
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pandehur i SPAK-ut për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” gjatë kohës kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, është zyrtarizuar si avokati i Erion Veliajt.
Qytetarët kanë shpresuar gjithmonë se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit prej gati 14 muajsh, do të shkonte dhe do të përballej me drejtësinë. Prej më shumë se 7 muajsh, ai nuk përballet as me GJKKO-në dhe as me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, por gjen 1001 mënyra për t'iu shmangur drejtësisë: procedura, teknikalitete, lojëra, skema dhe skenarë.
Me ardhjen e Plarent Ndrecës si avokat, dikush do të shpresonte se tani do të rridhte normalisht çështja gjyqësore dhe Erion Veliaj do të përballej fort me prokurorët e SPAK-ut për të vënë drejtësinë në vend, për të dalë i pafajshëm për të gjitha akuzat që ata i kanë ngritur. Në fakt, nuk ndodh kështu. Duket se skema është edhe më e thellë sesa e para.
Përveç shtyrjeve të seancave, ka dhe show. Show në variantin “kush po ia fut kujt dhe kush po fiton.” Në asnjë vend të Europës Perëndimore nuk ndodh që një avokat të jetë i pandehur dhe ai të vazhdojë detyrën. Minimalisht pezullohet deri në një vendim të formës së prerë të një gjykate. Kurse me ligjin shqiptar, një individ mund të jetë i akuzuar nga SPAK-u, mund të arrestohet, të jetë me një masë të caktuar sigurie dhe shkon e mbron një klient tjetër, ushtron detyrën e avokatit. E paparë dhe e padëgjuar kjo! Por gjithsesi, kështu janë ligjet në Shqipëri.
Me ardhjen e Plarent Ndrecës, siç e theksuam dhe më lart, nuk kemi vetëm shtyrje seancash, skema dhe skenarë, por kemi dhe show. Ndoshta Veliaj dhe Ndreca, dy 99-çat e thekur, mendojnë se daljet mediatike, qëndrimet publike, do të japin drejtësi duke bërë presion me konferenca shtypi apo me qëndrime. Gjithçka do të zgjidhet duke shantazhuar deri diku edhe drejtësinë.
Në fakt, u pa edhe te seanca e fundit e Apelit në GJKKO. Vetë kishte kërkuar Plarent Ndreca pezullimin e afateve të paraburgimit, vetë kërkoi dhe shtyrjen! Gjithçka bëhet me një funksion, mjafton ta shikosh me një sy të ftohtë. Sa herë ka seanca, ka deklarata paraprake që bëhen kryesisht në media, pra publikime, disa muaj më parë vinin edhe nga avokatët e huaj amerikanë, studiot e lobimit, tani vijnë edhe nga mediat e paguara me lekët e inceneratorëve, 5D-së apo të Arbrit, vëllait të kryebashkiakut Veliaj.
Tanimë, përveç këtyre shkrimeve që dalin një apo dy ditë para seancës gjyqësore, kemi edhe Plarent Ndrecën që del pas çdo seance, mban një qëndrim dhe flet, a thua se kemi të bëjmë me një jurist, me një avokat që po bën namin në përballje me drejtësinë, kur në fakt është vetë një i pandehur dhe i akuzuar nën gjykim, që mbron një të pandehur dhe një të akuzuar në gjykim siç është Erion Veliaj.
Përfundimi është se Plarent Ndreca po përdor gjyqin e Veliajt për interesat e tij, për show. Personi që del, flet në publik, është Plarent Ndreca. Përdor terma teknikë, problematika të caktuara, vetë hap çështjet, krijon hapësira që të dalë në media dhe në fund, përtej interesit të Veliajt, është show i Plarent Ndrecës.
Erion Veliajt ndoshta e pëlqen këtë lloj skeme, por në fund duket se i fituari është Plarent Ndreca.
Kush po ia fut kujt? Plarent Ndreca po fiton audiencë publike, dalje mediatike për çështjen ‘Veliaj’, por të mos harrojmë se Ndreca ka dhe çështjen e tij penale në GJKKO. Dhe qartazi, gjithë show, të gjitha dritat e skenës mediatike, në fund shkojnë tek Ndreca si përfitim personal për çështjen e tij, pasi është në qendër të vëmendjes dhe ka një qëndrim publik.
Kurse Erion Veliaj po qëndron në kafazin e burgut të Durrësit që prej më shumë se një viti, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Ndërkohë pret të shikojë Ndrecën përmes ndonjë ekrani se si flet për hallin e tij.
Në fakt, halli i Plarentit ndoshta është edhe më i madh, pasi duket se po kërkon të zgjidhë zgjidhë problemin e tij më shumë sesa hallet e Zdromsit./CNA
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...