Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u mbushën me një lajm, një "fake news" madhështor nga këta që prodhohen gjithmonë sapo afrohen gjyqe të rëndësishme apo çështje që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Apelin, Gjykatën e Lartë, gjithmonë kur lidhen me hallet e të vetëquajturit "Zdroms".
Fillon një sulm mediatik dhe ky është i vazhdueshëm, i pandalur. E kemi parë në gati një vit, por le të fokusohemi te veprimet më të fundit.
Merren procesverbalet e seancës gjyqësore me dyer të mbyllura në lidhje me masën e sigurisë në GJKKO për Erion Veliajn, e zhvilluar ditën e diel, dhe prodhohet një "fake news". Kryesisht në tituj, më pak në tekst, dhe pastaj përdoren edhe individë të caktuar për ta përsëritur e ripërsëritur pa ndalim.
Në mënyrë abuzive thuhet se prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë thënë në GJKKO se Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg për shkak se ka marrë avokatë amerikanë.



Këtë gënjeshtër e zbulon teksti i zbardhur i publikuar nga vetë këto media. E merr më pas dhe Mero Baze i fut një editorial, nxjerrin dhe famozin Ylli Manjani, i fut dhe ai një status, e bëjnë dhe atë lajm, dhe mbushin mediat e tyre, mediat e paguara me para skandalesh, me para të inceneratorëve, me para të aferave, me para të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt, që është në hetim nga SPAK-u dhe thonë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.


Dhe, ndoshta pa dashje, nga nxitimi, nga dëshira për t'i shërbyer kryetarit të Bashkisë së Tiranës, bëjnë edhe autogol. Mjafton të lexosh tekstin. Ja çfarë kanë thënë prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani:
“Jemi vënë në dijeni pasi elementë të rinj në lidhje me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, të nenit 163 në lidhje me kushtet e përcaktimit të masës së sigurimit personal, jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë. Nga burime të hapura, është një shkrim, ka shumë shkrime, por do të doja që këtë gjykata ta shqyrtonte si provë. Në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal.
Pra, mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor i të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak, por dhe të gjykimit në seancë paraprake. Për ne është një element shumë i rëndësishëm që tregon se klima e krijuar në raport me Prokurorinë e Posaçme, por dhe me gjyqtarin në hetim paraprak. Të mos harrojmë këtu që nga burime të hapura gjithashtu, këta aktorë të sistemit të drejtësisë, pra edhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, por edhe gjyqtarë, janë cilësuar si anëtarë aktivë të një partie që i përket opozitës në Shqipëri. Janë cilësuar të lidhur, ose të paktën vetëm prokurori, me interesa të ngushta zhvillimore ndërtuese. Kjo është një situatë që krijon një klimë ndikimi jo vetëm tek organet e drejtësisë dhe aq më tepër mund të imagjinojmë efektin që krijon te dëshmitarët, por dhe te dëshmitarët e drejtësisë që janë pjesë jetike, thelbësore e këtij procesi”.


