Një grup biznesmenësh, shtetasit G.S., F.B., M.P, Sh.F, S.K, M.L., janë personat e hetuar në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Një dosje voluminoze, me 60 mijë faqe ku janë përfshirë edhe këta biznesmenë. Kryesisht ndaj tyre është akuza e korrupsionit aktiv për bashkëpunimet që kanë pasur me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe deri te bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. (Lexo Ketu)
Ajo që bie në sy është se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur që të mos përballet me drejtësinë, ta shtyjë e ta shtyjë pambarimisht procesin, një taktikë që tashmë duket qartë, por biznesmenët vazhdojnë të tërhiqen zvarrë nga kryebashkiaku i Tiranës. Ai nuk shkon në proces dhe peng ngelen biznesmenët.
Kryebashkiaku mund të vendosë ta tërheqë zvarrë të gjithë procesin, ashtu mund t’i rëndojë situatën dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës, duke mos pranuar një gjyq të shkurtuar që mund ta lehtësonte shumë zonjën Veliaj, por ajo është bashkëshortja e tij dhe e vendosin vetë.
Një bashkëshort i ndershëm do t’i thoshte zonjës së tij vazhdo me gjykimin e shkurtuar, unë do të bëj betejën time, që ta shpëtonte nënën e fëmijëve.
Një politikan dhe një kryebashkiak i ndershëm, me parime, do t’u thoshte biznesmenëve vazhdoni me gjykim të shkurtuar se unë kam betejën time, por jo. Erion Veliaj ka zgjedhur t’i tërheqë zvarrë.
Erioni nuk po tregohet as bashkëshort dhe as qytetar i ndershëm, as në rastin me zonjën e tij, as në rastin me biznesmenët, për t’i lënë ata të lirë në jetën dhe rrugën e tyre dhe për të vazhduar rrugën me drejtësinë që ai ka frikë të përballet.
Erioni mund të zgjedhë që ta marrë më qafë gruan e tij në këtë proces, duket qartazi gjithçka, po biznesmenët?
Ndoshta shkon për shtat ajo shprehja popullore, I MBYTURI TË MBYT. A duhet të pranojnë biznesmenët të mbyten nga Erion Veliaj? Për çfarë arsye?
Në rast se kanë pasur një marrëdhënie të ndershme, të pastër lehtësisht ata mund të hyjnë me një proces të shkurtuar, mund të mos dënohen ose të marrin dënime shumë të lehta, se të tilla i kanë dhe akuzat dhe shpëtojnë e ikin në punën e tyre.
Në këtë rast kanë zgjedhur t’i shkojnë nga pas kryebashkiakut. Shumë mirë që i shkon bashkëshortja, është zgjedhja e tyre, po biznesmenët pse duhet të shkojnë nga pas kur kanë pasur marrëdhënie të ndershme?
Kjo provon atë që marrëdhënia e tyre nuk është e ndershme. Në rast se do të ishte një marrëdhënie gjakftohtë dhe e ndershme siç ka ndodhur me shumë persona të tjerë që kanë shkuar për të marrë gjykimin e shkurtuar dhe kanë parë punën e tyre, por ndodh që biznesmenët nuk shkojnë sepse nuk ka ndershmëri.
Ndërkohë që biznesmenët mund të kishin shkuar në proceset e tyre dhe tashmë mund të kishin mbyllur procesin. Ata vazhdojnë dhe tërhiqen zvarrë nga kryebashkiaku i Tiranës i cili nuk do të përballet me drejtësinë ndërkohë që deri dje thoshte që jam në burg pa akuzë, tashmë është me akuzë dhe nuk shkon të përballet me gjykatën.
Pse duhet ta ndjekin nga pas kryebashkiakun në rast se nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë detyrim, pse duhet t’i qëndrojnë nga pas përçartjes së tij, shtyrjeve të seancave, moszhvillimit të tyre, tërheqjes zvarrë të drejtësisë? Cila është arsyeja?
Është mjaft e thjeshtë. Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë ashtu siç ata pretendojnë, një marrëdhënie normale sepse nuk do të kishte kushtëzime.
Marrëdhënia dhe sjellja e tyre ndaj drejtësisë tashmë provon dhe më shumë akuzat e prokurorëve të SPAK-ut ndaj kryebashkiakut se nëse do të ishin të pastër dhe nuk do të kishin bërë asgjë, do të merrnin gjykimet e shkurtuara, do të shkonin në proceset më vete, shpejt e shpejt do të mbyllnin dosjet dhe do të ishin të lirë në jetën e tyre.
Por kanë zgjedhur të tërhiqen zvarrë fatkeqësisht, por duhet të mos harrojnë dhe shprehjen e thënë nga populli se I MBYTURI TË MBYT./ CNA
Prej nëntë muajsh në burgun e Durrësit, i arrestuar me ven...
Në Korçë u vendos një bust i Llazar Fundos, mbi një pie...
Asnjë formë dhune nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftë...
Vendet që ecën me të vërtetë shpejt dhe fort drejt BE-së, ...
Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si ...
GJKKO pezulloi këtë të enjte Belinda Ballukun nga posti i ...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
Portali online “Tema”, i gazetarit të familjes Veliaj, M...
Nenet më poshtë janë 2 nga nenet e ligjit për Procedurat t...
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe ...
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...