Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i ri politik, por edhe veprimtar nëpërmjet kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, (lexo këtu), të gjithë ata që flasin për parimin e prezumimit të pafajësisë dhe shprehen të shqetësuar për kryebashkuiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndoshta po kërkojnë që të lirë të vazhdojnë edhe krerët e organizatave kriminale apo banditët e arrestuar.
Edhe ata prezumohen të pafajshëm, ndaj dhe këtu kanë hedhur në sulm avokatin e tyre Ylli Manjani, sektorin e medias për propagandë e mbulon Mero Baze, ka dhe disa fyej të tjerë që janë në bankat e të akuzuarve në gjykata apo personazhe të tjerë, por janë thjesht fyej të shpuar asgjë më shumë.
E thënë më thjesht në këtë debatin (sulmin) e fundit po na shpjegohet se, për të respektuar prezumimin e pafajësisë, zyrtarët nën hetim nuk duhet të arrestohen. Këtë tezë e përsërit vazhdimisht kryeministri Rama dhe një pjesë e mediave pranë Erion Veliajt. Ideja është e thjeshtë: arrestimi qenka shkelje e prezumimit të pafajësisë.
Problemi është se kjo tezë nuk ka shumë lidhje me mënyrën se si funksionon realisht drejtësia në shtetet europiane me të cilën këta krahasohen në eter. Se shembujt që gjejnë s’kanë asnjë lidhje krahasuese me Erion Veliajn, për më tepër përzjejnë dhe rastin e zëvendëskryministres Belinda Balluku, kjo e fundit me akuzë për shkelje të barazisë në tendera në disa raste, ndërsa Veliaj me 13 akuza, nga të cilat 9 për korrupsion, si dhe akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, futja e sendeve të palejuara në IEVP, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.
Le të marrim rastin e Italisë gjatë operacionit historik kundër korrupsionit, Mani Pulite në vitet ’90, hetimet e drejtuara nga prokurorë si Antonio Di Pietro çuan në një nga goditjet më të mëdha ndaj korrupsionit politik në Europë. Materiale për këtë operacion që ngelet unik në llojin e vet ka sa të duash në mediat kryesore italiane, ka edhe studime, botime dhe leksione të rëndësishme në disa fakultete të ndryshme në universitete kudo në botë.

Le të sjellim si shembull shifrat, të cilat janë shumë domethënëse: rreth 12,000 persona u hetuan për korrupsion; mbi 5,000 persona u arrestuan gjatë hetimeve; në kulmin e operacionit kishte rreth 3,000 të dyshuar në paraburgim, mes tyre ministra, deputetë dhe biznesmenë të fuqishëm; nga këto procese dolën mbi 1,200 dënime penale.
Pra mijëra politikanë dhe zyrtarë qëndruan në paraburgim gjatë hetimeve. Dhe askush nuk tha se kjo shkelte prezumimin e pafajësisë. Pse? Sepse paraburgimi nuk ka lidhje me shpalljen fajtor të dikujt. Ai është një masë sigurimi, që përdoret kur ekziston rreziku që i dyshuari të manipulojë provat, të ndikojë dëshmitarët ose të koordinohet me persona të tjerë të përfshirë në skemë, apo të largohet.
Madje kur qeveria e Silvio Berlusconi-t tentoi në vitin 1994 të kufizonte paraburgimin për korrupsion, reagimi publik dhe institucional në Itali ishte aq i fortë sa masa u tërhoq shumë shpejt. Sepse u konsiderua një përpjekje për të shpëtuar klasën politike nga hetimet.
Prandaj dilema nuk është prezumimi i pafajësisë. Ai respektohet gjithmonë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
Dilema reale është tjetër: A duhet drejtësia të ketë mjetet për të parandaluar manipulimin e provave dhe ndikimin mbi dëshmitarët, apo duhet të qëndrojë pasive derisa dosjet të shkatërrohen dhe provat të zhduken? Rasti “Veliaj”, ka edhe ndikimin mbi dëshmitarët, por edhe shkatërrimin e provave. Rasti Klotilda Bushka mjafton si sqarim. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve shkonte në zyrën e Avokatit të Popullit dhe thërriste një dëshmitare të çëshjes, apo dikujt i merrej e ndryshohej telefoni.
Historia e SPAK dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri sapo ka filluar. Por nëse do të ndiqnim logjikën që po na serviret në debatet e fundit, ndoshta zgjidhja më e thjeshtë do të ishte të shpallim se prezumimi i pafajësisë nënkupton që askush i rëndësishëm nuk duhet të arrestohet kurrë. Sidomos po të jetë kryebashkiak i Tiranës, se nuk ka kush bën punën.
Do të ishte një teori shumë komode për pushtetin dhe shërbëtorët e saj në sistemin e drejtësisë, deri tek partizanët në Gjykatën e Lartë apo të marrët peng në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është teori që kërkon të kthehet në aksiomë, por fatkeqësisht nuk është drejtësi!/CNA
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...