
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, që vijnë ndër vite nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, nga qeveria, nga kompanitë që kanë përfituar koncesione, Mero Baze u mor në thelb, thjesht dhe vetëm me një moral. Morali që mund të bëjë “një prostitutë e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet”.
Mero Baze, i cili “ka” shumë moral, në fakt, në shkrimin e tij rendit tre lloj moralistësh.
Në moralin e parë, sipas Meros, janë mediat e paguara nga të njëjtat programe OJQ që financojnë marrëdhëniet publike të SPAK-ut dhe GJKKO-së. Në fakt, OJF-të dilnin të Ajolës dhe njerëzve në qeveri apo miq të Bazes. Nuk themi kot i ka filluar demenca se nuk di se çfarë shkruan, harron ose bën sikur harron, pas pagesës dhe shërbimit që i duhet të bëjë për një shukë lekësh.
Mero nuk duhet të lodhet shumë t’i gjejë e t’i denoncojë me fakte dhe prova këto OJF-të, s’e pengon kush.
E kupton i shkreti, është bërë për të qarë hallin, po çfarë të bëjë. Ai e di mirë që të mbrosh vendimet e gjykatave dhe të mbështesësh luftën ndaj korrupsionit dhe krimit nuk është moral që bëhet me pagesë nga OJF-të. Faktet e provat janë aty, pavarësisht se Mero nuk i shikon dot, se sytë i ka të nxirë nga paratë që ka marrë nga gjithë shpura e të korruptuarve nën hetim, në arrestim apo të dënuar.
Një nga propagandat më bajate me pagesë të këtyre moralistëve të Reformës në Drejtësi, dhe këtë e shkruan vetë kur, në fakt, më mirë se kushdo e ka bërë Mero. Reformën e ka bërë kjo mazhorancë, Mero është ushtar i kësaj mazhorance dhe pa asnjë diskutim më i paguari nga kjo mazhorancë dhe të korruptuarit e saj.
Te morali i dytë Mero Baze rendit Sali Berishën dhe sulmet e tij ndaj SPAK-ut dhe Altin Dumanit. Këtu hyn edhe vetë Mero, i cili ka bërë, me pagesë kuptohet, ato që bën ati i tij shpirtëror, Sali Berisha, ditë pas dite. Që nga momenti kur u arrestua Veliaj s’ka lënë prokuror pa sulmuar dhe akuzuar pa asnjë fakt, më keq se Saliu.
Këtu janë njësoj. Sulmon Altin Dumanin apo Ols Dadon, mbron Veliajn dhe Beqajn. Ku ndryshon Mero nga Saliu në këtë pikë? Askund! Nxënësi më i keq i Saliut, aq i keq sa katandisi si mbetje mediatike shumëpërdorimshe e Veliajt.
Sulmi ndaj prokurorëve, pra akuzës dhe gjykatësve, i bërë nga Baze, nuk është gjë tjetër veçse mbështetje ndaj krimit dhe korrupsionit, në të dyja Mero ka tentakulat e tij.
Në fakt, Mero ka qenë një produkt i Sali Berishës dhe u mendua se do të merrte formën e Edi Ramës, pasi dështoi në ato dy rrugë zgjodhi të merrte thuajse formën e Erion Veliajt, që vetëquhet zdroms. Ndoshta diçka i ka afruar shumë, Mero qelbte erë në korridoret e PD-së, formë unike.
Grupi i tretë i moralistëve, sipas Meros, janë këta që shajnë e mallkojnë “Top Channel”-in pse i ka ofruar Mirlinda Karçanajt intervistë. Këtu hyn sërish vetë Mero, i cili ndryshe flet e ndryshe shkruan. Ky që deklaron se bëri gabim që doli, pse shqetësohet për daljen e saj? Apo nga AKSHI dhe segmentet e saj që është paguar, tani s’i vijnë më pagesa. Nuk ka as hallin e Mirlindës, as të OJF-ve, ka hallin e lekëve, sulmet dhe akuzat me ato qëllime i bën. Rasti i zyrave të tij është fakti.
Më tej akuzon se prokurorët dhe gjyqtarët paguajnë mediat. Se si mund të paguajnë SPAK-u dhe GJKKO-ja media, gazetarë e portale këtë duhet ta nxjerrë Mero, të na e tregojë. Në fakt, s’ka faj se ai është mësuar vetëm me pagesë e kusur poshtë tavoline. Ulsiu i shkretë që s’i dha gjë ngeli në editoriale duke e mallkuar edhe me vdekje në familje. Kush sulmohet nga Mero në hallakatjet e tij që s’ia lexon kush, thjesht nuk e ka paguar.
Se të mbështesësh drejtësinë në betejë kundër krimit dhe korrupsionit nuk ka nevojë të paguhesh. Është thjesht dhe vetëm të bësh detyrën, por s’ka se si ta kuptojë dikush që punon vetëm me pagesë, dhe tani që ka faktorë të tjerë mediatikë që se pj*rdhin më dhe pesha e tij në treg është më e ulët se kurrë, vjen vërdallë të mbajë fort pagesat mujore nga aferat e qeverisë.
T’i përgjigjesh Mero Bazes për shkrimet e tij me pagesë për interesa klienteliste korruptive ndoshta s’ia vlen fare, pasi duhet lënë aty në vetminë e tij si një nga të mjerët e shumtë të propagandës së pushtetit.
Mero është mësuar të qëndrojë në monolog, të sulmojë politikanë, SPAK-un, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë, etj., duke menduar se po bën propagandë e do të paguhet, por, siç e thamë më lart, tani s’e pj*rdh më kush.
Dosjet, dokumentet, materialet hetimore që akuzon Mero dalin nga avokatët e të pandehurve dhe bëjnë një përzierje të medieve për interesat e tyre. Ka medie që sulmojnë ministrat për interesa të caktuara, siç është rasti i Irfan Hysenbelliut. Ka edhe medie si puna e Meros që i marrin në mbrojtje për interesat korruptive të pagatorëve. Ndaj, është shumë e thjeshtë.
Sulmet banale me pagesë që vijnë nga “shtëpia publike” mediatike, e dirigjuar nga burgje, me para korrupsioni dhe aferash, janë skemë për të shpëtuar nga drejtësia të korruptuarit dhe krimin. Mero Baze ka zgjedhur prej vitesh të jetë pjesë e kësaj “shtëpie publike” mediatike.
Të tria apo më shumë llojet e moraleve të Meros janë si ajo prostituta që bën moral, pasi është përjashtuar nga bordelloja për imoralitet. I tillë është çdo moral i Meros./CNA
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...