
Kryeministri Rama ka reklamuar fort atë që ai e quan Paqe Fiskale. Pra, një akt, i cili i përkthyer në fjalë më të thjeshta, është një falje që bën qeveria kryesisht për borxhet e pambledhshme në 5 deri 10 vitet e shkuara.
Pra, kjo më shumë quhet një pastrim regjistrash, që çliron tatimet, doganat, institucionet e tjera që mbledhin të ardhurat, nga detyrimet të cilat nuk mblidhen dot.
Për këtë u kërkohet bizneseve të vetëdeklarohen, të bëhet një falje, të paguajnë një përqindje më të ulët, që shteti të mbledhë ç’të mbledhë nga ajo që nuk mbledh dot. Edi Rama e quan Paqe Fiskale.
Nga ana tjetër del FMN-ja dhe reagon. Në fakt, ky nuk është rasti i parë që ndodh në Shqipëri. Ka ndodhur një herë në vitin 2011, për të cilin qeveria e atëhershme kërkoi të bënte një amnisti të plotë fiskale, që kryeministri Edi Rama, në atë kohë në krye të opozitës, dhe të tijtë, nuk e votuan.

Duke qenë se një amnisti nuk arrihej dot pa një shumicë të kualifikuar kushtetuese, u zgjodh që mazhoranca e atëhershme, pra demokratët, të bënin një falje të detyrimeve, le ta quajmë një paqe fiskale.
Për më tepër, për një shumë të caktuar parash, mund të deklaroheshin pa e dhënë burimin e tyre pasi të futeshin në bankë, por që në fakt, pjesa e nenit penal që duhej hequr nga Kodi, nuk u hoq.
Në finale përfundoi një fshirje detyrimesh/borxhesh, me një fushatë të madhe të bërë në atë kohë nga qeveria shqiptare.

Më pas këtë gjë e përsëriti edhe qeveria socialiste, e cila ka vetëm një ndryshim nga veprimet që bën, thjesht dhe vetëm rrit pak më shumë ato detyrimet që kërkon.
Pra, në qoftë se demokratët atëherë e bënë me 1% deklarimin e pronës dhe rivlerësimin e saj, apo me 3% dhe deri në 5% faljet për detyrimet, socialistët tashmë i kanë çuar në vlera më të larta, 5 apo 10%, duke qenë se edhe taksimin e kanë më të lartë.
Pra, nuk kemi një paqe të vërtetë fiskale, nuk kemi një amnisti të vërtetë fiskale. Kemi thjesht dhe vetëm një fshirje të detyrimeve dhe borxheve.
Qeveria këto praktika i ka të përsëritura, e kanë bërë dhe socialistët disa vite më parë, tani po e përsërisin. Dhe kjo është thjesht dhe vetëm një lëvizje për të fshirë nga regjistrat borxhet e pambledhshme.
Dhe reagimi i FMN-së duket një gjë shumë qesharake, ndoshta burokratë dhe zyrtarucë që qëndrojnë në zyra dhe nuk e dinë që ky nuk është rasti i parë që ndodh në Shqipëri. Dhe në rastet e mëparshme FMN-ja nuk është se ka qenë kundër, megjithëse zakonisht të tilla i ka qëndrimet.
Qeveria shqiptare po bën shumë mirë që po përpiqet të çlirojë biznesin nga detyrimet të cilat nuk i paguan dot, apo dhe administratën nga ato që nuk mbledh dot.
Por ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria dhe biznesi nuk është thjesht dhe vetëm një paqe fiskale në thonjëza, por kanë nevojë për një amnisti të vërtetë pas 35 vjetësh të një sistemi demokratik që ka kaluar sa me tatime, me shtet, pa shtet, me taksa, pa taksa.
Kujtojmë këtu '92-shin me rënien e sistemit diktatorial, pastaj '97-ta, shkërmoqja e shtetit, ardhja e demokratëve, ardhja e socialistëve, lëvizjet e forta fiskale.
Ajo që ka nevojë Shqipëria më shumë sesa një “paqe e quajtur fiskale”, është një amnisti e vërtetë fiskale për të çuar në zero çdo llogari, çdo biznes, çdo të ardhur. Dhe kjo do të ndihmonte e do të çlironte fort ekonominë e vendit.
Kuptohet, këtu nuk duhet të përfshihen kurrsesi paratë e siguruara nga trafiku i qenieve njerëzore apo i narkotikëve.
Pra, flasim për një amnisti fiskale për biznesin, për të ardhurat e padeklaruara, për shmangien e tatimeve e të tjera./ CNA
Në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, njerëz të ndersh...
Gjykata Kushtetuese e Sadushit, (d.m.th. 5 nga anëtarët), ...
Ditët e fundit, mediat u pushtuan nga lajmi i marrjes nën ...
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Forumin e Paqes në P...
NGA ELVI FUNDO Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërm...
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...