe kërkojmë shtet të respektuar, le të respektojmë shtetin.

Humori është gjithmonë i mirëpritur, madje i dëshiruar kur është i shëndetshëm e me sqime ndaj shtetarëve (se humori është gjithashtu një formë presioni dhe shtetarët duhet mbajtur vazhdimisht nën presion), por respekti ndaj shtetit (pa e ngatërruar ate me emra të përveçëm pushtetaresh) nuk duhet të mungojë kurrë.

Nëse pyesim nganjëherë se si janë bërë 'vende ku ke dëshirë të jeshosh', shtete si Franca, Gjermania, etj, një nga përgjigjet është se francezët, gjermanët etj, e respektojne shtetin e tyre a priorin dhe nuk janë fare të gatshëm ta nëpërkëmbin, aq më pak për ca blogere, qofshin këta edhe të famshëm."/ CNA.al





Lajmet e fundit nga