Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Zhvillimet e ditës së djeshme nuk kanë qenë të papritura për Ilir Metën me dy mbiemra, sado që ai u përpoq të bënte të fortin, sipas instruktazheve të Shik Stërmasit, kur “trajnohej” për të qenë i forti i Pazarit të Ri.
Denoncimet e bëra mbi dy muaj më parë nga një ish-deputet për transferta të dyshimta e të padeklaruara të parave për (siç thuhet!) lobim ato ndryshe trafik influence në SHBA, natyrisht që do t’i nënshtroheshin sikundër ndodhi procedurës që parashikon ligji për raste të tilla. Dhe ligji nuk parasheh një trajtim preferencial apo të ndryshëm prej të tjerëve në rastin kur denoncimi bëhet për një ish-President.
Ajo që e bën më të rëndë problemin, është mënyra e reagimit të këtij ish-Presidentit. Gjuha prej rrugaçi ordiner jo vetëm ndaj Arben Krajës si drejtuesi i SPAK-ut, por i gjithë qendrimi ndaj institucionit të zbatimit të ligjit në këtë rast, qëndrimi ndaj sistemit dhe vetë reformës në drejtësi janë dëshmia më e qartë se përse duhen ndëshkuar njerëz të tillë, që e konsiderojnë veten të ndryshëm prej qytetarëve të thjeshtë dhe që prej pozitës së veçantë ku e vendosin veten kanë të drejtë të bëjnë edhe rrugaçin ordiner po aq sa edhe rrugaçin politik.
Çfarë bëri Arben Kraja? Thjeshtë e vetëm në respekt të procedurës kerkoi një informacion zyrtar nga institucionet e shtetit për të konfirmuar identitetin e shtetasit Ilir Meta me dy mbiemra. Ai as e akuzoi, as e kërcënoi dhe as e kanosi apo përgojoi ish-Presidentin, i cili duhet të jetë njeriu model në sjelljen ndaj institucioneve dhe në çdo detaj të shfaqjes se vet në publik.
Ndërsa, ish-Presidenti, jo vetëm u sul menjëherë kundër Arben Krajës me fyerje e kercënime ordinere të shpërndara nga bregdeti i Jalës ku gjendet një një kamping me të rinjtë e LSI-së që i ka transferuar në Partinë e Lirisë, por ndërseu me të njëjtën gjuhë edhe Petrit Vasalin e tij, por edhe Silvën e shkretë, e cila me gjuhën e shefit të vet shkruan: “Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”.
Po mirë moj Silva, meqë je edhe juriste e re, çfarë shkelje të ligjit ka në kërkesën e Arben Krajës?
Përse u shqetësove kaq shumë nga një procedurë e thjeshtë formale? Pastaj, kush të tha ty që Arben Kraja dhe SPAK-u nuk po merren edhe me inceneratorët? Apo le të merren me inceneratorët dhe jo me këto aferat e tjera?!
Shqetësimin e shefit tënd dhe të karroqes së tij Petrit Vasili e kuptojmë, po ty çfarë të djeg që fërkohesh?!
Reagimi i Ilir Metës nxjerr edhe një herë zbuluar fytyrën e tij të vërtetë kundër zbatimit të ligjit, kundër reformës në drejtësi, kundër ndëshkueshmërisë së cilitdo që ka shkelur ligjin.
Zbythja e neveritshme që Partia e Lirisë deshmoi pas reagimit të ambasadores se SHBA në mbrojtje të Arben Krajës ndaj sulmeve të Ilir Metes me dy mbiemra, është pastaj ana komike dhe e neveritshme e hipokrizisë që vetëm njerëz të pafytyrë mund të kenë paturpësinë ta bëjnë.
Ilir Meta me dy mbiemra duhet të merret i pandehur vetem per sjelljen e djeshme krejt të papërgjegjshme dhe ta mësojë një herë e mirë se në këtë vend ka ikur njëherë e përgjithmonë koha e rrugaçërisë kundër ligjit.
Ta mësojë ai, por ta mësojnë edhe Silvat e Silvanat e partisë që përdoren paturpësisht për të sulmuar institucionet e shtetit dhe të ligjit e të mos kafshojnë gjuhën e të heshtin si frikacakë vetem e vetem ngaqë reagoi menjëherë zonja ambasadore e SHBA në Tiranë.
Qendrimet e djeshme me dy fytyra janë në fakt pamja reale e Ilir Metës me dy mbiemra dhe e njerëzve të përdorur prej tij, të cilët tanime i njeh shumë mirë i gjithë populli. Por ajo që populli pret është fundi i pandëshkueshmërisë./ CNA.al
Edhe sot ka tentuar të bëjë të fortin Ilir Meta, përkatësi...
Përgjithësisht partitë e majta, kanë si bazë votash sh...
Akoma lodheni të përgënjeshtroni një gënjeshtër të tra...
Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga...
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...
Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një ras...
Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavo...
Edhe pse sot tha se do të pres shtatorin e do ta padis...
Rreth viteve ’70 - të mora shtëpi në rrugën “Myslym Sh...
Në Korçë për 5 netë, gjatë gjithë javës së shkuar u zh...
Të kthehemi pak te çështjet tona, me ato të Rusisë nuk ia ...
Se nëse qenka sikurse e tha Ay, që në kushtet e luftës...
Ndoshta do dukem i keq dhe me shumë mundësi do mërzis ...
Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeto...
Qe nga mbreme “shteti” yne vecse egzalton per te shpre...
I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3...
Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolu...
Sot te një postim ndesha fjalën Tushevicë. Flitej për ...
Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia. E rrëzoi s...
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...