Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti i dy vëllezërve Varfaj, të cilët janë dhunuar nga 3 punonjës të policisë. Tashmë pas dy vitesh, instancat shtetërore duket se ende nuk kanë reaguar për këtë ngjarje. Pavarësisht dhunës që policët kanë ushtruar mbi dy vëllezërit e madje edhe mbi babain e tyre 91-vjeçar, ngjarja vazhdon të jetë e pazbardhur.
Emisioni “Stop”, ka risjellë në vëmendje këtë ngjarje të rëndë duke u bërë apel instancave ligjore të vënë drejtësinë në vend.
Në mars 2021, “Stop” udhëtoi në Vranisht të Vlorës për një rast të pazakontë, ku ishin përfshirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti, që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela. Policia pretendonte se porta ishte vënë nga vëllezërit Varfaj, por rezultoi se ishte vënë nga komshiu. Kur njëri nga vëllezërit, Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë proces verbal, u kuptua që situata ishte e sajuar. Kur i akuzuari nxori telefonin për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për t’ia marrë, për të fshirë videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91 vjeç.
Emisioni “Stop” në mars të vitit 2021 ka transmetuar pamjet filmike të konfliktit mes 3 punonjësve të policisë dhe vëllezërve Varfaj. Nga pamjet vërtetohet dhuna e ushtruar nga punonjësit e policisë. Megjithatë, pavarësisht provave dhe fakteve, ish-punonjësit e policisë mbetën të padënuar për këtë ngjarje. Ata i akuzuan vëllezërit për dhunim të tyre gjatë kryerjes së detyrës.
Tashmë kanë kaluar dy vite që nga ngjarja, por padrejtësitë ndaj dy vëllezërve vazhdojnë. Atyre nuk u pranohet kallëzimi penal për policët, ndonëse këta të fundit tashmë janë të larguar nga detyra për vepra të tjera penale. “Stop” vendosi ta risjellë në vëmendjen e publikut këtë rast pasi dy vëllezërit ndodhen përpara hakmarrjes nga Prokuroria, Gjykata dhe nga Policia e Vlorës.
Denoncuesi- Jam Ujet Varfi nga Vranishti i Vlorës dhe i jam drejtuar emisionit “Stop”, kërkoj ndihmën tuaj për një çështje penale që vajti dy vjet në Gjykatën e Vlorës dhe po më sorollasin e akuzojnë padrejtësisht. Ju jam drejtuar dhe njëherë para një viti, pas drejtimit të emisionit “Stop” gjyqtarët dhe prokurorët e Vlorës janë akoma më të acaruar me ne, na bëjnë padrejtësi, më e madhja është se nuk pranohet kërkesa, kallëzimi penal që kemi bërë për policët, pavarësisht se policat janë të larguar nga detyra për vepra të tjera penale dhe janë të dënuar, ne vazhdojmë akoma qëndrojmë në arrest shtëpie dhe vëllai në paraburgim në Vlorë. Policat nuk vijnë në sallën e gjyqit dhe vajtën rreth 20 seanca që shtyhen vetëm se nuk paraqiten policët.
Denoncuesi- Kam bërë kërkesën në prill, Ilir Malaj oficer i policisë gjyqësore e ka zbardhur telefonatën dhe e ka hedh te dosja 504 vetëm në një fletë të bardhë dhe nuk ka bërë më gjë tjetër, ja e ka paraqitur fletë të bardhë në mes të dosjes që është e papranueshme, fotografitë që kemi bërë policat në Himarë janë false, nuk i kanë bërë në datën 6, në dokumente flitet që i kanë bërë në datën 7, po ti shikojmë, këtu është ditë, e kanë bërë te dritarja, dhe këto thotë që janë bërë në orën 20:30 kur është natë, errësirë, si u bë ditën? Më akuzojnë mua për tatuazhin e qenit që mban polici këtu, sikur i kam shkaktuar unë plagë, ky është një tatuazh qeni që ka në sup polici. Në dokumentin në faqen 128 të dosjes, këtu në raport shërbimi që kanë bërë mungojnë fotografitë e policave, te mjeko-ligjori mungojnë fotografitë e policave, gjë që nuk janë paraqitur fare te mjeko-ligjori, vetëm kanë marrë një raport fals,fotografitë këtu në një fletë, dy fotografitë e inspektorit që është në arrati Isa Selman Jaçaj, Selam Jaçaj, janë dy fotografi të kundërta, nuk janë të njëjta përmasa dhe të njëjtës forme, duket që nuk është e saktë. Telefonata që kemi bërë ne te 129-ta, e ka nxjerr oficeri i policisë gjyqësore Ilir Malaj, ja çfarë thotë, fletë e bardhë, salla operative nuk e ka pasqyruar në dosje. Ndaj kërkojmë ndihmën e “Stop” që të zbardhet telefonata te 129-ta, se nuk është që ne kemi dhunuar policat, policat na kanë dhunuar ne.
Emisioni “Stop”, tregon se si kjo çështje zvarritet ende nga gjykata dhe bën thirrje që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.
Denoncuesi- Zonja Visoti ka dhënë dorëheqjen për çështjen që bëmë ne, pasi u ankuam ne te “Stopi”, përse nuk e jep zonjusha Visoti edhe dorëheqjen për këtë çështje, se gjykatat nuk janë, çështja nuk është si puna e atij mishit që vete te kasapi që të marrë ajo kë do, të marrë kofshë, tule a fileto, çështja gjykohet njësh e gjitha, si rregull kjo duhet ta ngarkonte, kjo vazhdon, kemi kërkuar dhe dorëheqjen e prokurores në seancat paraprake,kjo nuk ka pranuar, as kjo e as gjyqtarja Mirela Mishgjoni për ta larguar nga çështja, gjë që unë jam mjekuar nga paraburgimi i Vlorës, nga data 9 që kam vajtur, nga data 7 deri me datën 9 jam mjekuar në komisariatin e policisë Vlorë dhe nuk na japin mjekimet që kam marrë unë te libri i vizitave,nga datë 9 deri në datën 21 jam mjekuar në paraburgimin e Vlorës, nuk na i japin./tvklan.al
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...