Pra, prokurorët në gjyq kanë thënë që zotëria ka paguar kaq para për të lobuar dhe me këtë lobim ka krijuar këtë lloj klime ndaj drejtësisë. Ku është gabimi i prokurorëve? Ku e thonë prokurorët pse ka marrë avokatë amerikanë apo s’duhet të marrë avokatë amerikanë?
Prokurorët thonë të vërtetën. Ky zotëria ka lobuar me 220 mijë dollarë dhe ka krijuar këtë lloj klime, por edhe ka gënjyer.
E vërteta është që prokuroria nuk ka kërkuar zgjatje afati paraburgimi. Sepse e ka mbyllur hetimin në kohë. Kështu që nuk ka vend fare argumenti fals që është zgjatur paraburgimi se ai ka marrë avokatë amerikanë. Nuk është thënë kurrë kjo nga prokurorët.
Veliaj ka kërkuar zbutjen e masës dhe prokurorët kanë argumentuar se klima intimiduese vazhdon. Është e drejtë e prokurorisë të paraqesë argumente. Siç është e drejtë e gjykatës t’i pranojë ato apo jo. E kanë ndërtuar narrativën sikur SPAK-u ka kërkuar zgjatje paraburgimi se ai ka marrë avokatë amerikanë. Kjo është tërësisht false.
Çfarë kërkon Erion Veliaj, që të mos flasin prokurorët në seancë gjyqësore? Të flasë vetëm Erioni? Të mos nxjerrin faktet dhe argumentet e tyre? Të flasë vetëm Erioni? Çfarë kërkojnë?
Pse nuk dalin në këto media që akuzojnë prokurorët, çfarë ka thënë Erion Veliaj në seancat e ndryshme? Apo avokatët kujdesen që të priten dhe të dalin vetëm pjesët që u interesojnë? Mos vallë do të shikonim çudira nga ato që thotë Veliaj në gjyq?
Kanë shtatë muaj që nuk shkojnë në gjyq. Pse nuk shkojnë të zhvillojnë seancat gjyqësore ndaj Erion Veliajt? Por përdorin 1001 marifete, shkojnë deri në SHBA, lobojnë me gënjeshtra, me gjoja prokurorët kanë kërkuar shtesë lejesh që Veliaj s’i ka publikuar kurrë, por procesverbalet i marrin dhe fap, i publikojnë me vrap.
Ku është fjalia që prokurorët paskan thënë se na qenka e gabuar apo duhet të qëndrojë në burg Erion Veliaj se paska marrë avokatë amerikanë?
Përkundrazi, po të lexosh tekstin thonë: "Ka lobuar, të lobojë, të vazhdojë punët e tij, por kjo ka krijuar këtë klimë".
Po të shohim në këtë tekst siç na e kanë “dhuruar” mediat që mashtrojnë, në asnjë rresht nuk kanë thënë që marrja e avokatëve amerikanë është bërë shkak që ai të rrijë në burg.


Të na e gjejnë këtë frazë Carlo Bollino, Mero Baze dhe të gjitha mediat që kanë publikuar procesverbalet me porosi të avokatëve apo lobistëve, apo vëllait, apo kujtdo, nuk ka rëndësi.
Në asnjë moment nuk thuhet që marrja e avokatëve të huaj është bërë shkak të rrijë në burg, por prokurori ka folur mbi klimën e krijuar në raport me dëshmitarët.
Dezinformimi tashmë apo lojërat me skenarë kanë shkuar në nivele më të larta intimidimi. Është e njëjta situatë ku të njëjtat media muaj më parë abuzuan dhe mashtruan me fjalën “ndyrësirë”.
Thuhej se ka një audio ku përdorej fjala ndyrësirë dhe kur dëgjoje audion, nuk kishte asnjë fjalë të tillë, dhe në këtë rast thonë se prokurorët kanë thënë se ka marrë avokatë amerikanë dhe duhet të rrijë në burg. Lexon tekstin e zbardhur dhe janë gafil në tekstet që ata shkruajnë vetë.
Ndaj dhe është shumë e rëndësishme të kuptohet dhe të ndahet gënjeshtra nga e vërteta. Edhe në rastin kur i kanë nxjerrë vetë procesverbalet, kur krijojnë tituj abuzivë, mashtrime, bëjnë shënime editoriale thjesht dhe vetëm që të gënjejnë njerëzit apo të krijojnë opinione të gabuara, dalin të zbuluar. Mjafton të lexosh tekstin e procesverbalit që ata kanë publikuar vetë për të kuptuar se sërish kanë mashtruar.
Në finale qëllimi për këto manipulime që bëhen me procesverbale janë thjesht për të shkuar te të tjera raporte lobuese. Por as senati, as Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk funksionon me raporte false që dërgojnë studio ligjore lobiste të Erion Veliajt./ CNA
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një v...
“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Gridës” nuk po luftojnë një...
Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F,...
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...