Pagesat e Rilindjes për deputetin e Lulzim Bashës
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka vijuar sot me pjesën tjetër të pyetjeve për aferën e inceneratorëve.
Duke iu referuar një dokumenti të zbuluar nga investigimi i CNA.al, Malltezi ka deklaruar se janë krijuar guaca gjyshe, nënë dhe bija, me zero staf, për të vjedhur 430 milionë euro të parave të shqiptarëve.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi

Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë "pyetje të radhës", por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak "pyetje sa për të kaluar radhën". Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK-u e ka mbyllur gojën.
Vetëm pak media dhe opozita flasin pareshtur, ngrenë pyetje, janë vënë në kërkim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve. E vërteta është e qartë tashmë: firma e kundërligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit janë thika në shpinë të qytetarëve dhe drejtësisë!
Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë
Ø Integrated Energy
Ø Geogenix
Ø Almares Management
Ø Residence Corporate Services
Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Tower – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.
2. Buxheti i secilës

Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Holandë, Guaca “Geogenix” (ish-Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos, e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj.
Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.
3. Punonjësit e secilës kompani:

Sipas dokumenteve nga Holanda, guaca “Geogenix" ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.
LIDHUR ME PYETJET 4 DHE 5: Kompania Geogenix (ish-Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto–Mërtiri - Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko - Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm 18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK-u nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër-arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish-Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Megaaferë është si gropë plehrash pambarim.
5 pyetje publike të reja për ata që kanë vesh të dëgjojnë:
1. Pse i dha Edi Rama 8 pikë nga 10 të mundshme personazheve të përhershme sekserë si Zoto-Mërtiri e dy italianë të tjerë?
2.Pse u desh të fshihen në guaca mbesa, guaca nënë dhe guaca gjyshe nëse nuk ka asnjë vjedhje?
3. Cila nga këto guaca kishte eksperiencë të madhe në trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorëve siç ka deklaruar publikisht Edi Rama?
4. Kush e ka hartuar atë kontratë që ia vutë të firmoste një bedel që nuk kishte lidhje as me financat e vendit dhe as me mbetjet e Tiranës?
5.A është në hetim Drejtoria Juridike e Kryeministrisë që ka detyrimin ligjor të hartojë kontratat që japin bujarisht 430 milionë euro për disa guaca dhe që pastaj përfundojnë që të vdekurit apo 90-vjeçarët qenkan pronarët e kompanive të nënkontraktorëve?
Kaq për sot. Nesër vijojmë.
Sepse çdo ditë që kalon vijon dhe vjedhja./CNA.al
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
Bashkia e Himarës ka futur në konflikt banorët e lagjes “S...
Emisioni "Fiks Fare" në dhjetor të vitit të shkuar sol...
Lulzim Dibra, banor i qytetit të Shkodrës prej 26 vite...
Pseudodemokracia shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, t...
Kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e Rilindjes. Nj...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një qytetari, i cili q...
"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej mil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...