Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim që ndodh me qytetarët duke u shitur ujin industrial për ujë të pijshëm. Pikat statike të ujit të vendosura nëpër qytetin e Tiranës, ku çdo qytetar duke futur një xheton, mbush bidonin me uji, të reklamuara si burimi “Krullia” apo “Shën Gjergji” nuk tregtojnë ujë të pijshëm.
Rreth 50 pika të tilla tregtojnë ujë çdo ditë nën mashtrimin se është ujë i pijshëm, ndërkohë tregtojnë ujë industrial, duke rrezikuar kështu jetën e mijëra banorëve.
Institucionet që kanë përgjegjësinë për të kryer kontrollet për të mos lejuar diçka të tillë, jo vetëm që nuk e kanë bërë, por sipas dëshmive që emisioni "Fiks Fare" siguroi kanë marrë para nga abuzuesit.
Aktualisht në kryeqytet shitja e ujit në mënyrë joligjore bëhet në dy mënyra. Nëpërmjet autobotëve dhe pikave statike të vetëshërbimit që i shohim në çdo zonë të Tiranës. Emisioni "Fiks Fare" për të vërtetuar këtë abuzim fillimisht ka xhiruar për ditë me radhë autobotët që mbushin çisternat me ujë në zonën e Dajtit dhe Lanabregasit, madje edhe në linjën kryesore të ujësjellësit Tiranë. Më pas zbresin në qytet dhe e tregtojnë si ujë burimi jo vetëm në autobot, por edhe në pika statike vetëshërbimi, ku reklamohet ujë burimi dhe i mikrofiltruar.
"Fiksi" xhiroi me kamer të fshehtë shoferët që thonë se uji mbushet në burim, ndërkohë "Fiksi" faktoi që uji në autobot është marrë nga tubi i UKT-së. Gazetarët e "Fiksit" dalin në terren bashkë me drejtorin e UKT-së, z. Elton Kacidhja, në Dajt dhe Lanabregas ku "Fiksi" evidentoi ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve. Drejtori Kacidhja bashkë me Task Forcën në terren morën përsipër dërgimin para ligjit të personave që e kanë shkelur atë. Ndërkohë që z.Kacidhja inspektonte në një pikë, bashkëpunëtorët e "Fiksit" evidentuan një autobot që mbushej me ujë në ato momente brenda oborrit të një shtëpie. Task Forca shkoi aty dhe vërtetoi se autoboti mbushej në rrjetin e UKT-së. Familjet që shisnin ujë te botet kishin zero konsum në sahatet e tyre dhe ndërkohë lidhjet i kishin bërë në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kështu që një person u shoqërua për në komisariat, ndërsa për dy të tjerë u pre urdhër-arresti sipas OPGj-së.
Por përveç autobotëve janë edhe 50 pika statike ku me xhetona që futen në bankomat qytetarët blejnë ujë. Gazetarët e "Fiksit" shkojnë pranë një pike të tillë me Task Forcën pranë UKT-së dhe me një inspektor të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, ata pohojnë se nuk është përgjegjësi e tyre tregtimi i ujit në këtë formë.
Inspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror thotë gjithashtu se asnjë nga këto pika nuk është pajisur me akt higjieno-sanitar. ISHSH thotë se në këto pika tregtohet ujë i patrajtuar. Sipas verifikimeve të kryera në pikat statike uji është industrial dhe jo i pijshëm. Pas këtij momenti gazetarët e "Fiksit" kërkuan një përgjigje në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ku zyrtarisht u tha se nuk i kanë inspektuar këto pika, pasi për ta aty nuk tregtohet uji i pijshëm.
Por jo vetëm kaq, gazetarët kërkuan përgjigje dhe në institucione të tjera, ku Policia Bashkiake Tiranë tha se përgjigjej vetëm për hapësirat publike, e ndërkohë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, e cila ka pajisur këto subjekte me leje për të shfrytëzuar burim, thotë se përgjigjet për burimin jo për konsumatorin. Leja që kanë marrë subjektet për shfrytëzimin e burimit është me ujë industrial, pra jo të pijshëm. Inspektori i AMBU, Marjus Seiti, shpjegoi për gazetarët se atij i intereson shëndeti i burimit, jo i konsumatorit, pasi nuk është ai institucioni që thotë nëse uji është i pijshëm apo jo.
Por çfarë ka ndodhur që të gjitha institucionet shtetërore dorëzohen para një paligjshmërie?
Për njërin prej administratorëve të pikave statike ka qenë jo e lehtë, pasi sipas tij është dashur që të gjitha këto institucione t’i paguajë dhe ai të vijojë aktivitetin, ndërkohë konsumatori rrezikon jetën çdo ditë./tch
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...