
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, një gjykatë unike, pra e vetmja që ka Shqipëria, dhe është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Një akt kriminal i dënueshëm që vjen si një sulm i pandalshëm i radhës ndaj drejtësisë. Sulmi ndaj Astrit Kalasë, nuk është i rastësishëm.
Është një sulm me plumba ndaj drejtësisë, plumba të cilët po hidhen prej vitesh mbi prokurorë e gjyqtarë.
U hodhën së pari me reformën në drejtësi, një reformë e shumëdebatuar, e cunguar, e cila ka nxjerrë nga sistemi padrejtësisht profesionistë të cilët nuk kanë justifikuar dot një garazh dhe kanë mbajtur një sistem njerëz të korruptuar apo të shumëakuzuar, të bërë milionerë, me vendime të dyshimta dhe ndoshta dhe me lidhje kriminale.
Përtej reformës në drejtësi, gazetarë të ndryshëm e kanë sulmuar në mënyrë të pandalshme gjyqësorin por edhe prokurorinë. Disa prej tyre thonë edhe se Gjykata e Lartë është dhe në dorën e Partisë Socialiste. Këtë e keni dhe në shënimet dhe editorialet e Mero Bazes.
Vetë kryeministri është një nga njerëzit që ka sulmuar dhe ka akuzuar prokurorë dhe gjyqtarë për vendimet që ata kanë dhënë dhe gjithmonë ka dashur që drejtësia të mbajë anën e qeverisë.
Në fakt drejtësia nuk mban anën e pushtetit dhe të qeverisë, por mban anën e ligjit dhe në rast se zyrtarët e qeverisë së Ramës kanë qenë budallenj në përgatitjen e dokumentave, nuk e ka fajin gjyqtari, as prokurori.
E në rast se nuk kanë ditur avokatët e shtetit të shkojnë të mbrohen apo ta ngrenë siç duhet një çështje, nuk e ka fajin gjyqtari.
Sot sulmi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, është një sulm ndaj gjithë drejtësisë, ndaj gjyqtarëve, ndaj prokurorëve, ndaj gjithë sistemit që po sulmohet e po akuzohet në mënyrë të pandalshme.
Në sulmet më kriminale që kemi parë e në ato të bëra nga Erion Veliaj, ish-kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, që shkoi deri aty sa të manipulonte në akuza se prokurorët i kishin kërkuar 2 milionë euro për ta liruar nga burgu.
Skema dhe skenarë nga më të fëlliqurit, me sulme personale ndaj prokurorit Ols Dado, duke thënë se i kishtë kërkuar shtesë leje dhe sot pas 50 ditësh nuk e ka nxjerrë. Por nuk është vetëm Dado i sulmuar.
Është sulmuar në mënyrë kriminale nga Sali Berisha, Altin Dumani.
I është ekspozuar familja dhe bashkëshortja.
Janë sulmuar gjyqtarë të tjerë në mënyrë kriminale.
Askush me të drejtë, sepse asnjërit prej tyre nuk i është çuar përgjegjësia ligjore atje ku i takon, por thjesht dhe vetëm janë bërë akuza publike, politike, kriminale, të cilat i japin kurajo bandave, i japin kurajë njerëzve të papërgjegjshëm, krimit që të marrë armën dhe të ngrejë dorën ndaj drejtësisë. Këtë bënte edhe mafia italiane e viteve ’70 dhe ’80. Këtë bënte edhe
Escobari në Kolumbi me drejtësinë dhe politikën, nuk ka ndonjë ndryshim të madh.
Plumbat ndaj drejtësisë sot i ka inkurajuar politika dhe askush tjetër. Faktet janë pa fund. Prova janë plumbat mbi gjyqtarin Astrit Kalaja./CNA
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...