“Rama, në dijeni për miliona eurot”/ PD ‘nuk i ndahet’ Qeverisë, vijon akuzat për inceneratorët
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...

Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, përballë shkollës së Gjuhëve të Huaja.
Një objekt, i cili ka një histori të gjatë ku mund të thuhet totalisht korrupsioni dhe nga një objekt në shërbim të publikut kaloi në duart e një universiteti privat, atij “Luarasi”, pasi këtë të fundit e kishte blerë Irfan Hysenbelliu.
Pra, kishte blerë aksionet e universitetit, jo godinën. Godinën e ka marrë me qira nga shteti.
Ka një histori që fillon diku në vitin 2012, një vit pasi Lulzim Basha bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Është ai personi që i ka dhënë Irfanit këtë objekt në fillim. I vuri çelsin më parë, lidhi një kontratë, objekti u shpall i shkatërruar, e kërkuan studentët, e kërkoi rektorati, por s’ e mori askush.
Në fakt u lidh një kontratë nga Bashkia Tiranë që e pezulloi qeveria Berisha, të cilën më pas qeveria Rama në vitin 2013 do ta anulonte pasi e quajti korruptive kontratën e dhënë me qira nga Basha.
Vetë qeveria e PD-së e quajti problematike në atë kohë kontratën, kur filloi procedura e dhënies me qira pasi një grup nga antikorrupsioni i kryeministrisë në atë kohë me kryeministër Berishën, gjeti shkelje proceduariale, pikërisht në Bashkinë e Tiranës, e cila administronte objektin.
Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, objekti iu hoq Bashkisë së Tiranës e iu kalua Ministrisë së Mirëqenies Sociale e pastaj të Arsimit, u shpall qendra Albanologjike, por të gjitha këto janë thjesht dhe vetëm histori.
Janë kronikë e ngjarjeve të kohës, janë thjesht nje retrospektivë sepse sot ajo pronë publike në mes të Tiranës me një vlerë disa miliona euro është kthyer në godinën e një universiteti privat.
Dikush thotë se ajo ishte një godinë që po rrënohej, patjetër mund të ishte një objekt i lënë pas dore, por shteti e merr dhe investon. Mjafton t’ia jepte universitetit publik. Si mund të ndodhë që çdo universitet privat shkon edhe merr godinat e studentëve?
Në Shqipëri janë disa dhjetëra universitete private, atëherë mund të merrnin të gjitha nga një godinë në Qytetin Studenti dhe kështu do të ishim në rregull. Universitetet publike dhe konvikteve të ndërtuara për studentët t’u vendosej çelsi, t’i merrnin privatët dhe kjo punë mbaronte.
Së pari objekti ka kaluar nëpërmjet një procedure krejtësisht klienteliste dhe korruptive. Kujtojmë këtu se në atë kohë Irfan Hysenbelliu, i cili është edhe aksioner i Universitetit “Luarasi”, çdo ditë jepte kronika në lidhje me këtë godinë dhe gjendjen e saj.

Më pas ia dha Lulzim Basha, qeveria e Berishës e frenoi, vijnë socialistët e kthejnë në qendër albanologjike, hiqet prapë.
Irfani shkruan, sulmon, televizionin e kthen në marionetë kundër strukturave shtetërore dhe në fund objekti, pronë publike e konvikt i shkollës së Gjuhëve të Huaja përfundon në godinën e një universiteti privat, për të cilin, për t’u shkolluar duhet të paguash qimet e kokës.
Pra, një godinë publike e ndërtuar me taksat e qytetarëve, merret e përdoret nga privati që të fitojë qindra mijëra euro në vit me një universitet.
Dhënia me qira e asaj godine për një universitet privat ka edhe një skandal tjetër nga brenda, një prishje të qartë të konkurrencës.
Përveç faktit se i është rrëmbyer publikut dhe është një kontratë skandaloze me një procedurë krejtësisht korruptive ka edhe një prishje të konkurrencës në treg.
Universitetet private shkojnë dhe ndërtojnë objekte private ose marrin godina, investojnë, paguajnë, kurse Irfan Hysenbelliu e mori godinën gati.
Një rikonstruksion të thjeshtë, një qira qesharake për atë objekt në mes të Tiranës dhe godina është aty në shërbim të bizneseve të tij.
CNA.al në ditët në vijim do të sjellë dokumentet dhe një histori të plotë të këtij skandali, se si ndodhi, se si të gjitha qeveritë duke filluar që me Lulzim Bashën kryetar bashkie, qeverinë e Berishës e më pas Ramën ranë viktimat e presionit dhe shantazhit./CNA.al
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
Bashkia e Himarës ka futur në konflikt banorët e lagjes “S...
Emisioni "Fiks Fare" në dhjetor të vitit të shkuar sol...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...