Në forma të ndryshme po shihet ajo që ka ndodhur në Zvërnec, por askush nuk po jep një version të palëve, me gjakftohtësi, të konfliktit. Çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, cilat janë arsyet, rrethanat që kanë çuar, deri tek argumentet që menjëherë sapo dalin lajmet për terapitë hormonale. Njerëz të caktuar, disa nga emigracioni, të tjerë ambientalistë, të tjerë individë që nuk e dinin as ku binte zona ku do të ndërtohej, disa shoqata, kryesisht individë të Soros-it, por edhe politikanë siç është rasti i Arlind Qorit, zbarkuan në Zvërnec dhe krijuan një përplasje.
Le t'i marrim me radhë cilat janë palët e përfshira dhe të shohim çfarë ka ndodhur vërtet, përtej mashtrimeve në rrjetet sociale apo debateve politike.
Së pari, është privati, investitori. Një investitor strategjik, ku janë përfshirë në këtë projekt edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump. Në Shqipëri ka qenë edhe Ivanka Trump, me një grup nga arkitektët më të mirë në botë. Është “Kastrati Group” dhe disa investitorë të tjerë. Kanë dhënë një projekt në zhvillim ende të pamiratuar, kanë blerë toka private dhe duan të bëjnë një investim dhe kjo është pala e parë.
Për projektin kanë dalë disa foto kryesisht me AI, shumica gënjeshtra, pasi nuk ka një projekt përfundimtar, pa folur më tej për teoritë idiote konspirative se po vinin hebrenjtë, ndërkohë investitorët janë nga Katari.
Pala e dytë është qeveria. Qeveria ka dhënë lejen, ka dhënë leje të parë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për investimin. Kryeministri Rama u përpoq të sqaronte gjithçka, duke e adresuar problematikën edhe te fqinjët pa folur për faktin se ende s’ka një projekt të miratuar, dhe deri te sallata që ngrihet në rrjetet sociale nga populistë dhe neomarksistë.
Pala e tretë është opozita. Partia Demokratike mbajti një qëndrim pro investitorëve të huaj, por kërkoi transparencë, zëra të rëndësishëm të saj si ish-nën/kryetari Edmond Spaho, theksuan se haxhiqamilët nuk mund të marrin peng turizmin në Shqipëri.
Pala e katërt është policia private, ajo që në momentin që vendoset gardhi, duhet të bëjë sigurinë e pronës private. Kjo ndezi dhe zjarrin për shkak të dhunimit të një qytetari, i cili, në fakt, nuk ishte as ambientalist, as pretendues prone, emigrant në Greqi, nipi i një kleriku hajdut aty vërdallë që nxiti një konflikt për xhepin e tij.
Policia private e mori faturën, kostoja ra edhe mbi policinë e shtetit që bënte sehir dhunuesit (pasojat dihen, zinxhiri komandues i policisë në Vlorë u shkarkua), që ishin brenda një prone të blerë me dokumente ligjore e regjistruar në hipotekë, ku viktima dhe të tjerë përpara se të ndodhte dhunimi, shajnë, gjuajnë me gurë policët privatë.
Pala e pestë janë banorët e Zvërnecit. Banorët, të cilët shpesh për hir të së vërtetës kanë bërë takim edhe me investitorin, të cilët u kanë kërkuar banorëve t'u japin pretendimet, një dokument mbi ç'bazë pretendojnë në këtë pronë? Cilat janë vendimet e gjykatave ose ndonjë çështje gjyqësore në proces? Nuk ka asnjë çështje gjyqësore në proces, nuk ka asnjë pretendim prone. Pronat janë të regjistruara, por banorët thonë: “Meqenëse ne jetojmë këtu dhe kjo ka qenë zonë e mbrojtur, na takon të kemi edhe ne pjesë”. Në fakt, ajo nuk është një zonë e mbrojtur sipas pretendimit, pasi vetë ato zona kanë disa nivele të mirëpërcaktuara nga BE-ja, ajo është një zonë që mund të zhvillohet.
Pra, siç i takon çdo shqiptari në çdo cep të Shqipërisë në qoftë se shkon ndonjë investitor. Qëndrimi i disa banorëve apo emigrantëve të kthyer me pagesë nga Greqia, duket më shumë gjobëvënie, apo thjesht varianti “kap ç'të kapësh” se erdhën disa njerëz me para. Te banorët ka edhe disa probleme, që janë pala e pestë.
Pala e gjashtë, të paguarit. Individë të paguar që kanë shkuar në këtë protestë. Janë të ardhur nga Greqia, por edhe të tjerë të paguar. Ambientalistë që sapo ka një zhvillim shkojnë aty përpara që të marrin zarfin, bëjnë protestë për grykëderdhjen e Vjosës kur aty s’do të ketë ndërtim. Flasin për Pelikan me kaçurrela dhe kokëtas, por harrojnë të thonë se nuk është ajo zona. Shkojnë OJF-të e Soros-it të paguar nga zyrat e Serbisë, disa vlonjatë që pretendojnë se janë bërë grekë e duhet të mbrojnë tokën e tyre në Shqipëri. Në fakt, në Zvërnec ka pasur aq grekë sa ka pasur shqiptarë në hënë, kjo e dyta është më e mundur.
Pyka se nuk është palë, që është Arlind Qori, i cili, duke parë lojën politike të Agron Shehajt që bëri në Rrjoll, u vërsul me variantin të grimë biznesin dhe zhvillimin e Shqipërisë, të sjellim marksizëm – leninizmin. Shehaj është publikisht një “armik” i biznesmenit Bashkim Ulaj, që nga denoncimi i çështjes së Unazës ku në atë kohë njerëz të afërt të Lulzim Bashës shkuan dhe i vunë gjobë Bashkim Ulajt. Më pas biznesmeni refuzoi dhe erdhi denoncimi publik i Agron Shehajt.
