Denoncimi i "Fiks Fare"/ Si sorollaten të sëmurët me kancer për të bërë rezonancë në spitalet shtetërore
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...

Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jashtme në lidhje me dhënien e certifikatës së sigurisë.
Manipulime duket se nuk janë bërë vetëm në rastin e motrës së Nuredin Dumanit, por edhe në raste të tjera.
Ankesa e një diplomati në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka hedhur dritë dhe mbi një tjetër skandal.
I gjithë skandali duket se është prodhuar në zyrën e Drejtoreshës Juridike dhe e Shërbimeve në Ministrinë e Jashtme, Etleva Haka.
Është e njëjta zyrtare që dyshohet se ka kërkuar pajisjen me certifikatë sigurie për Xhuljana Dumanin, motrën e vrasësit serial, Nuredin Dumani.
Në datën 04.11.2019, në KLSH ka mbërritur një letër ankesë e diplomatit M. Meksi.
Pas gati një karriere 13-vjeçare në Diplomaci, në muajin mars 2019, pas 10 muajsh në detyrë në ambasadën në Bern, diplomati është njoftuar për t’u kthyer në Ministrinë e Jashtme.
Në letër-ankesën që diplomati ka dërguar pretendon se: “Urdhri i kthimit nuk ka qenë i motivuar. Ai është paraqitur në 1 qershor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore sipas rregullores dhe ka kërkuar arsyen e kthimit dhe i është thënë që është vepruar në bazë të nevojave që ka Ministria, dhe se duhet të presë pasi shumë shpejt do të dalë urdhri i emërimit.
I është paguar paga nga Ministria në muajin qershor dhe në muajin korrik. Në muajin gusht i është ndërprerë pagesa.
Me 4 tetor 2019, i është komunikuar urdhri i përjashtimit nga shërbimi i jashtëm me referencë ligjore me mospajisjen me certificatë sigurie”.
Ndërkohë që ka qenë i pajisur më parë me dy certifikata sigurie. Për certifikatën e 3-të të sigurisë, e cila ishte thjesht rinovim, ka aplikuar nëpërmjet MEPJ në shkurt 2018 dhe nuk i është dërguar, ndryshe nga dy të parat.

Diplomatit M. Meksi, nuk i është rinovuar certifikata e sigurisë në shkurt 2018, pra nuk ka qenë i pajisur me certifikatë sigurie gjatë veprimtarisë së tij diplomatike ku ka ushtruar detyra të larta në ambasadën në Budapest ku mbulonte dhe Vietnamin, (si zv. ambasador, konsull, shef i zyrës konsullore, sekretar i Parë, i ngarkuar me punë Charge d'Affaires), në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Bashkimit Europian dhe në ambasadën në Bern, ku ka mbuluar Pincipatën e Lihtenshteinit (si zv. ambasador, konsull, shef i zyrës konsullore, Sekretar i Parë, i ngarkuar me Punë Charge d'Affaires).
Sipas KLSH-së, në këto kushte MEPJ nuk ka ushtruar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore ku thuhet, se personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, ndaj në kuadër të verfikimit të sigurisë së figurës kuptohet lëshimi i certifikatës së sigurisë, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

KLSH ka kërkuar në mënyrë zyrtare informacion në lidhje me arsyet që kanë çuar në refuzimin e certifikatës së sigurisë për diplomatin M.Meksi, në përgjigje të të cilit erdhi shkresa me nr. 16371/1, datë 15.112019, ku citohet se MEPJ nuk mund t'i dorëzojë KLSH-së një dokument “sekret”, i cili lëshohet nga një institucion tjetër (në rastin konkret DSIK).
Por, KLSH argumenton se në bazë të Ligjit Nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit” kreu iv “e drejta e disponimit të dokumenteve dhe informacionit”, Neni 26, “Aksesi në dokumentet zyrtare”, pika 1 parashikon se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë për të pasur akses në të gjitha dokumentet zyrtare, shkresore apo elektronike, në bazat elektronike të të dhënave si dhe në çdo informacion apo dokumentacion tjetër të subjekteve./CNA.al

Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...