Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të vitit 1990, statujat e Stalinit dhe Leninit janë rishfaqur të ekspozuara në vilën qeveritare që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit – një akt i gabuar dhe fyes sipas njerëzve që vuajtën pasojat e diktaturës.
Një statujë bronxi e Josif Stalinit vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të një vile qeveritare – dikur shtëpi e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu në lagjen e ish-Bllokut. Statuja qëndron pas një ZIS-i, makinë e përdorur nga ish-Sigurimi famëkeq, dhe pas tij me pak mundim mund të dallosh edhe një statujë të Leninit.
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës në Shqipëri u frymëzua nga ish-udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik. Statujat u hoqën nga sheshet e Tiranës pas lëvizjeve antikomuniste të vitit 1990 dhe qëndronin prej vitesh në oborrin e pasmë të Galerisë së Arteve. Por ato janë shfaqur sërish të ekspozuara në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit.
Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Mediat dhe Komunikimin nuk i dha një përgjigje shteruese motiveve të ekspozimit të statujave të Stalinit dhe Leninit në ambientet e vilës qeveritare.
“Është pjesë e një instalacioni më të madh se statuja e Stalinit,” tha Fuga për BIRN, pa dhënë detaje mbi autorin apo titullin e instalacionit apo vendosjen e tyre në një godinë shtetërore ku hyjnë e dalin delegacione të huaja.
Kur u pyet nëse ky ekspozim mund të kishte pasoja sensitive për viktimat e komunizmit, Fuga shtoi se: “nuk besoj se duhet gjykuar mbi një vepër arti me syzet e politikës”.
"BIRN" mësoi nga Ministria e Kulturës se statujat e Stalinit dhe Leninit janë pjesë e një fondi prej 100 veprash të Galerisë së Arteve, të cilat u zhvendosën që aty për shkak të rikonstruksionit të godinës. Një burim i tha BIRN se veprat ishin “marrë për ruajtje”, por është e paqartë se si statujat përfunduan të ekspozuara.
Njerëzit që vuajtën në mënyrë direkte nga regjimi i Hoxhës e konsiderojnë ekspozimin e statujave të Stalinit dhe Leninit një “fyerje për vuajtjen e tyre”.
Simon Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vite, e cilëson shumë sensitive rikthimin e objekteve që glorifikojnë komunizmin.
“Ekspozimi i tyre është shumë sensitiv për ne dhe për të gjithë shqiptarët, pasi ata janë dy persona që kanë shkaktuar mjaft plagë në vendet e tyre dhe në vendet e tjera që kanë qenë në varësi të ish-Bashkimit Sovjetik,” tha Mirakaj për BIRN.
“Në Shqipëri, kampi famëkeq i Tepelenës që ka marrë shumë jetë njerëzish i përket pikërisht asaj periudhe të Stalinit,” shtoi ai.
Ekspozimin e statujave në një vend të dukshëm dhe pa shpjegimin e nevojshëm e sheh të gabuar edhe Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve të Komunizmit.
“Ka dy praktika për objekte të kësaj natyre; të shkatërrohen ose të ruhen dhe të ekspozohen në muze të posaçëm për komunizmin me sqarimet e caktuara ose galeri specifike, por nuk mund të ekspozohen në hapësira publike,” tha Hoxha për "BIRN".
Hoxha thekson se kjo çështje duhej zgjidhur me një ligj për dekomunistizimin, i cili të ndalonte simbolet komuniste, objektet përfaqësuese dhe data përkujtimore të komunizmit.
Kastriot Dervishi, një studiues i periudhës së komunizmit theksoi gjithashtu se nuk ka bazë ligjore se çfarë duhet bërë me këto objekte.
Ndryshe, Mirakaj beson se statujat duhej të ishin shkatërruar ose të paktën të ruheshin në ndonjë magazinë si relike të krimit, por kurrsesi të ekspozoheshin.
“Për mua ato nuk duhen të ekzistojnë,”përfundoi ai.(BIRN)
Evi Angelakis, ish-Evis Kokalari, parimorja konservatore a...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar...
Ambasada ruse ka reaguar për "Euronews Albania" për in...
Kuvendi i Shqipërisë, me vendim ka miratuar që prej vi...
Dy avionë, "B52", të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Të vësh jetën tënde në rrezik, për të shpëtuar një jet...
Ministri Bledi Çuçi ka folur në lidhje me rastet e sht...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ministri i Mbroj...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën për spiunazh,...
Moti gjatë kësaj jave në Shqipëri pritet të jetë i paq...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Dy avionë të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, ...
Kater shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uz...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e një parku t...
Policia ka njoftuar se 2 rusët dhe ukrainasi që dje ka...
Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në ndikimin e mot...
Uragani i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka dhuruar "...
Në një memorial ku janë shkruar mbiemrat e familjeve t...
Bedri Elezi, ekspert sigurie, u shpreh se ngjarja në G...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...