Por Arlindi ka sy, shikon dhe mëson. Tashmë në Zvërnec kemi Arlind Qorin, një komunist sorosian që shkon dhe proteston, kuptohet, për kredo politike, shërben edhe si mercenar i Erion Veliajt. Mjafton t’i shikosh rrjetet sociale: “Ejani te Lëvizja Bashkë”, “Ejani te partia ime” bërtet. Për Zvërnecin, i digjet xhani Qorrit? Jo, aspak! Do vota, gjen hapësira dhe me teza populiste kërkon të manipulojë sa të mundet.
Pastaj po të shikosh disa nga palët, ka dhe gjëra qesharake. Banorë që pretendojnë se “le të zhvillohet zona, po të marrim edhe ne ndonjë llokmë” dhe Arlind Qori që u vete në mbështetje, i cili, në fakt, kërkon të marrë disa vota. Atje bashkë me ta shkojnë edhe ambientalistët që thonë se zona nuk duhet të zhvillohet.
Tani, kush e zgjidh këtë nyje? Banorët që thonë "Duam dhe ne pjesën tonë, le të ndërtohet po na jepni neve pjesë"? Ambientalistët që thonë “S'duhet të dëmtohet se kemi hallin e pelikanit kaçurrel apo qeros"?
Tani këto palë, pra banorë, ambientalistë, mercenarë të paguar, pyka Arlind Qori, të gjithë bashkë ishin më pak se 30 veta, krijuan një konflikt me policinë private, këta dhunuan një protestues që vinte nga emigracioni dhe policia bëri sehir.
Tashmë është e qartë, edhe po të mos ishte dhunuar ai protestues (çudi që këto ndodhin shpesh aty ku shkon Arlind Qori dhe çeta e tij neomarksiste), do të kishte një tjetër incident me telefona që filmonin gjithçka, por nuk tregojnë gurët dhe sharjet e protestuesve.
Pasi ndodhi incidenti lajmi mori dhenë më parë në Greqi dhe më pas në rrjetet sociale të Qorrit dhe atyre që prej ditësh kishin ngritur propagandë mashtruese me lloj-lloj teorish konspirative dhe teza nga ato që kanë uri shqiptarët plot halle.
Nga të gjitha këto palë të përfshira, lind pyetja: kush-çfarë fitoi?
Investitorët asgjë, qeveria kosto dhe protesta, banorët asgjë, policia private pa licencë, policia e shtetit pati furtunë. Media greke shpall menjëherë qëndrimin e saj për një të dhunuar që e shpall grek, i cili, në fakt, është nipi i një kleriku aty afër që fshihet pas dhunës e sulmeve të banorëve. Ky fitoi famë, kleriku kërkon pazarin që nuk i është dhënë. Resortet e mëdha në Greqi, Mal të Zi, pse jo dhe Itali, që e shohin si konkurrencë investimin fërkojnë barkun. Arlind Qori mbledh protestë e shton votat. Disa ambientalistë e shoqata justifikojnë fondet nga Soros-i dhe BE-ja, edhe pse s’kanë qenë hiç në Zvërnec.
Për të mos folur pastaj për mercenarët e huaj, agjencitë si mund të vijnë, me keqdashësi nga rajoni. Që nga Greqia, nga Turqia, nga Serbia, atje ku ndodhet dhe zyra e Soros-it për rajonin. Pasi projekte të tilla miliarda euro nuk janë thjesht dhe vetëm dëshira e një biznesmeni, investitori dhe një kryeministri. Por kur bëhen, krijojnë xhelozi, krijojnë intriga dhe prapaskena politike për të goditur jo vetëm investitorin, por për të goditur investimin, zhvillimin e zonës, turizmin. Pasi aeroporti i Vlorës dhe zhvillimi i zonave përreth Vlorës do të jepte një bum tjetër të madh turistik Shqipërisë, që, në fakt, mund të mos e duan dhe biznesmenë brenda vendit.
Përfundimi: Ambientalistët protestojnë për pelikanin me apo pa kaçurrela (disa s’kanë qenë kurrë aty e kanë parë në foto), këta nuk duan të ndërtohet asgjë. Banorët thonë të ndërtohet, por ne duam llokmën tonë. Media greke bobo na u dhunua mercenari që shkoi në Zvërnec. Arlind Qorri “poshtë kapitalizmi, do ta zhvillojmë Shqipërinë me këneta e moçale”.
E gjitha lindi nga paaftësia e një policie private që po shfrytëzohet nga gjobëvënës, jo vetëm ambientalistë, mercenarë me pagesë, shfrytëzohet nga media, konkurrenca dhe zhvillimet politike në Greqi, po shfrytëzohet nga propaganda dhe njerëzit e Soros-it, po shfrytëzohet nga neokomunistë, pseudopatriotë, të cilët thonë se Shqipëria bëhet duke mos u zhvilluar.
Jo, Shqipëria nuk bëhet duke mos u zhvilluar. Shqipëria bëhet duke u zhvilluar./CNA
Një lajm plasi në rrjetet sociale në lidhje me një investi...
Mediat dje raportuan se kishte pasur dhunë në Zvërnec, atj...
Dje, Gjykata e Lartë ka dhënë një vendim dhe ka thënë që E...
Së afërmi pritet që çështja e Erion Veliajt të diskutohet ...
Në leximin real juridik të vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Ekziston një ngjashmëri interesante dhe njëkohësisht parad...
Në historinë moderne të propagandës politike, emri i Josef...
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Vel...
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...