Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili shprehet i shqetësuar për sigurinë në plazhe dhe për mungesën e theksuar të rojeve bregdetare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar pyetjet që ky qytetar i drejton kryeministrit Rama.
“Pyetje për Edi Ramën
Plazhet tona ua ke dhënë privateve me argumentin se ata i menaxhojnë më mirë se shteti që ti drejton. E kuptoj. Me këtë logjikë ke premtuar që çdo privat që menaxhon plazhet do vendos një roje bregdetare për çdo 80m vijë bregdetare (lineare). Edhe këtë e kuptoj.
Ajo që nuk e kuptoj është përse në 450 km vijë bregdetare ka qindra administrues private, dhjetë bashki dhe një qeveri, por nuk gjendet as edhe një roje bregdetare (?!) Dje, Anri Kashiku, vetëm 18 vjec, u mbyt si nje hero në plazhin e Durrësit duke u përpjekur të shpetonte dy fëmije të tjerë.
Ku i kishe rojet bregdetare?
Tek ai plazh unë të tregoj mbi 100 zaptues me shezlongje, ti me trego vetëm një roje bregdetare. Pak ditë më parë në plazhin e Palasës u mbyt nje 53 vjeçar. Ku ishte ndihma e shpejtë? Po rojet bregdetare m’i tregon dot ku ishin?
Se investitorin strategjik e shoh vetë, që nga maja e Llogarase madje. A më thua dot sa roje bregdetare ka sot në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Himarë apo Sarandë?
Gjatë kohës që ngrohesh në diell tek rezidenca e Dhërmiut, a e ke pyetur veten ku janë rojet bregdetare? Si kryeministër i këtij vendi, a të bën përshtypje që në muajin e parë të sezonit turistik është mbytur, mesararisht, një njeri çdo tre ditë? Gjatë kohës që ishe në OKB a të ra rradha të lexosh rezolutën e 28 Prillit 2021 për sigurinë e plazheve?
Si lider global që je, a e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ke zbatuar nga kjo rezolutë e OKB-së?
Si një i majtë që premtoje se “kohës se rërës me pagesë i kishte ardhur fundi” (që para 8 vitesh), a nuk të bën përshtypje që privatet jo vetëm që nuk paguajnë taksa, por nuk përmbushin as detyrimet ligjore bazë për administrimin e plazhit që kanë zaptuar?
Une e di që ti nuk i respekton aq shumë shqiptarët sa të mbash premtimet që iu jep nëpër fushata elektorale. E kuptoj edhe që ti nuk ndihesh aq i aftë sa të drejtosh një shtet që i mban plazhet tona të sigurta.
Por, kam një kërkesë:
Kur të kthehesh tek zyra jote e rrethuar me flutura, pasi te kesh bere nja dy kosha, dhe të kesh luajtur me lapsa me ngjyra, merr stilolapsin dhe firmos një herë të vetme një vendim që shkon përtej xhepit tënd: Hiqu licencën çdo subjekti që ende nuk ka siguruar roje bregdetare në plazhin që e ke lejuar të zaptojë.
Kaq është minimumi që meriton ky popull…", shkruhet në postim./ A.E-CNA.al
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, ka denoncua...
Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 mi...
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas deno...
Në datën 06 korrik 2022, "Fiks Fare" transmetoi një in...
Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një s...
Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një p...
Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashur...
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...