Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për interesat personale të liderëve, ata mund të bëjnë shumë për dinjitetin e qytetarëve të tyre. Pas marrëveshjes së fundit, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, shtetasit e Kosovës do të trajtohen barabar me ata të vendit fqinj dhe mund të udhëtojnë aty me dokumentet e tyre.
Ky sukses në vendosjen e reciprocitetit -që ka qenë kryefjala e politikës së Kurtit- është i treti në radhë për qeverinë e Vetëvendosjes, pas atij të ndalimit për herë të parë të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës (mars 2022) dhe mospranimit për të zhvilluar referendumin për ndryshimet e tyre kushtetuese, brenda kufijve shqiptarë (16 janar).
Por, kur nisi beteja për të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës të makinave me tagra serbe -, njësoj siç vepronte pala tjetër-. jo të gjithë mendonin kështu. Në 20 shtator të vitit të kaluar, policia ua mësyu pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ajo u ndesh me reagimet e ashpra të serbëve lokalë. Edhe Beogradi u kundërpërgjigj egër, avionët prodhim rus, MIG 29, tanket serbe madje dhe ambasadori rus u afruan në kufirin me Kosovën. Gjendja u tensionua dhe me marrëveshje të përbashkët u ra dakord që kontrollin ta merrte KFOR-i.
Këtu opinioni u nda në dysh. Kritikët e përditshëm të Albin Kurtit e sulmuan atë se ndërmerrte aksione të parakorduara me aleatët ndërkombëtarë, se ishte një aventurier që hidhej në veprim pa ditur fundin, se kishte cenuar sovranitetin duke i dorëzuar kufijtë e veriut sërish te trupat ndërkombëtare.
Të tjerët mendonin ndryshe. Ata i shihnin përpjekjet e qeverisë si hapa të vegjël, por të guximshëm për t'i kthyer qytetarëve atë që u takon. Ata pretendonin se kjo lloj politike përbënte një thyerje me praktikat e kaluara, kur liderët shqiptarë bënin rolin e djemve të mirë në Bruksel, duke fituar pikë për vete në dëm të interesit të shtetasve të tyre.
I njëjti debat u përsërit edhe me vendimin e 26 qershorit për të zbatuar reciprocitetin i cili pas rritjes të tensioneve nga serbët e detyroi qeverinë e Kosovës ta shtynte atë edhe për një muaj. Por sot, kur në kufirin e përbashkët mes dy vendeve, një qytetar i Kosovës trajtohet barabar me të ngjashim e tij serb, është më e lehtë për të kuptuar se kush ka pasur të drejtë.
Pala e humbur në këtë përplasje konceptesh, ka ndërruar tezë dhe po pretendon se qeveria aktuale nuk ka arritur asgjë më shumë sesa përsëritjen e një marrëveshjeje të nënshkruar 11 vjet më parë, nga Edita Tahiri dhe Stefanoviç.
Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi i madh, se përgjat këtij viti qeveria aktuale, u angazhua, çoi policinë në veri, riskoi personalisht marrëdhëniet me ndërkomëtarët, në mënyrë që ajo që u takonte qytetarëve të mos mbetej letër e vdekur, siç qëndroi për një dekadë. Dhe atë që deshi e arriti.
Natyrisht, kjo vendosje në vend e dinjtetit të çdo shtetasi të Kosovës është vetëm një hap i vogël në maratonën e gjatë dhe nervëshkatërruese të marrëdhënieve me Beogradin. Por ajo tregon se gjërat mund të shtyhen përpara, kur në drejtim janë njerëz në gjendje të vënë në lojë dhe karrigen e tyre, pa kokëçarjen për të qenë simpatikë për të huajt, por me preokupimin për të mbajtur zotimet që kanë marrë para votuesve.
Zakonisht, në gadishullin tonë, skrupujt për t'u ndenjur besnik atyre që të kanë besuar, janë një fenomen shumë i rrallë. Por në Kosovë me sa duket po ndodh. Dhe ndoshta prandaj ne sot po flasim për rikthimin në vend të dinjitetit të qytetarëve.
Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane ...
Të analizojmë shkrimin e Z. Ylli Asllani, “Domosdoshmë...
PER:1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe t...
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Floria...
Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçi...
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...
Elbasani është zgjedhur si qyteti në të cilin do ndërt...
Kur Presidenca drejtohej nga i ndjeri Presidenti z.Buj...
Nuk e kisha menduar kurrë edhe në ëndrrën më të keqe, ...
Po fillon të konkretizohet lufta antikorrupsion në Shq...
Dje, krejt papritur, kur akoma nuk kishte mbushur një ...
Zhvillimet e ditës së djeshme nuk kanë qenë të papritu...
Edhe sot ka tentuar të bëjë të fortin Ilir Meta, përkatësi...
Përgjithësisht partitë e majta, kanë si bazë votash sh...
Akoma lodheni të përgënjeshtroni një gënjeshtër të tra...
Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga...
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...
Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një ras...
Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavo...
Edhe pse sot tha se do të pres shtatorin e do ta padis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...